Kulturë
Xhevahir Cirongu: Pelikani
E hene, 05.07.2021, 05:32 PM
Xhevahir Cirongu
Pelikani
Një
fije tërshëre aty kish’ mbirë,
në
lavjerrsin me fara të thata lëshuar,
padyshim
dhe fjala me bukë atje ishte shkruar.
Në
atë livadh kish’ çelur edhe tërfili,
nën
hijen e degëve të ullirit,
flisnin
nën zë të gjitha kujtimet.
Më
tutje një plak flokëthinjur,
te
ajo barakë e vjetër këndonte,
puiza
e erës e gjethet ison ia mbante.
Dielli
qershorit në qiell puthte një re,
më
vështronte edhe mua tek qëndroja,
sigurisht,
ulur këmbëkryq te ai ulli,
plisat
e dheut i përkëdhela si fëmi.
Pas
pak afrohet edhe një gjinkallë,
në
trungun e një arre me këngën e saj,
merrja
këngës bashkë me mua më thotë;
se
pas vapës do kemi shi prapë !
Në
shaminë e grisur të asaj reje,
dielli
filloi të na buzëqeshte sërish,
Pelikani
fluturoj drejt qiellit,
vargun
e poetit ta çonte te ajo re.
Dt. 20 qershor 2021