Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Kujtojmë At Zef Pllumin
E marte, 29.06.2021, 09:35 PM
NË DITËN NDËRKOMBËTARE
TË KUJTESËS SË VIKTIMAVE TË TORTURAVE, KUJTOJMË AT ZEF PLLUMIN, SIMBOLIN E
KUJTESËS - PËRBALLË HARRESËS
Nga
Frank Shkreli
26
Qershori shënoi Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Mbështetje të
Viktimave të Torturës – një ditë kjo kur -- anë e mbanë botës -- kujtohen e
nderohen viktimat e torturës, ndërkohë që të mbijetuarve të torturave në të
kaluarën, u ofrohet mbështetje.
Anë
e mbanë botës kjo ditë u shënua në mënyra të ndryshme duek filluar nga
Organizata e Kombeve të Bashgkuara () dhe nga shtete të ndryshme siç janë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Në një deklaratë me rastin e kësaj dite
përkujtimore, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gutierrez tha se
“Tortura është një praktikë e neveritshme dhe urrejtëse, njëkohësisht edhe një
dhunim i dinjitetit njerëzor dhe shkelje e të drejtave të njeriut.”
Ndërsa
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në mesazhin e tij në ditën
ndërkombëtare të kujtesës së viktimave të torturës u shpreh se “Tortura kudo
dhe kurdoherë që të përdoret, përbën një njollë të zezë në ndërgjegjen tonë
morale. Të gjithë ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për tu dhënë fund një
herë e mirë praktikave të tilla jo njerëzore.”
Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken në deklaratën e tij
në Ditën Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës iu drejtua,
shteteve anë e mbanë botës si dhe të gjithë atyre që janë kundër përdorimit të
torturave, me këto fjalë: “Sot është një rast që vendet anëtare të Kombeve të
Bashkuara, shoqëritë civile dhe individët e interesuar anë e mbanë botës të
bashkohen kundër përdorimit të torturave dhe të bëjnë thirrje për zbulimin e të
vërtetës, për drejtësi dhe për ndëshkueshmëri për dhunuesit dhe shkelsit e të
drejtave të njeriut. Për derisa në botë
ekzistojnë të tillë individë që përdorin torturën si mjet ndëshkimi për
kundërshtarët, Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin dorë nga angazhimi i tyre
për ta zhdukur torturën njëherë e mirë”, ka deklaruar kyrediplomati amerikan në
mesazhin e tij, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës së Viktimave të Torturës.
Ndonëse
nuk pashë asnjë lajm në media as deklaratë në lidhje me këtë ditë, nga Tirana dhe
Prishtina zyrtare – megjithëse të dy vendet janë ndër vendet më të njohura ku
tortura përdorej rregullisht dhe ashpërsisht ndaj kundërshtarëve të regjimit
komunist, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Për këtë arsye, modestësisht, me
rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Viktimave të Torturës, po kujtoj me
pak fjalë, At Zef Pllumin --Frank Shkreli: At Zef Pllumi – Krenaria e Shkrelit
dhe Nderi i Kombit | Gazeta Telegraf -- i cili për fatin tonë dhe për hir të së
vërtetës, “rrnoi për me tregue” për torturat e regjimit komunist të Enver
Hoxhës, jo vetëm ndaj tij dhe shumë vëllëzërve të tij françeskanë, por edhe për
vuajtjet dhe torturat ndajë përfaqsuesve – kundërshtarë të tjerë të regjimit
komunist -- më të dalluar të ajkës së Kombit shqiptar të gjysëm shekullit të
kaluar.
Po
e kujtoj At Zef Pllumin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së
Viktimave të Torturave, sidomos për veprën e tij monumentale, “Rrno Për me
Tregue”, me të cilën ka lenë pas një dëshmi të gjallë historike dhe të vërtetën
mbi torturat e tmershme të shqiptarit kundër shqiptarit dhe një histori
vuajtjesh të pa imagjinueshme të një pjese të madhe të shqiptarëve, nën
regjimin komunist të Enver Hoxhës.
Dita
Ndërkombëtare e Kujtesës së Viktimave të Torturës është një ditë me rëndësi
edhe për shqiptarët. Duke kujtuar këtë
ditë fund javën që kaloi, Presidenti Joe Biden, besoj se u shpreh për të gjithë
njerëzit vullnet mirë, kur tha se, “Torturat, kudo dhe kurdoherë përbëjnë një
njollë të zezë në ndërgjegjen tonë morale…”. Ismail Kadare gjithashtu e ka
vlerësuar librin “Rrno për me Tregue” – si një përshkrim të tmershëm të
vuajtjeve mizore të ndërmarra nga një regjim i pamëshirshëm kundër një
popullësie të pafajashme – si një vepër për të cilën, sipas Kadaresë, “Gjithë
shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë
jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s’e kanë jetuar. Kanë
nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën
të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e
po aq, ndoshta më tepër, komunistët.
Shkurt për të ka nevojë ndërgjegja jonë”, ka thënë Kadare.
Dua
të shtoj se në këtë Ditë Ndërkombëtare të Kujtesës së Viktimave të Torturës –
në mungesë të ndonjë deklarate zyrtare në kujtim të viktimave të torturës në
Shqipëri dhe në Kosovë – ia vlen që vepra e At Zef Pllumit të shërbejë si
pikënisje për kujtimin e viktimave të torturës komuniste në trojet shqiptare,
si një përpjekje e domosdoshme për pajtim kombëtar. Sidomos në këtë periudhë sot, kur jo vetëm
indidvidë dhe organizata shtetërore e madje edhe përfaqsues të qeverisë
shqiptare kanë bërë deklarata favorizuese për ish- regjimin komunist të Enver
Hoxhës, që ka shkaktuar aq shumë vuajtje që përshkruhen me aq hollësi nga At
Zef Pllumi – deklarata të zyrtarëve të lartë shqiptarë që, fatkqesisht, duket
sikur kanë për qëllim jo vetëm shtrembërimin e fakteve historike, por edhe
mohimin e tyre. Madje edhe 30-vjet
“post-komunizëm”, At Zef Pllumi nuk u lë të mohoni as të shtrembëroni historinë
e vërtetë të vuajtjeve të shqiptarëve nën komunizëm!
“Torturuesit
duhet të ndëshkohen për krimet e tyre dhe regjimet të cilat mundësojnë torturat
duhet të shemben ose të transformohen”, tha Sekretari i Përgjithëshëm i Kombeve
të Bashkuara, Antonio Gutierres, duke shtuar se “Tortura është një krim kundër
njerëzimit”. Kombet e Bashkuara e kanë
dënuar që në fillim torturën si një nga aktet më të shëmtuara e të liga të
njeriut kundër njeriut. Tortura, sipas
Kombeve të Bashkuara, ka për qëllim të asgjësojë personalitetin e viktimës, të
mohojë dhe të dhunojë dinjitetin ekzistencial të njeriut.
At
Zef Pllumi nuk është më midis nesh fizikisht – por është gjithnjë me ne ashtu
siç qëndronte gjithmonë -- i pamposhtur, shpirtërisht dhe moralisht. Prandaj me
rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Viktimave të Torturës, të kujtojmë
atë dhe dëshmitë e tija si due vikimat e torturave të ish-regjimit diktatorial
komunist – ndër më të egërit e ish-botës komuniste. Ashtuqë nepërmjet dëshmive të tija t’i
bashkohemi botës së qytetëruar – të cilët si më sipër, me deklaratat e tyre
shënuan këtë ditë për të kujtuar e nderuar mijëra viktima – të gjallë e të
vdekur, “heronjë të heshtur” -- të regjimit komunist të Enver Hoxhës që humbën
jetën nga torturat më çnjerëzore, përballë një qëndrese paqësore. Sidomos sot, 30-vjet “post-komunizëm”, kur
heshtja zyrtare për krimet komuniste është mbytëse dhe refuzimi zyrtar i
politikës shqiptare për tu përballur me atë të kaluar të errët të historisë
kombëtare, ndërkohë që shumica e të mbijetuarve të torturave për të cilat ka
dëshmuar At Zef Pllumi në librin e tij monumental, “Rrno për me Tregue”, po
vdesin dalngadalë, ndërsa njohuria për “gulagun komunist shqiptar” po zhduket
gjithashtu, sidomos në radhët e brezit të ri. Ndoshta ky është edhe objektivi, jo
vetëm i përpjekjeve të viteve të fundit për të promovuar “të mirat” dhe “anën
pozitive” të ish-regjimit komunist, siç kemi dëgjuar kohët e fundit nga
zyrtarët më të lartë të qeverisë dhe të shtetit shqiptar, por edhe i heshtjes
së Tiranës zyrtare me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Viktimave të
Torturës.
“Çdo
gjë ka stinën e vet, çdo situatë ka një kohë nën qiell; një kohë për të grisur
dhe një kohë për të qepur, një kohë për të heshtur dhe një kohë për të folur…”
(Dhiata e Vjetër, Predikuesi 3:
Bashkohuni
me botën e qytetëruar! Ka ardhur koha për të FOLUR dhe për të kujtuar viktimat
e pafajshme të torturave si dhe krimet e komunizmit gjysëm shekullore, në
përgjithësi!