Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Shote Galicat e Kosovës dhe nostaligjikët komunistë
E hene, 22.03.2021, 10:11 PM
SHOTE GALICAT E KOSOVËS DHE NOSTALGJIKËT ENVERISTË
Nga
Frank Shkreli
Ditën
e henë me 22 mars, në Prishtinë pritet të mblidhet parlamenti i ri i vendit, të
formohet qeveria e re e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Kryeministri
Albin Kurti dhe parlamenti të votojë presidenten e të vendit, Vjosa Osmanin.
Ajo
që është venë re në zgjedhjet e fundit në Kosovë është numri i madh i femrave
që janë bashkuar jetës politike si përfaqësuese në organet shtetërore dhe
vendore të Kosovës, një fakt ky që sipas gazetës amerikane, Nju Jork Tajms,
“shton shpresat për një barazi më të madhe në një vend që ende jeton pasojat e
luftës kundër Serbisë.”
Kur
u njoftuan rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Prishtinë
ato treguan se gratë kishin fituar më shumë vende në parlamentin e Kosovës se
kurdoherë më parë – pothuaj 40% e votave të përgjithëshme. Njëra prej këtyre
grave, shkruan gazeta Nju Jork Tajms e datës 6 mars, 2021, është 35-vjeçarja
Saranda Bogujevci, e cila gjatë luftës ishte lenë për e vdekur në oborrin e një
kojshije, në një grumbull trupash të vdekur, pas një masakre të forcave
terroriste serbe që zhduku pothuaj gjithë fmiljen e Sarandës dhe e cila vet
mori plagë në trupin e saj të vogël.
Gazeta amerikane e cilëson Saranda Bogujevcin si simbol të një qendrese
të jashtzakonshme dhe pjesë të kësaj vale grashë të zgjedhura në parlamentin e
ri të Republikës së Kosovës.
Këto
gra të zgjedhura në Kuvendin e ri të Republikës së Kosovës, shkruan gazeta e
Nju Jorkut, i “kanë bindur votuesit se ato mund të përballen me Serbinë e cila
refuzon gjithnjë të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe të përballen,
njëkohësisht, me korrupsionin, kriminalitetin dhe me keq-qeverisjen, gjë që
venitën shpresat e mëdha për një jetë më të mirë (që populli i Kosovës) kishte
në fund të regjimit serb”.
Nju
Jork Tajms citon aktivistën e të drejtave të grave Nazlie Bala e cila shprehet
se forca, guximi dhe vendosmëria e Saranda Bogujevcit e kanë bërë atë simbol të
vuajtjeve dhe të shpresave të Kosovës: Ajo është një mbijetuese. Ajo është e
fortë si guri. Ajo është e vërteta jonë.”
Pritet
që në mbledhjen e parë të parlamentit të ri të Kosovës të zgjidhet
Presidenti/ja i/e Kosovës. Gazeta
amerikan shkruan se Saranda Bogujevci do që në këtë detyrë -- që është detyra
më e lartë në vend -- të zgjidhet një grua tjetër dhe një mbijetuese e luftës, 38-vjeçarja,
Vjosa Osmani. Siç dihet, në zgjedhjet e
fundit në Kosovë, Vjosa Osmani ka sigurar numrin më të madh të votave në dy
dekadat e fundit, në Kosovë. Në
intervistën me Nju Jork Tajms, Vjosa Osmani u shpreh se kjo tregon se “Kosova
jo vetëm është gati për një grua presidente, por edhe votoi për një”, megjith
paragjykimet kundër grave dhe mentalitetit patriarkal shumë shekullor. “Kjo më bëri të realizoj se kemi mundësi dhe
se ajo (Vjosa Osmani) nuk po përpiqet për të siguruar vetëm pushtetin, por që
ajo do të mbaj një qëndrim të fortë në mbrojtje të vet dhe të gjithë neve”, i
tha gazetës amerikane Elife Krasniqi, antropologe dhe shkencëtare në
Universitetin Graz të Vjenës.
Dihet
se Kosova përballet me probleme të mëdha ekonomike, politike, me korrupsion,
emigrim dhe shantazhe të vazhdueshme nga Serbia, kështuqë gratë ligjëvense që
së shpejti do të fillojnë lunën në parlamentin e ri të Kosovës dhe në detyra të
larta shtetërore dhe qeverisëse nuk do t’a kenë të lehtë. Por kjo situatë është shpresëdhënse, ky brez
i ri është premtues me fjalë dhe vepra.
Në
këtë ndërkohë edhe në Shqipëri po zhvillohet fushata për zgjedhjet parlamentare
të muajit që vjen. Shikoni ndryshimet
katastrofale në dy fushatat e dy shteteve, por të një populli. Në Republikën e Kosovës u bë një fushatë dhe
u zhvilluan zgjedhje mjaft dinjitoze për problemet me rëndësi me të cilat
përballet Kosova dhe për zgjidhjen e mundshme dhe më të mirë të tyre. Ndërsa në Shqipëri -- në mungesë të politikanëve
të rinjë dhe sidomos në mungesë të ideve të reja për zgjidhjen e problemeve të
mëdha me të cilat përballet Shqipëria dhe Kombi shqiptar – forcat e errëta të
kësaj fushate kanë vendosur që të mënjanojnë debatin mbi problemet e
përditshëme të shqiptarëve duke hedhur në skenën politike individë nostalgjikë
të një epoke edhe më të errët kombëtare për kohën e Enverit – si kandidatë për
në parlamentin e ri shqiptar. Nëqoftse
këta individë dhe të tjerë si këta që shumë prej sish janë edhe sot në pushtet
-- pjellë e regjimit enverist ose në minimum nostalgjikë të atij sistemi me ide
se, Enveri “kishte më shumë gjëra pozitive se sa negative”, ose të cilët
arsyetojnë sepse ashtu e thonte
kushtetuta e diktaturës, ose që deklarohen se “komunizmi ishte në anën e duhur
të historisë” – fitojnë shumicën në parlamentin e ardhëshëm shqiptar, --
atëherë vaj medet për të ardhmen e Shqipërisë dhe të Kombit. Ka njerëz që thonë
se edhe nazi-fashizmi kishte anën e vet mirë, por në vendet e origjinës së tyre
(Gjermani e Itali) kjo ideologji luftohet edhe sot me ligje. Për nga
kriminaliteti nuk kishte shumë ndryshime nazi-fashizmi nga komunizmi. Sidomos
shqiptarët e kanë pësuar keq nga komunizmi, të gjithë shqiuptarët pa dallim,
pothuja nuk ka familje shqipotare anëe ,mbanë trojeve tona që nuk është prekur
, nga komunizmi në një më nyzrë ose një tjetër, sit ha anë parlamentin shqiptar
edhe Presiudentja e ardhëshme e FRepublikës së Kosovës, Vjosa Osmani. “Përgjatë
historisë sonë, shumë familje janë ndarë mes Kosovës e Shqipërisë, dhe të tillë
e kishte fatin edhe familja ime. Përderisa gjyshi im, babai i nënës sime kishte
përjetuar tortura të tmerrshme në burgjet e regjimit serb, e në fund edhe
kishte vdekur nga ato tortura, në anën tjetër xhaxhai i nënës, Sylejman
Vucitërna, kryetar i Akademisë Ushtarake këtu në Shqipëri, kishte mbetur në
Shqipëri, por u varros për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës. Kjo histori e
dhimbshme e ndarjes së familjeve, por e vuajtjeve në të dyja anët e kufirit,
është histori e qindra mijëra familjeve shqiptare. Por, le të jetë guximi i tyre
e i secilit shqiptar për t’u thënë jo regjimeve të dhunshme udhërrëfyes për
secilin prej nesh në rrugën tonë drejt demokracisë së konsoliduar e drejt një
Kosove e një Shqipërie ku rinia jonë krenohet me vendimet që marrim ne,
përfaqësuesit e saj të zgjedhur”.
Duhet
shikuar përpara dhe jo mbrapa për të ardhmen e vendit dhe të Kombit – me njerëz
të ri dhe me ide të reja. Vlerësimi i regjimit komunist që nuk lejoi as fushatë
as zgjedhje të lira për pothuaj një gjysësm shekulli -- nga politikanë aktualë
shqiptarë në pushtet ose nga disa që pretendojnë karrige për pushtet sot --nuk
duhet të jetë pjesë e një fushate politike, por subjekt i historianëve të
mirëfilltë dhe jo ideologjikë. Se pse
këta njerëz e ndjejnë si detyrë politike dhe morale të mbrojnë një regjim
kriminal, si ai i Enver Hoxhës, është e pamundur të kuptohet sot 30 vjet pas
shembjes së Murit të Berlinit. Nëqoftse një shumicë e votuesve shqiptarë mendon
si këta politikanë të sotëshëm, atëherë t’i gëzoni mbetjet e komunizmit që do
ju qeverisin në një të ardhme të shkurtër dhe ndoshta edhe afatgjatë. Për mua edhe besoj për shumë shqiptarë që
shpresonim për një demokraci të vërtetë në Shqipërinë tonë të dashur, në
fillim-çerekun e parë të shekullit 21, kjo situatë aktuale politike në Shqipëri
na ka hedhur në një gjendje depresioni.
Por
nga natyra jam njeri optimist dhe në fund të këtyre rreshtave po i këthehem
frymës optimiste dhe shpresëdhënse të dalë nga zgjedhjet e fundit në Kosovë dhe
rolit të udhëheqësve të rinjë e të reja dhe ideve të tyre për Kosovën dhe për
mbarim Kombin.
Unë
besoj se ka mundësi që zgjedhjet e fundit në Kosovë, të sinjalizojnë fillimin e
një ndryshimi madhor të proceseve politike ndër shqiptarët. Kjo është shpresa
ime, i bindur se në shpirtin e shqiptarit ekziston gjithnjë ajo cilësia që e ka
karakterizuar gjithmonë popullin shqiptar: Heroizmi përballë fateve të zeza, të
shkaktuara nga të huajt e nganjëherë edhe nga të vetët, siç ishte përvoja e
shekullit të kaluar. Jam i vetëdijshëm se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti nuk do ta
kenë të lehtë detyrën e tyre, por udhëheqësve të rinj politikë – të këtij brezi
të ri politikanësh/politikanesh shqiptarë të Kosovës – iu urojmë sukses, në
javët, muajt dhe vitet e ardhshme – ashtu që fitorja e tyre politike sot, të
shënojë gjithashtu edhe fillimin e një fitoreje të madhe për të ardhmen e mbarë
Kombit shqiptar dhe njëkohësisht edhe fillimin e një ndryshimi të madh ndër
shqiptarët, të cilin e presim për më shumë se një shekull. Jam i bindur gjithashtu se “teutat”, Vjosat,
Sarandat, Vlorat, Donikat dhe shumë të tjera –janë “shotat” e sotëme që do
bëjnë ndryshimin!