Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: 10 vjet më parë ndërroi jetë Hysen Biberaj
E marte, 10.08.2021, 07:48 PM
10-VJETË MË PARË NDËRROI JETË HYSEN BIBERAJ
Nga
Frank Shkreli
10-vjetë
më parë ndërroi jetë Hysen Biberajt -- një burr i njohur i Malësisë së Gjakovës
dhe një patriot i dalluar i komunitetit shqiptaro-amerikan prej disa dekadash –
përfaqsues i një brezi atdhetarësh shqiptarë anti-komunistë që, fatkeqësisht,
nuk janë më. Fjala ë e rastit shtë mbajtur ditën e varrimit më 10 gusht,
2011. Ai u varros në lagjën Ferfeks të
shtetit Virxhinia, jo larg Uashingtonit, i përcjellurnë jetën e amëshuar nga
qindra bashkatdhetarë dhe miqë amerikanë të familjes të ardhur nga shtete të
ndryshme të SHBA-ave. Gjatë ceremonisë përkujtimore, Frank Shkreli, një mik i
ngusht i Hysenit dhe i familjes Biberaj e kujtoi mikun e tij me këto fjalë:
___________
“E
nderuara familja Biberaj, të afërm, miq e dashamirë të Hysenit dhe të familjes.
Jemi këtu për t’i dhënë lamtumirën e fundit një burri malësor, i cili kurr nuk
iu përul rrethanave të vështira dhe asnjëherë nuk iu nënshtrua padrejtësisë dhe
hipokrizisë.
Hysenin
e kam njohur për pothuaj 40-vjetë më parë, pasi isha njoftuar me të birin,
Elezin në universitetin Lehman në Nju Jork, në fillim të
70-ave. Ç’prej asaj kohe deri më sot, Hyseni – megjithëse unë nga
Shkreli i Malësisë së Madhe e ai nga Tropoja e Malësisë së Gjakovës -- ai më
bëri pjesë të pandarë të familjes së tij mbasi ai due familja u shpërngulën nga
Nju Jorku në Uashington, kur i biri i tij Elez Biberaj filloi punën në Zërin e
Amerikës. Për këtë e falenderoj nga zemra.
Si
shumë prej nesh, pjesën më të madhe të jetës së tij, Hyseni e kaloi jasht
Ardheut. Me të ardhur në Amerikë, Hyseni iu përvesh punës së rëndë për të
rritur 8 fëmij, me përpjekjedhe mundime të pa-ndërprera e me cilësi të rralla
ndershmërie, ndërkohë që posedonte një vizion pothuaj të përpikët, duke e bërë
familjen e tij një shembull të pashoqtë, jo vetëm për botën shqiptare, por edhe
për vendin e adaptuar – Amerikën. Nuk e besoj se mund të gjëndet ndonjë familje
tjetër shqiptare me më shumë diploma universitare e post-universitare se
familja e Hysen Biberajt. Përgjegjës për këtë fakt ishte vet Hyseni,
i cili i ndihmonte, i këshillonte e bile i shtynte fëmijtë e vet– djemë e vajza
– të vazhdonin shkollën e të kryenin universitetin. Si rrjedhim, familja
Biberaj ka në mesin e saj autorë e publicistë, bisnismenë, avoketën e
llogaritarë.
Meritat
e kësaj familjeje janë të mëdha. Dje, ish-ambasadori i parë amerikan
në Shqipëri, Zoti Rajerson, i cili erdhi për të shprehur ngushëllimet e tija
familjes për humbjen e babait e gjyshit të tyre, në bisedë e sipër u shpreh se
Amerika i ka borxh Hysen Biberajt për kontributin që ka dhënë familja e tij për
këtë vend. Ai ra dakord se edhe Shqipëria dhe i gjithë kombi shqiptar i ka
borxh kësaj familje për kontributin e dhenë për lirinë e demokracinë që
shqiptarët gëzojnë sot në Ballkan.
Megjithëse
pa ndonjë shkollë të madhe, Hyseni e dinte mirë historinë e kombit
tonë. Ai i njihte mirë, pasi kishte qenë dëshmitar, vuajtjet e
papërshkrueshme të popullit tonë gjatë dekadave të shekullit të kaluar nën
komunizëm – një histori kjo burgimesh, internimesh, ekzekutimesh publike dhe
vrasjesh të fshehta në burgjet e Enver Hoxhës dhe të komunizmit jugosllav.
Hyseni
ishte gjithmonë i informuar mirë pasi ndiqte me kujdes lajmet mbi zhvillimet
aktuale në trojet tona due ishte gjithmonë i gatëshëm për të biseduar në
lidhje me to. Më kujtohet se gjatë torturave çnjerzore e masakrimeve kundër
shqiptarëve të Kosovës nga ana e forcave kriminale të regjimit terrorist të
Millosheviçit, Hyseni shpesh shprehte mërzinë e madhe dhe ankohej se pse
botës nuk i vinte keq due pse nuk reagonte rreth krimeve që po ndodhnin në
Kosovë dhe pyeste se si ishte e mundur që nuk revoltohej ndërgjegjëja e të
gjithë shqiptarëve ndaj këtyre krimeve.
Atdhedashurinë
Hyseni e kishte traditë në familje e farefis. Çdo gjë dhe çdo aktivitet që
ndërmirrte Hyseni – duke filluar nga përkujdessja për familjen që ishte
prioriteti numër një për të – e deri tek nismat për të ndihmuar shqiptarët në
nevojë, siç ishte ndihma e tij për viktimat e përmbytjeve në rrethin e Shkodrës
vitin që kaloi – Hyseni i bënte me qëllimin më të lartë altruistik dhe për
hir të naltësimit të emërit të mirë të kombit të vet.
Hyseni
nuk i kurseu askujt mbështetjen dhe përkrahjen e tij. Gjatë viteve
në Amerikë, ai bëri me qindra garanci për emigrantët shqiptarë të
shpërndarë anë e mbanë rrugëve të Evropës, sidomos në Itali. Kushdo i kërsiste
në derë të Hysen Biberajt, aty gjente ngushëllim e ndihmë miqësore e mikpritje
shqiptare, bile në shumë raste edhe për të panjohurin – një frymë miqësore këjo
mikpritjeje që ka dalluar kombin tonë nga të tjerët me shekuj dhe një veti kjo
që ka lartësuar moralin e tij në jetën dhe veprimtarinë e përditshme.
Hysen
Biberaj ishte simbol i gjallë i brezit të tij që, fatkqesisht, po zhduket dal
nga dalë – brez ky që jetën e vet e jetonte duke u bazuar në ndihmën e Zotit
dhe në vlerat e virtytet e pastra që dallojnë kombin tonë – urtësinë, nderin e
burrëninë dhe të cilët e donin dhe vendosnin interesat e Shqipërisë dhe të
Kombit mbi ato personale.
Gjatë
dekadave të fundit, shtëpia e Hysenit këtu në Virxhinia, afër Uashingtonit,
ishte si të thuash një ndalesë e detyrueshme e udhëheqësve më të lartë
shqiptarë nga të gjitha trojet si dhe pjesëtarë të ajkës kulturore e artistike
të kombit që vinin për vizita zyrtare në Uashington. Si anëtar të familjes që
më konsideronte, unë isha gjithmonë i ftuar në shtëpinë e Hysenit kur kishte
vizitorë të tillë. Më kujtohet se në raste të tilla, Hyseni fliste pak, por
fjalët e tija ishin të peshuara mirë dhe të matura, e në frymën më miqësore.
Megjithëse
e ndiente veten të kënaqur në shoqërinë e përsonaliteteve të tilla – atij i
shkonte biseda sidomos me Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova – gjatë një
periudhe që po shkruhej historia moderne e Kombit – Hyseni mbi të gjitha ishte
shembull si bashkshort, si prind dhe si gjysh. Për festën e Bajramit
dhe për raste familjare, në shtëpinë e tij, paraqitej dhe shfaqej një skenë e
lumnueshme kur të gjithë fëmijt viheshin në rend për të përshëndetur
gjyshin. Fëtyra e Hysenit pasqyronte një kënaqësi të mendjes dhe të shpirtit.
Skena
të tilla shpesh më kujtojshin traditën tonë, kur dikurë mblidheshim rreth
votrës në frymën më të shëndoshë të dokeve tona, kur rreth zjarmit të
votrës mblidhej e gjithë familja e në krye të votrës rrinte i zoti i
shtëpisë. Jam i sigurt se nipat e mbesat e Hysenit, dashtë e pa
dashtë, janë influencuar nga shembulli dhe parimet e të zotit të shtëpisë –
këtij burri fisnik e të ndershëm.
Kështuqë
trashëgimia e Hysenit, megjithse në dhe të huaj dhe larg Tropojës së tij të
dashur -- për familjen e tij dhe për të gjithë ne që e kemi pasur fatin e
mirë për ta njohur – do të jetë një kujtim dhe një dëshmi e gjallë që
lëshon rreze njerëzie ndaj vlerave më të mira të Kombit tonë, për dekada
në të ardhmen.
Hyseni
ndërroi jetë pasi ka përmbushur me ndërgjegje të plotë dhe me nder të gjitha
detyrimet e tija ndaj familjes dhe ndaj Atdheut. Prandaj kujtimi i
tij do të mbetet i gjallë, jo vetëm në zemrat e familjes së tij, në zemërat e
miqëve, shokëve e dashamirsëve të tij – por mbi të gjitha edhe në historinë e
qendresës anti-komuniste shqiptare.
Fatkqesisht,
me Hysenin sikur po mbyllet një periudhë historike e një brezi që vështirë se
mund të zevendësohet leht. Hyseni ishte jo vetëm simbol, por edhe një
anëtar krenar i këtij brezi, brez i cili mbi të gjitha donte të mbante lartë
--para botës –nderin e Shqipërisë etnike, brez ky i cili tërë jetën punoi
për rivendosjen e drejtësisë dhe lirisë për mbar Kombin shqiptar. Ishte ky një
brez i pas Luftës së Dytë Botërore që e kishte kuptuar se komunizmi
ndërkombëtar do t’i sillte Kombit shqiptar dëme të papërshkrueshme, pasojat e
të cilit nuk do shlyhen për një kohë të gjatë.
I
dashur Hysen – të qoftë e lehtë toka e lirë e këtij vendi të madh e bujar, për
të cilin vetë, fjalë të mira fole gjithmonë. Të falendroj nga zemëra për
dashuninë dhe miqësinë ndaj meje dhe familjes time. Qoftë i përjetëshëm kujtimi
i yt dhe i Madhi Zot të dhashtë qetësi në jetën e pasosur.
Familjes
së dashur Biberaj dhe mbarë farefisit këtu dhe anë e mbanë trojeve tona –
shprehjet më të gjalla me ndjenja përdhimtimi -- me urim që këte dhimbje
tua këthejmë në gëzime mbas sodit.”
*Fjala e mbajtur (nga Frank Shkreli) në varrimin e Hysen
Biberajt më 10 gusht, 2011 në Virxhina, afër Washingtonit. Ribotohet në
10-vjetorin e vdekjes së tij.