Kulturë
Meti Rexhepi: Kamarja e pikëllimit
E hene, 26.07.2021, 07:39 PM
Meti Rexhepi
KAMARJA
E PIKËLLIMIT
(Tragjedia
e autobusit në Kroaci, ku u shuan dhjetra mërgimtarë tanë)
ishte
pjekur pjekur e pjekur malli
që
të mos digjej pa e prekur vatrën
të
ndaheshin kafshatat e bukës së pjekur
të
ngjyhej në faqe e ballëza malli
edhe
me mëlmesën e pluhurit të Dardanisë
por
orët kishin zgjatime vitesh
laura
bezdisëse dhe rrjeta
vija
shirit-bardha dhe lëbyrja
përpara
trupave kishin fluturuar
puthjet
e relievit të zhuritur
kësaj
vere buzëqeshjesh të vizatuara
por
se si nxiu dielli i lotuar
dhe
mallin tuaj të fërguar e ngriu
në
zemra e buzë pritjesh
udhëve
të gëzimit të pikturuar
me
ngjyra të ndezura
rrëshqet
akujve të pikëllimit
përmbysen
trupat thyhen gjymtyrët
përfytyrimet
presin bashkëngjitjet
dhe
veniten si bima pa ujë e dritë
lotët
mëtojnë të shkrijnë akuj
shndërrohen
në akuj
të
vetmin shpjegim lotët
i
japin kuptim mërgimit
malli
i pjekur u spërkat me gjak
për
të mos u djegur e shkrumbuar për së gjalli
tej
cakut të barit të djegur të një livadhi
mall
i prerë
pemët
e prisnin pjekjen e frutave me ju
në
shpirtra jashtë kalendarit
vjeshtë
e shirave të pikëllimit e vajit
Kosovës
kaherë i kemi kënduar dhe lotuar
miq
të dhimbjes e të gazit
shirat
dhembshurie prore riguan mbi ne
nëse
nuk do të lotoja mbi këtë kamare
djerrina
ime do të merrte shtrirje të egër
të
dyfishohej prore për hyrje trajtash të egra
për
gërryerje aortash të zemrës dhe pëlcitje venash
mbi
kamaren e shpirt-ndjerëve i falem pikëllimit
le
ta kem hisen time të përdëllimit
Gjilan, më 25korrik
2021, ora 20,00