E diele, 28.04.2024, 06:04 AM (GMT+1)

Mendime

Berti Lera, si modeli i përfaqësuesit të komunitetit: i gatshëm, i papërtuar dhe i kudogjendur

E premte, 12.03.2021, 10:17 PM


Vlora është një ndër qytetet e Shqipërisë ku jetojnë arumunët. Kjo pakicë kombëtare banon në fshatrat: Selenicë, Armen, Mekat, Bunavi, Bestrovë, Cerkovinë, Skrofotinë, Zvërnec, Beshisht. Edhe pse emigracioni drejt vendeve fqinje i ka prekur komunitetet e këtyre fshatrave, sërish ka banorë që kontribuojnë aktivisht në zonën ku jetojnë.

Berti Lera, kryeplaku i fshatit Mekat (2) është një ndër ta.

Si zor se mund të gjesh një kryeplak që të ketë respektin dhe mbështetjen e banorëve si ai.

Prej disa vitesh në këtë pozicion z. Lera është modeli i përfaqësuesit të komunitetit: përherë i gatshëm, i papërtuar dhe i kudogjendur.

Portali “arumun.com” bisedoi me të të dielën e 7 marsit 2021 gjatë një vizite në fshatin Mekat të komunës Shushicë në Vlorë.

Ja si i pergjigjet kryeplaku Lera pyetjes sonë:

Arumun: "z. Lera ne kemi parë një simpati shumë të madhe të banorët për ju. Si mendoni ju ku qëndron çelësi i kësaj mbështetjeje që ju gjeni tek banorët?

Berti Lera: “Unë do të flas në gjuhën tonë....

Janë këta të mirë, pa jam unë i mirë. Më duan ata, bëjnë për mua dhe unë dua apo jo, do të bëj për ata . Jemi të gjithë bashkë, ne jemi të gjithë rrëmënj. Është gjynah të mos duam njeri-tjetrin, të mos dimë gjuhën tonë.

Ndaj për ne është ditë e madhe të kemi një shkollë, të mësojmë gjuhën tonë. Duam edhe një palë veshje siç i kanë pasur të parët tanë.

Ne nuk i blejmë dot, po na ndihmuat ju. Ne këto duam, shkollën duam që të mësojmë dhe një palë kostume që fëmijët të këndojnë, të dalin si gjithë të tjerët. Ne këto duam. Kush është ai është që nuk e do gjuhën e nënës, ta flasë? Kush është ai që nuk e do gjuhën. Ne pse të mos e duam gjuhën tonë.

Fëmijët mezi presin, ata gëzojnë më shumë se ne. Duam ta mësojnë, ta flasin e ta shkruajnë. Duam ta thonë: "që ne jemi rrëmënj". Të mos kenë turp të thonë: ne jemi rrëmënj".

Ne kemi shumë njerëz në pozita të larta si: pedagogë, ministra etj”.

Gjatë kësaj vizite Fondacioni “Harriet Martineau” me seli në Tiranë nderoi me mirënjohje këtë fshat pikërisht për të gjithë kontributin që ai jep në ruajtjen e traditës dhe të  vlerave të pakicës arumune.

Kjo mirënjohje fshatit MEKAT, komuna Shushicë, Vlorë ju dorëzua në sy të të pranishmëve  kryeplakut Berti Lera  me motivacionin:

“Në shenjë respekti dhe falënderimi për të gjithë mbështetjen dhe për dashamirësinë e treguar në ruajtjen e vlerave dhe traditave kulturore dhe gjuhësore rrëmënje”.

Të pranishëm në këtë takim ishin: Ligor Doko, Sokrat Koreta, Mihal Gerveni, Mihal Doko etj., fëmijë, burra e gra, pjestarë të komunitetit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora