Editorial » Entela
Entela Binjaku: Thoma Binjakut në përvjetorin e lindjes!
E merkure, 04.08.2021, 07:59 PM
Thoma Binjakut në përvjetorin e lindjes!
Nga
Entela Binjaku
Intelektuali
i njohur nga Fieri, Thoma Binjaku “Mësues i Merituar” ndërroi jetë më 31 gusht
2018. Me ikjen, ai humbi betejën me sëmundjen e rëndë me të cilën me një
vullnet të pakrahasueshëm luftonte prej vitesh.
I
njohur në mbarë qarkun e Fierit për kontributet e rëndësishme në fushën e
arsimit, i vlerësuar tri herë me urdhërin “Naim Frashëri”, i nderuar me
titullin “Mësues i Merituar”, pjesëmarrës në Kongresin e Drejtshkrimit të
gjuhës shqipe në Tiranë në vitin 1972, Thoma Binjaku është një ndër ikonat bashkëkohore
të arsimit kombëtar shqiptar.
Si
njohës i përkryer i gjuhës shqipe, atdhetar e patriot, kontribues aktiv edhe në
drejtim të lartësimit të vlerave të pakicës arumune figura e tij gëzon respekt
në mesin e të gjithëve që e njohën dhe bashkëpunuan me të.
Thomai
lindi në fshatin Peshtan në 5 gushtin e vitit 1942. Mësimet e para i mori në
shkollën numër tre në qytetin e Fierit, sot e njohur si shkolla 9-vjeçare “Naim
Frashëri” ku spikati për dashurinë dhe sakrificën e madhe për dijen.
Studimet
e mesme i kreu në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë e më tej vijoi studimet e larta
në Tiranë e Shkodër.
E
gjithë karriera e tij në arsim dallon për pasion e punë të palodhur që nga
fillimet e saj e deri në vitet e fundit të jetës.
Thoma
Binjaku do të kujtohet ndër breza si intelektual, njeri i dashur dhe i fjalws,
një humanist i ditëve tona.
Me
figurën e tij edhe sot lidhen emra të shumtë arsimtarësh të cilët ai i
mbështeti dhe përkrahu gjithë jetës. Shumë prej emrave që sot janë aktivë në
sistemin tonë arsimor e kanë takuar ndihmën dhe mbështetjen e tij.
Me
personalitetin e shquar si drejtues lidhen shkolla me emër dhe prestigj në Fier të cilat ai i drejtoi duke i dhënë
vendit dhe shoqërisë modelin e drejtimit të një institucioni të rëndësishëm e
jetik për kombin sic është institucioni arsimor.
Të
rinjtë dhe të rriturit e kujtojnë me respekt drejtor Thomanin, që i deshi të
gjithë, pa dallim dhe pa përjashtime.
Pas
ikjes së tij në tre vitet që pasuan nderimi dhe kujtimi për figurën e tij ishte
i lartë dhe vijon të jetë i tillë.
Kjo
është një përmbledhje e aktiviteteve në nderim të tij (pas vdekjes):
1.
9 Tetor 2018 homazhe në familjen e Thoma Binjakut nga përfaqësues të Drejtorisë
Arsimore Rajonale dhe të Aleancës Sindikale të Arsimit Fier.
2.
Revista e arsimtarëve fierakë “Misionarët” në numrin e parë të vitit 2018 në
faqen 35 përkujton figurën e tij dhe vizitën e përfaqësuesve dhe titullares së
Drejtorisë Arsimore të Fierit znj. Yllka Beci në familjen Binjaku.
3.
3 muaj pas ndarjes nga jeta, në nëntor 2018 në nderim të ortodoksisë në figurën
e tij u mbajt një meshë në Mitropolinë e Shenjtë të Apollonisë dhe Fierit. Në
këtë ceremoni të pranishëm ishin familjarë dhe besimtarë fierakë të besimit të
krishterë.
4.
Në muajin nëntor 2018 në Bibliotekën “Dritëro Agolli” të qytetit të Fierit në
ceremoninë përuruese të librit të ambasadorit rumun në Tiranë, në fjalën
përshëndetëse ambasadori Perpelea vlerëson kujtimin e Thoma Binjakut si një
ndër urat lidhëse mes dy popujve tanë.
5.
Më 2 mars 2019, në 6 mujorin e ndarjes nga jeta, u prezantua në Hotel “Fieri” –
dokumentari me titull: “Një jetë në shërbim të pasionit”. Në këtë aktivitet
kushtuar figurës së tij morën pjesë miq, të afërm, bashkëpunëtorë, anëtarë të
shoqatave të ndryshme, përfaqësues mediash etj.
6.
Më 7 mars 2019 TV “Kombi” transmetoi për teleshikuesit dokumentarin me titull
“Një jetë në shërbim të pasionit”.
7.
Në 7 mars 2019 Bashkia e qytetit të Fierit e nderon me mirënjohje kontributin e
tij në fushën e arsimit.
8.
Mars 2019 gazeta “Fratia”, organ i shoqatës së “Arumunëve të Shqipërisë”, në
numrin 248 të saj dhe të parin për vitin 2019 i kushton një artikull duke e
cilesuar si “veprimtar i shoqatës së
“Arumunëve
të Shqipërisë", si luftëtar i palodhur për mbajtjen gjallë dhe mësimin e
gjuhës arumune në komunitetin tonë brenda dhe jashtë rrethit të Fierit;
pjesëtar aktiv në emisionet televizive lokale në dobi të mësimit të
arumanishtes.
9.
Qershor 2019 Shoqata “Misionarët e arsimit” në nr. 3 –të gazetës së saj i
kushton një artikull redaksional kontributit të Thoma Binjakut “Mësues i
merituar”.
10.
1 shtator 2019 në 1-vjetorin e largimit nga jeta TV “Apollon” organizohet një
bisedë në studio kushtuar figurës së tij. Për të folur rreth aktivitetit
arsimor të ftuar në studion e gazetares Marsela Topi ndodheshin personalitete
të arsimit fierak: Niketa Goxhaj dhe Pandeli Capo.
11.
10 nëntor 2019 Shoqata Kulturore “Arumunët e Shqipërisë” nderon kontributin e
Thoma Binjakut (pas vdekjes). Ceremonia e ndarjes së vlerësimit u mbajt në
Tiranë me rastin e 21 tetorit të vitit 1991, vit i themelimit të shoqatës.
12.
Në 15 nëntor 2019 Fondi i bibliotekës se tij personale i dorëzohet dhuratë
Bibliotekës “Dritëro Agolli” të Fierit.
13.
Më 29 dhe 30 gusht 2020 botohet në mediat shqiptare brenda dhe jashte vendit një
artikull kushtuar intelektualit Thoma Binjaku. Artikulli ka për autor një
tjetër figurë të nderuar të arsimit fierak, ish drejtuesin e DAR- Fier, Vasil
Moçkën.
14.
19 dhjetor 2020 Perurohet abetarja e dialektit arumun, organizuar nga
Fondacioni “Harriet Martineau” me seli në Tiranë, që kishte zgjedhur qytetin e
Fierit për këtë përurim.
15.
Dalja në shtyp e abetares është njoftuar përmes reklamës në televizionin lokal
“Kombi” në Fier për 30 ditë rresht. Reklama nisi transmetimin ne 28 nentor. Kjo
reklame u transmetua 12 herë gjate intervalit:ora 7.15 deri në orën 22.15.
16. Reklama
për “Abetaren e dialektit arumun” e autorit Thoma Binjaku u percoll në valët e radios kombëtare
“Tirana” cdo ditë ne 99.5 MhZ. Reklama nisi transmetimin në 28 nëntor dhe
vazhdoi deri në datën 28 janar.
17. 7 mars 2020 Fshati Mekat, në Komunën Shushicë të Vlorës e nderoi me “Çertifikatë Nderi” (pas vdekjes).
Ndërkohë mjaft artikuj i janë kushtuar personalitetit të tij në media të ndryshme si: a-news24.com", "kohajone.com" "zemrashqiptare.net", "newsalbania.al", "alb365.al" etj.
Çfarë bekimi dita që ai lindi! Njerëzit që lënë pas një emër të mirë dhe të nderuar, vlera për shoqërinë kanë vetëm ditëlindje! Thomai, babai im, ishte, është një prej tyre!