Faleminderit
Gjekë Gjonaj: Gjergj Hasanaj, personalitet me merita në fushën e arsimit, kulturës dhe folkloristikës shqiptare
E diele, 18.04.2021, 11:27 AM
Gjergj Hasanaj, personalitet me merita në fushën e arsimit, kulturës dhe folkloristikës shqiptare
Nga
Gjekë Gjonaj
Trieshjanët
e kanë në gjen arsimin. Këtë a kanë dëshmuar disa personalitete të njohura të
arsimit dhe kulturës mbarëshqiptare  nga
ky cep i Malësisë,  që në fillimet e
shekullit XX , të cilët u diplomuan në universitetet më të njohura
evropiane  të kohës, ku edhe fituan
titujt më të lartë shkencorë të profileve të ndryshme  dhe 
ushtruan detyra të larta në disa shtete të Evropës dhe Amerikës.  Ata, natyrshëm , kanë qenë  shembull dhe 
frymëzim për brezat e rinj trieshjanë 
në kërkim të dijes. Duke e njohur  jetën dhe veprimtarinë e këtyre  intelektualëve të mirëfilltë  them se lista e trieshjanëve të arsimuar
është shumë e gjatë.  Por, në atë
listë  njerëzish të arsimuar
gjithsesi  prijnë  mësuesit, të cilët  me punën e tyre me përkushtim kontribuuan në
misionin e tyre fisnik  të dhënies së
dijes  dhe edukimit të   brezave të rinj. Paralel me këtë
mësuesit  i kontribuan shoqërisë
shqiptare të Malësisë dhe trevave tjera shqiptare në Mal të Zi  që të ruajnë, mësojnë, zhvillojnë dhe
kultivojnë gjuhën e bukur shqipe. Në atë listë mësuesish  dhe mësimdhënësish  të artë të gjysmës sëdytë të shekullit 20
vend të merituar zë edhe protagonisti i këtij shkrimi përkujtimor,  Gjergj 
( Marash ) Hasanaj, nga fshatiStjepoh i Trieshit.  Kthimi i tij nga Prishtina në vendlindje  me diplomën e mësuesit, që e mori në Shkollën
Normale ishte  jo vetëm një  gëzim i papërshkrueshëm   për të personalisht e  familjarët e tij, por kishte rëndësi të madhe
për arsimimin dhe edukimin e   
bashkëvendësve të tij, nga të cilët nuk u nda që nga viti 1954 e deri në
vitin 1972, kur u detyrua të marrë rrugën 
pa kthim të  mërgimit, në
Detroit-SHBA.
Sot
kur e kujtoj  këtë mësues model, arsimtar
të gjuhës dhe letërsisë shqipe, drejtor shkolle, mbledhës të folklorit e
bamirës, kam para sysh  njeriun e
mirë  e modest me vlera të  veçanta, 
intelektualin e pajisur me dije dhe i edukuar në frymën kombëtare,
punonjësin serioz e cilësor të arsimit, 
drejtuesin e suksesshëm  të
shkollës dhe të afërm   me kolegët e
bashkëpunëtorë. Për mua mbetet i paharrueshëm bashkëpunimi i tij me  babain tim, e kolegun e tij të shtrenjtë e të
besueshëm , Gjon Gjonaj, deri në ndarje 
të rrugëve të jetës së tyre. Bashkëpunimi i tyre   si kolegë në fushën e arsimit dhe fusha të
tjera me rëndësi shoqërore, kishte zgjatur plot 18 vite. Detyrat e sfidat që i
zgjidhnin bashkërisht, dhe me disa kolegë të tjerë,  qenë me rëndësi të madhe. Rezultat i këtij
bashkëpunimi ishte respekti i ndërsjellë, gatishmëria për të ndihmuar
njëri-tjetrin si dhe sinqeriteti i gjithanshëm për të mbështetur  njëri - tjetrin në çdo situatë sado e
vështirë apo e rrezikshme qe ajo për momentin.
Sukseset
dhe meritat e Gjergj Hasanajt  në fushën
e arsimit, kulturës dhe folkloristikës 
shqiptare  janë të shumta dhe të
një rëndësie të veçantë, që  nuk mund të
përmblidhen  në një shkrim të vetëm
gazetaresk. Ato janë të mundshme të pasqyrohen 
vetëm në një monografi  eventuale
të tij, të cilën  e meriton. Pa asnjë
mëdyshje. Megjithatë po fokusohem në disa nga 
të arriturat e tij  që kanë lënë
gjurmë të pashlyera në  jetën arsimore
dhe kulturore  jo vetëm në Triesh,
por  edhe më gjerë.
Ky
njeri i rrallë, i rritur e i  shkolluar
në varfëri të skajshme, në një mjedis 
patriarkal, me rregulla fisnore, në një sistem komunist, kur çdo veprim
atdhetar konsiderohej si armiqësi, i tejkaloi sfidat e kohës. Me fillimin  e punës në shkollë, e cila kishte statusin
katërvjeçar,  i vuri vetes për detyrë që
ajo të rritej. Dhe, falë angazhimit të tij dhe përkrahjes së mësimdhënësve të
tjerë, ia doli të realizojë dëshirën dhe vullnetin e tij, por edhe ëndrrën e
trieshjanëve arsimdashës, që shkolla ekzistuese katërvjeçare   të rritet në shkollë  të plotë tetëvjeçare.  Për meritat e tij të mëdha  në 
hapjen e shkollës tetëvjeçare dhe zgjidhet  drejtor i parë i saj, detyrë të cilën e kreu
me sukses gati dy dekada.  Përveç kësaj
me angazhimin e tij të matur, me mençurinë që kishte, por edhe me përkrahjen pa
rezervë të mësuesve përparimtarë  të
shkollës arriti që  ta pagëzojë shkollën
me emrin e heroit tonë kombëtar “ Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”. Ishte kjo një
vepër madhështore dhe pothuaj e pamundur për kohën, me të cilën mburren sot e
përgjithmonë trieshjanët. Në kontesktin 
dhe rrethanat e kohës  në të cilën
shkolla  e Trieshit emërohet me emrin e
prijësit tonë legjendar mund të vlerësohet si një shembull patriotizmi, të
cilin edhe sot  ia kanë lakmi  disa shkolla 
me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi.
Gjergj
Hasanaj e arriti kulmin e krijimtarisë së tij , si mbledhës i folklorit burimor
shqiptar në Malësi të Madhe dhe në mesin e shqiptarëve tjerë në Mal të Zi .
Mbasi  mblodhi dhe sistemoi këngët e   ndryshme nga thesari ynë popullor   botoi veprën “ Malësori këndon” në vitin
1971. Pas botimit të kësaj vepre të rëndësishme për folkloristikën shqiptare
nuk pati një jetë të qetë e të rehatshme nga pushteti, për ç ‘arsye u detyrua
të braktisë  vendin e tij që e donte me
gjithë zemër e shpirt dhe të shpërngulet në Amerikë, ku edhe vdiq në vitin
1978  në rrethana ende të
pazbardhura.  Vepra dhe  personaliteti i tij  duhet të nderohet dhe të respektohet për
kontributin e madh që dha  në profesionin
e arsimtarit dhe  në vjeljen e folklorit.









