Mendime
Idriz Zeqiraj: Thirrje strukturave të LDK-së
E merkure, 10.03.2021, 08:20 PM
THIRRJE STRUKTURAVE TË LDK-SË,
PJESËMARRËSE
MË KUVENDIN E 14 MARSIT
KRYESISË
TË LDK-SË, NË VEÇANTI
E
ARDHMJA U PËRKET REFORMATORËVE;
QYQARËT
HESHTAKË, JANË DESHTAKË
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Akademik
Isa Mustafa, as kryetar dhe as i dorëhequr, deklaroi se në Kuvendin Zgjedhor të
14 marsit, do të zbatohet, pikë për
pikë, statuti i LDK-së! Ndërkohë, është ky statut, që ka mundësuar riciklimin,
rizgjedhjen e Isa Mustafës kryetar të LDK-së, në dy Kuvendet "Zgjedhore",
(8 dhe 9), farsë e maskaradë.
Dihet,
lidershipi klanor, brenda kryesisë qendrore të LDK-së, ka përgaditur dhe
kontrolluar, "xhandarmërisht", të gjithë rrjedhën
"kuvendore", në dy seancat 30 minutshe! Kryesia e punës, e përbërë
nga lidershipi klanor, ka vënë në votë, të ndarë, i parë dhe i dytë, duke
votuar arbitrarisht, fiktivisht e turpërisht, me aklamacionin provokativ,
ngritje dore. Votim tipik komunist, stalinist!
E
vetmja risi e këtij Kuvendi të pritshëm, është votimi i fshehtë. Por, janë po
ato struktura zgjedhëse: Kuvendi zgjedh kryetarin, ndërsa Këshilli i
Përgjithshëm zgjedh Kryesinë e LDK-së. Të dyja këto struktura kanë qenë të
paligjshme, në Kuvendin e 9-të, më 2019, duke prodhuar kryetar dhe kryesi të
paligjshme. Këtë fakt, këtë paligjshmëri, e ka denoncuar, madje, botërisht, Dr.
Vjosa Osmani, atëbotë, Nënkryetare e LDK-së, duke deklaruar se lidershipi dhe
strukturat e LDK-së, nuk kanë legjitimitet, për ta udhëhequr partinë, sepse,
prej disa vitësh, nuk janë provuar me votën e fshehtë demokatike.
"Zemërimi
i Zeusit", i lidershipit klanor, ishte i tmerrshëm dhe mori vendimin
fatal, për LDK-në dhe Kosovën, hakmarrës, për përjashtimin e Vjosë Osmanit nga
strukturat e partisë. Si vendimmarrësit, ashtu edhe votuesit, nga Këshilli i
Përgjithshëm, u turpëruan me fund, sepse qyqarët, servilët, dallkaukët, nuk
kanë të ardhme, janë të dënuar me dështim.
Kuvendi
i 14 marsit, nuk ka fije legjimiteti, për të zgjedhur as kryetar dhe as kryesi.
E shumta që mund të bëjë ky Kuvend, është zgjedhja e ekipit organizativ ose Këshilli
Organizativ, për përgaditjen e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme, që do të
mbaheshin pas disa muajve, si dhe ndryshimin tërësor të statutit aktual të
LDK-së.
Ata
që e kanë planifikuar thirrjen e këtij Kuvendi, më 14 mars, duhet ta bisedonin
rendin e ditës: me anëtarësinë, e cila është më së paku e fajshme, për gjendjen
e krijuar në LDK-e. Pastaj me strukturat e partisë. Dhe, fare pak aprovim duhet
të keni nga kryesia, e cila është bashkë-fajtore me ju, lidershipin e partisë.
Në
vend që të vendosni, dhunshëm e shpërfillshëm, për një Kuvend zgjedhor, duhet
të kishit menduar e vendosur, për një Kuvend përgaditor, për zgjedhje të
pritshme, si dhe ndryshimin e statutit të partisë. Kjo do të ishte edhe
prorosia, për strukturat pjesëmarrëse në Kuvend, që ata, të përgaditën, me
propozimet dhe sugjërimet e tyre, do të kontribuonin, për ekipin përgaditor
zgjedhor dhe amandamentet statutare.
Përpjekja
dëshpëruese, për ta vazhduar stutusquon, me retushime e harnime kozmetike, do
të ishte përçarëse dhe dështuese. Mjaft më heshtje qyqare dhe skllave! Askush
nuk është i tepërt për LDK-në. Asgjë nuk duhet të bëhet në frymën e linçimit,
përjashtimit, injorimit dhe, aq më pak, hakmarrjes.
Përkundrazi,
me organizimin e zgjedhjeve brenda-partiake në LDK-e, u jipet mundësi e
barabartë të konkurrencës edhe udhëheqjes aktuale, madje, papërjashtim. Por,
edhe atyre që janë larguar me bërrylime, janë pasivizuar, kanë abstenuar ndër
vite në zgjedhje, duhet dhënë shanse dhe hapërsirë aktivizimi. Vetëm të
bashkuar, mund ta ringrisim, sërishmi, LDK-në, e cila, padyshim është e
veçantë, është aset kombëtar, pa të cilën, Kosova do të jetë e çalë, rakitike.