Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Ballkan hesapi!
E shtune, 20.03.2021, 04:23 PM
BALLKAN HESAPI - SENATI AMERIKAN KRITIKON ASHPËR BULLGARINË PËRKORRUPSION NË PRAK TË ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE
Nga Frank Shkreli
Në fillim të këtij
muaji, Kryetari demokrat i Komisionit të Senatit amerikan për Marrëdhëniet me
Jashtë, Senatori Bob Menendez nga shteti Nju Xhersi dhezevëndës kryetari
republikan, SenatoriXhim Risch nga shteti Idaho lëshuan një deklaratë për
median mbi marrëdhëniet SHBA-Bullgari, ndërsa Bullgaria ka filluar tanimë
fushatën zyrtare për zgjedhjet parlamentare me 4 prill, 2021. "Shtetet e Bashkuara dhe Bullgaria kanë
marrëdhënie të forta dhe në rritje e sipër -- që ashtu si edhe aleanca e NATO-s
në terësi –ato behën edhe më të forta kurkëto marrëdhënie mbështeten në vlerat
e përbashkëta demokratike”, thonë ushëheqsit e Komisionit të fuqishëm dhe me
influencë të Senatit amerikan, për marrëdhëniet me jashtë. Duke shprehur
shqetësimin e tyre të thellë për gjëndjen politike ë Bullgari, senatorët u
shprehën se “Ne do të dëshironim që këto marrëdhënie të vazhdojnë të zhvillohen,
veçanërisht, në mbështetje të objektivave të përbashkëta të sigurisë dhe
energjisë, por korrupsioni i vazhdueshëm, rënia e lirisë së medias, politizimi
i gjyqësorit dhe kërcënime të tjera ndaj shtetit të së drejtës, përbëjnë sfida
serioze për marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Bullgari”, thekësojnë senatorët
amerikanë në deklaratën e tyre mjaft të ashpër, kur të konsiderohet se i drejtohen
një vendi anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Senatorët amerikanë,
demokrati Bob Menendez dhe republikani Xhim Risch thonë, në deklaratën e tyre,se
Bullgaria renditet e fundit -- nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian -- në Indeksin
e Perceptimit të Korrrupisonit për vitin 2019 të organizatës Transparency
International si dhe në Indeksin Botëror për Lirinë e Shtypit të organizatës,
Reporterët pa Kufi. Këto renditje, më të
ulëtat në Bashkimin Evropian”, shtojnë senatorët, “nënvijojnë rëndësinë e
sfidave me të cilat përballet sot Bullgaria.”
Prandaj, sipas ligjëvenësve amerikanë, i takon qeverisë dhe gjyqësorti
bullgar që të punojnë për ruajtjen e rendit dhe për zbatimin e ligjit, për të
gjithë qytetarët dhe pa dallim e jo vetëm për disa dhe i bëhet thirrje Sofias
zyrtare që të sigurohet edhe liria e medias, ashtu që gazetarët të kenë lirinë
dhe mundësinë për të raportuar të vërtetën, pa u përballur me ngacmime,
frikësime e madje edhe me dhunë e ndëshkime nga autoritetet qeveritare dhe
shtetërore.
Në deklaratën e tyre,
Kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me jashtë i Senatit të
Shteteve të Bashkuara,demokrati Bob Menendez dhe zevendës kryetari i këtij
komisioni, republikani Xhim Risch thonë se, “Ndërsa po afrohen zgjedhjet
parlamentare të prillit, është e doemosdoshme që qeveria e Bullgarisë të
mbrojë vlerat demokratike” në vend,
thekësuan senatorët amerikanë. Ata venë
në dukje faktin se për 8 muaj tani, qytetarët bullgarë kanë protestuar
vazhdimisht duke bërë thirrje për t’i dhenë fund korrupsionit dhe për
respektimin e ligjit dhe të vlerave demokratike në Bullgari. Mijëra protestues
demonstruan verën që kaloi kundër korrupsionit nën qeverisjen e Kryeministrit
Bojko Borisov, i cili ka udhëhequr vendin për pothuaj një dekadë tani.
Sipas disa mediave
ndërkombëtare, Presidenti i vendit, Rumen Radev i cili ka mbështetur protestat
popullore kundër qeverisë së Kryeministrit Borisov ka hedhur akuza se ajo, që
ai ka cilësuar,m si “mafie”, kontrollon qeverinë Borisov si dhe Prokurorinë e
Përgjithëshme të vendit.
Ndërkaq, senatorët i
kërkojnë gjithashtu administratës amerikane që, në frymën e marrëdhënieve
amerikano-bullgare, t’i mbështesi thirrjet e protestuesve bullgarë kundër
korrupsionit, kërkesat e tyre për rivendosjen e lirisësë medias dhe të
promovohet, njëkohësisht, shteti i së drejtës në at vend ballkanik.Hapat që do
të marrë Bullgaria drejtë zgjidhjes së këtyre çështjeve serioze vetëm do të
shërbejnë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona, janë shprehur
udhëheqsit e Komisionit për Punët e Jashtëme të Senatitt amerikan, Senatorët Bob
Menendez dhe Xhim Risch.
Organizata për
mbrojtjen e lirisë së shtypit në botë, Reporterët pa Kufij, ka raportuar në
lidhje me mungesën e lirisë së medias në Bullgari -- duke thenëse një mik i
ngusht i Kryeministrit Borisov i quajtur Delyan Peevski, kontrollon pothuaj 80% të medias së printuar në
atë vend si dhe rrjete private televizive dhe portale të ndryshme, duke i dhënë
atij një avantazh dhe influencë të madhe në shpërndarjen e informaconit,
sidomos gjatë një fushate elektorale. Organizata ndërkombëtare, Reporterët pa
Kufij, me qendër në Paris është shprehur se, “Qeveria bullgare, fatkqësisht, ka
demonstruar qartë se nuk është aspak e interesuar që të përmirësojë lirinë e
medias në vend dhe as të respektojë detyrimet ndërkombëtare”, për lirinë e shtypit
dhe medias, në përgjithësi. “Megjithëse
liria e shtypit garantohet në kushtetutën bullgare, Bullgaria rrezikon të bëhet
një vend në të cilin nuk mbetet askush që të ushtrojë lirinë e medias”, thuhet
në një njoftim të organizatës, Reporterët pa Kufij.
Kjo organizatë
ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe fjalës së lirë në botë e
renditë Bullgarinë– fatkeqësisht, një vend anëtar të NATO-s dheBashkimit
Evropian (BE) -- në vendin e 111 nga 180 vendet e botës, përsa i përket lirisë
së medias dhe në fund të listës së të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit
Evropian por edhe të rajonit të Ballkanit në përgjithësi, vende të cilat ende
nuk janë anëtare të BE-së megjithëse aspirojnë të bëhen të tilla.
Rasti i Bullgarisë
nuk është shumë shpresëdhënës për antarësim në BE të disa vendeve të rajonit të
Ballkanit Perëndimor -- përfshir Shqipërinë -- e të cilat përballen me të
njëjtat probleme si Bullgaria, si pasojë e njëqeverisjeje autoritare me të
njëjtat probleme dhe shkelje të vlerave demokratike në përgjithësi, lirisë së
medias dhe ushtrimit të fjalës së lirë, në veçanti – në një mospërfillje
flagrante të detyrimeve marrë përsipër bazuar në marrëveshje dhe konventa ndërkombëtare. Ballkan, hesapi!