Kulturë
Kalosh Çeliku: Revista letrare Stili '97 me traditë 24 vjeçare
E marte, 27.07.2021, 05:30 PM
REVISTA LETRARE STILI
‘97
ME TRADITË 24 VJE?ARE
NGA
KALOSH ?ELIKU
Ditë
më parë me vapë korriku dhe Pandemi në Shkup, e pa dritën revista letrare
STII ’97 nr. 59/60 2021, si organ i
Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar, në Shkup. Numër përkujtimor, që pas
përkushtimeve të disa personaliteteve të Letërsisë Shqipe, si: Naim Frashëri,
Gjergj Fishata, Asdreni, Lazgush Poradeci, Frederik Rreshpja, Xhevahir Spahiu,
Pano Taçi, Anton Pashku, Teki Dërvishi, Hida Halimi, Mirko Gashi, Flora
Brovina, Mehmedali Hoxha, Sadudin Gjura, Abdylazis Islami, Murat Isaku, etj,
kësaj radhe i përkushtohet Mikut të Rrapit në Shkup, shkrimtarit Gani Xhafolli.
Lidhja
e Shkrimtarëve Shaqiptar në Shkup, është themeluese dhe organizatore e disa
Manifestimeve Kulturore Tradicionale Ndërkombëtare: “Ditët e Naimit”, në
Tetovë, Takime nën Rrap në Shkup, dhe Ditët e Humorit dhe Satirës “XHA
DERALLA”, në Këçovë, e themeloi edhe revistën letrare STILI ’97 (gjashtë numra
në vit.) Dhe, deri më Sot, mezi e panë dritën 60 numra (2021), publikoi rreth
300 tituj të librave me poezi, prozë, studime letrare dhe tri Antoligji të
poetëve pjesmarrës në MKTN TAKIME NËN RRAP, në Shkup.
Lidhja
e Shkrimtarëve Shqiptar në vitin 1997 e nisi themelimin e revistës letrare
STILI ’97, si tribunë e shkrimtarëve shqiptar, po edhe e krijuesve dhe artistëve në përgjithësi tek
ne dhe në botë. STILI ’97 në gjirin e tij përmban letërsinë, kulturën dhe artin
me një përcjellje të rregulltë të aktiviteve të Lidhjes të Shkrimtarëve
Shqiptar në Shkup, përmes krijimtarisë letrare: poezi, prozë, ese, poblicistikë
letrare, kritika, recensione, përkujtime letrare, ngjarje kulturore, etj.
STILI
’97, është njëra nga revistat e para letrare, në IRJM -së, dhe gjatë kësaj
periudhe, vend qëndror kanë zënë përmbajtjet e radhës: temaat aktuale,
prezentimi i botimeve (libra, revista
letrare, gazeta dhe të ngjajshme me përmbajtje letrare dhe kulturore.
Prezentimi i arritjeve kulturore dhe letrare te ne dhe në botë, me koncept të
veçantë kah e reja, kreativja dhe aktualja. Revista letrare STILI ’97 ishte e
hapur edhe me tena filosofike, si edhe të artit figurativ, filmit, teatrit etj.
me tekste estetike, kritika dhe shkrime publicistike.
Numri
më i ri i revistës letrare STILI ’97 nr. 59/60 2021, i përkushtohet shkrimtarit
të mirënjohur shqiptar Gani Xhafolli, dhe përmban në vete: poezi të autorit,
kritika nga shkrimtarë shqiptar dhe botëror. Përkujtime dhe poezi nga miqtë e
poetit: Prend Buzhala, Xhahid Bushati, Reshat Sahitaj, Daniel Leuwers, Helene
Stafford, Nikole Barriere, Teo San, Kalosh ?eliku, Musa Jupolli,
Gjon Gjergjaj, Maxhun Osmanaj, Rrahim M. Sadiku, Ali Sh. Berisha, Musa Jupolli,
Rrahim M. Sadiku, Ali Sh.. Berisha, Dibran Demaku, Fera Krasniqi, Flora Shabi,
Arsim Halili, Shaban Pllana, Sherife Berisha - Thaçi, Sheremet Prokshi,
Arbenisa A. Thaçi, Bilall Maliqi, Shaqir Podvorica etj. Homazhe letrare në
Ditën Botërore të Poezisë, organizuar nga Unioni i shkrimtarëve dhe i kritikëve
botëror, dhe publikime letrare të MKTN TAKIME NËN RRAP XXV, huazuar nga Fjala e
Lirë, Bulevard, Bota Sot dhe Zemra Shqiptare.
Revistën
letrare STILI ’97 e ndihmoi edhe Ministria e Kulturës në R. e Maqedonisë
Veriut.