Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Kush na e solli tradhtinë në kombin tonë
E enjte, 22.07.2021, 09:00 PM
Kush na e solli tradhtinë në kombin tonë
Tradhtia
e parë nuk shlyhet , por e keqja se ajo shkon si hallkat e zingjirit duke u
bërë shumë e shumë më e rënd se ajo fillestarja
( Milan Kundera)
Shkruan
Fahri Xharra, Gjakovë
Një
shkrim i posaçëm me mendime te ndryshme për atë që shihet në titull. Jemi
njerzë të frustruar , jemi bashkëkohës të një kohe nëpër të cilën po lundrojmë
pa e ditur të nesërmen . Kush na e solli këtë “dhuratë” të pasigurisë
elementare fizke e financiare. A e kemi merituar ?
Tradhtia
lindë me njeriun ; ajo si duket edhe trashëgohet . Asaj i japin forcë shumë
faktorë shoqëror , faktorë të cilët shpjegohen nga bashkëbiseduesit e mi. Për
deri sa Valon Segaqi thotë : Tradhtinë
nuk ju a solla unë, atë e gjeta në mesin tuaj! “, Perparim Demi shkruan
“Tradhtia lind nga egoizmi, smira, zilia, paaftësia, lakmia etj. Ideja
është se kur njeriu shpirt vogël kërkon te ketë më tepër nga çka meriton, me
tepër nga çka mundet, me tepër nga te tjerët, atëherë ai kërkon rrugët e
pandershme për ti pasur. Me një fjale tradhtia fillon nga karakteri i njeriut
te dobët. Tradhtia ne formën klasike duket si një fenomen njerëzor qe shfaqet
ne kushte specifike te mjedisit ku ai ndodhet.
Ne
realitet karakteri i dobët nuk lind nga mjedisi por nga vete njeriu dhe
zgjedhjet qe ai bën në jetë. Shumë nga ata qe bien ne grackën e tradhtisë
justifikohen se ishin te detyruar ta bëjnë pasi nuk kishin rrugë tjetër. Falls.
Ata kanë nevojë për justifikim pasi e ndjejnë veten se kanë kryer diçka te ulet
me pasoja negative për te tjerët, ndoshta dhe për një popull te tërë . Kështu
ata bëjnë jete te dyfishte. Nga njëra anë ne shoqëri paraqiten si njerëz të
ndershëm kur vete e dine se nuk ane te tille. dhe kjo i mundon. Ne raste kur
tradhtia e tyre behet publike ata bëhen agresiv
dhe akuzojnë te tjerët per atë qe e kane vete. Kanë nevoje qenësore te
mos jene te vetëm ne pandershmërinë e tyre, prandaj ndjehen mire ne një mjedis
te korruptuar.
Tradhtia
gjithmonë bashkë rrugëton me përfitimin, i cili dhe është motivi i saj. Pra kur
njeriu vendos te përfitoj diçka qe nuk i takon, atëherë kërkon rrugët e
mundeshe për ta realizuar atë dhe shpesh rruga e tradhtisë është me e
kollajshme, ndoshta dhe me e shpejta. Duke qene kështu, këta lloj njerëzish
bëjnë ç’është e mundur te futen ne politikë pasi aty ka fushë te gjerë për
përfitim dhe për tradhti te çdo forme. Ekziston shprehja se qe te merresh me
politik duhet te jesh ” i hurit dhe i litarit” , pasi politika është “kurve”,
pra te mos kesh karakter, te mos jesh i ndershëm, si rezultat te mos jesh i
besueshëm. Ne një shoqëri normale këto koncepte nuk zëne vend, ato i gjejmë ne
vende te prapambetura, ku sundon padrejtësia dhe dhuna. Shoqëria moderne
perëndimore promovon te kundërtën, prandaj flitet për një shoqëri te vlerave. “
Të shohim se çka mendon Bajram Kabashi
“Tradhtinë na e solli politika kuazi shtetërore e Kosovës se pas luftës
me politikanet e saj te pa ngritur dhe te pa emancipuar, ashtu sikur edhe
institucionet e brishta akademike te vendit, deri edhe ASHAKu.
Tradhtinë
na e solli falja antishqiptare te monumenteve kolosale kulturore/historike e
religjioze ortodokse te Kosovës, te cilat, pa pritur u shndërruan ne te
ashtuquajturat kishat dhe manastiret ortodokse serbe. Tradhtinë na e solli e po
na e sjell përditë mungesa e propagandës kombëtare shqiptare ne Kosove, mungesa
e propagandës shtetërore,kosovare ne vend. Tradhtinë na e solli xhamiizimi i
tepruar antishqiptar i Kosovës, ku prej dite nga xhamitë po na prodhohen
shqipfolës, qe janë per një hap tjeter te gatshëm te shndërrohen ne pjese te
miletit a umetit panislamik, te gatshëm per betejat ne favor te se
ashtuquajturës çështje muslimane.
Prandaj,
nëse duam te jemi te vetëdijshëm ashtu sic na takon si Shqiptar se kombi yne
duhet te mbrohet Sot e Menjëherë, atëherë kërkohet një ngritje e fuqishme
kulturore kombëtare shqiptare ne mbrojtje te shqiptarizmit dhe për te mos e
lejuar me tej kalbjen e ndërgjegjes kombëtare shqiptare,te kulturës,traditave,dokeve
e zakoneve shqiptare…” Nuk di sa pajtoheni me Bajramin, unë po.
Nikollë
Ujka e ka edhe ai mendimin e tij “Tradhtinë na e solli dhe e mbolli armiku,
inadi dhe injoranca po e mbajnë te gjalle ete forte. Udhëheqsia betohet për
popull e mundohet veç për veti. Populli
i shkret ka humbe besimin ne atë toke te bekuar qe lindi e rriti banat dhe
gjyshet tona,dhe po peshon se i cili
armike ashte ma i madhe dhe ma i forte. Plaste tupani i propagandës tradhtare.!
Petrit
Demo është më preciz , thotë se tradhtia është
e inxhinjeruar me inxhinjeret social
te përgatitur ne planet e tyre antishqiptare
Frederik
Jani i sheh rrënjët e tradhtisë të ngulura shumë herët në ne “Nëse flitet sot
për tradhti atëherë puna per mbjelljen e saj është mjaft e hershme dhe nëse
pranojmë se tradhtia ka ekzistuar dhe para 100 vjetësh atëherë rrënjët e saja
janë edhe me te hershme akoma . “ “Një
komb është i fortë kur ka tradita , zakone dhe besim religjioni te njëjte . Çdo
shtese religjioni dhe nëse është ne te njëjtin drejtim jep një rezultante vektoriale ( besimet janë
lëvizje te drejtuara prandaj si vlere fizike mund te trajtohen si vektorë ) me
te vogël se shuma e absolute e këtyre vektorëve .
Ne
rastin e shtesës se një besimi fetar ne kahje te kundërt me besimin ekzistues
rezultantja vektoriale matet si diference e vektorëve . Masa e një vektori
është vlera e ndjekësve te një lloj besimi . “ …”Produkt i këtij investimi
pesëshekullor është dhe grithë mos dakortesia me veprimet e qeveritareve te
këtyre viteve te fundit . Ata nuk linden papritur te tille . Mbi ta është
investuar për te prodhuar politike te tille përçarëse dhe sunduese . .. Mpirja
trunore vazhdon fatkeqësisht . ( nga
Frederik Jani )
Boro
Zotaj :
“ nuk e di , por pyetja nuk shtrohet drejt ….. sepse është pune dreqi ,
kur gjerat e kombit e vendit tone nuk shkojnë mire , menjëherë e kemi te
thjesht te shprehemi se kemi tradhti e tradhtar…… por me qe jemi tek tradhtaret
mendoj se patjetër qe kemi tradhtar , ata janë historikisht me ne te lëne nga
pushtuesit , ata janë midis nesh e për dreq punojnë dhe manipulojnë këdo qe
dëshpërimin e tyre e lidhin me keqadministrim shtetëror te vendit dhe
kontingjent i tyre bëhen edhe ajo pjese e cila për interesa personale
bashkëpunon kundër vendit…. ne ketë periudhe te kombit tone qe mazhoranca jone
kërkon me nxitim ti bashkohemi perëndimit qe na ka munguar , shikohet një
lëvizje e fuqishme fetare qe kërkon me fanatizëm rikthimin ne shekullin e
kaluar ….. padyshim sot këta mund te
konsiderohen me tradhtaret e me te rrezikshmit…. e për dreqin tone lufta me ta
duhet te jete e menjëhershme , me kurajë e kujtdo shqiptari qe i dhimbset vendi
, kjo lufte do te jete e gjate …. shume e gjate…. ne nuk duhet ta
nënvleftësojmë “
Agron
Bytyçi : “mendimi ime është se problemi
ka filluar tek ne qe nuk ishim te lidhur mirë me njeri tjetrin atëherë çfarë
ndodh këtu… domethënë fajtor për çdo gjë jemi vet kështu mendoj unë “
Ja
si mendon David Deti Çelo : ”Lirinë nuk
jua solla unë atë e gjeta midis jush tha i madhi Skenderbe….Tashti te vimë tek
tradhtia ,qe për mendimin tim është e lidhur po nga ata njerëz , por qe
transformohen ne tradhtare aty ku hyn paraja e fituar pa zor dhe te mirat
materiale ….Ata qe për interesa te ngushta e meskine për hir te parëse armikut
i thonë vëlla padishahut i thonë baba, e figurave te ndritura i transformojnë
ne hiç …Tradhtinë nuk e solli askush ,,?!!!JJOOO atë e sjell dikush nëpërmjet
imponimit e ky dikush është trekëndëshi turkoserbogrek qe nëpërmjet fesë e pagesave te majme për
kokat tradhtare, te injektoje e te imponoje nëpërmjet errësirës se INJORANCES,
tradhtare te vegjël qe pa dëshirën e tyre indoktrinohen e bëjnë shpërlaje truri
ne objektet e kultit përreth qe mos me u qa i kemi me shumicë … Tradhtinë e
kemi mes nesh dhe e kemi pasur dhe me pare ,e ja kemi treguar vendin gjate
historisë; Tradhtaret nuk i hynë ne sy as edhe padroneve qe i ushqejnë Ata
përfundojnë ne kerrma pa varr e ATDHE.
Edhe
unë pajtohem me Lis Bukurocen “
Tradhtinë nuk e solli askush. E gjeten në brendinë tonë…”