| E premte, 12.03.2021, 10:17 PM |
Vlora është një ndër qytetet e Shqipërisë ku jetojnë arumunët. Kjo pakicë kombëtare banon në fshatrat: Selenicë, Armen, Mekat, Bunavi, Bestrovë, Cerkovinë, Skrofotinë, Zvërnec, Beshisht. Edhe pse emigracioni drejt vendeve fqinje i ka prekur komunitetet e këtyre fshatrave, sërish ka banorë që kontribuojnë aktivisht në zonën ku jetojnë.
Berti
Lera, kryeplaku i fshatit Mekat (2) është një ndër ta.
Si
zor se mund të gjesh një kryeplak që të ketë respektin dhe mbështetjen e
banorëve si ai.
Prej
disa vitesh në këtë pozicion z. Lera është modeli i përfaqësuesit të
komunitetit: përherë i gatshëm, i papërtuar dhe i kudogjendur.
Portali
“arumun.com” bisedoi me të të dielën e 7 marsit 2021 gjatë një vizite në
fshatin Mekat të komunës Shushicë në Vlorë.
Ja
si i pergjigjet kryeplaku Lera pyetjes sonë:
Arumun:
"z. Lera ne kemi parë një simpati shumë të madhe të banorët për ju. Si
mendoni ju ku qëndron çelësi i kësaj mbështetjeje që ju gjeni tek banorët?
Berti
Lera: “Unë do të flas në gjuhën tonë....
Janë
këta të mirë, pa jam unë i mirë. Më duan ata, bëjnë për mua dhe unë dua apo jo,
do të bëj për ata . Jemi të gjithë bashkë, ne jemi të gjithë rrëmënj. Është
gjynah të mos duam njeri-tjetrin, të mos dimë gjuhën tonë.
Ndaj
për ne është ditë e madhe të kemi një shkollë, të mësojmë gjuhën tonë. Duam
edhe një palë veshje siç i kanë pasur të parët tanë.
Ne
nuk i blejmë dot, po na ndihmuat ju. Ne këto duam, shkollën duam që të mësojmë
dhe një palë kostume që fëmijët të këndojnë, të dalin si gjithë të tjerët. Ne
këto duam. Kush është ai është që nuk e do gjuhën e nënës, ta flasë? Kush është
ai që nuk e do gjuhën. Ne pse të mos e duam gjuhën tonë.
Fëmijët
mezi presin, ata gëzojnë më shumë se ne. Duam ta mësojnë, ta flasin e ta
shkruajnë. Duam ta thonë: "që ne jemi rrëmënj". Të mos kenë turp të
thonë: ne jemi rrëmënj".
Ne
kemi shumë njerëz në pozita të larta si: pedagogë, ministra etj”.
Gjatë
kësaj vizite Fondacioni “Harriet Martineau” me seli në Tiranë nderoi me
mirënjohje këtë fshat pikërisht për të gjithë kontributin që ai jep në ruajtjen
e traditës dhe të vlerave të pakicës
arumune.
Kjo
mirënjohje fshatit MEKAT, komuna Shushicë, Vlorë ju dorëzua në sy të të
pranishmëve kryeplakut Berti Lera me motivacionin:
“Në
shenjë respekti dhe falënderimi për të gjithë mbështetjen dhe për dashamirësinë
e treguar në ruajtjen e vlerave dhe traditave kulturore dhe gjuhësore
rrëmënje”.
Të
pranishëm në këtë takim ishin: Ligor Doko, Sokrat Koreta, Mihal Gerveni, Mihal
Doko etj., fëmijë, burra e gra, pjestarë të komunitetit.