Mendime » Xharra
Fahri Xharra: “Presidium Pompei “ në Dardani
E diele, 27.12.2020, 01:35 PM
“Presidium Pompei “ në Dardani
Nga Fahri Xharra
E
kemi fjalën për qytetin e Aleksincit që sot fatkeqësisht është në Serbi. Jo
fort larg nesh , jo fort larg Prishtinës por është në Serbi . E pse
në Serbi kur edhe aty flitej më shumë shqip se çdo gjuhë tjetër
,përgjigjen e gjejmë në pushtimin 450 vjeçar otoman dhe
pastaj edhe Konferencën e Berlinit 1878 dhe vendimet e saja, kur
otomanët i ndihmonin rusëve për ndarjen e tokave tona. Nejse , kjo
është e kaluar ; neve na mbetet vetëm të shkruajmë historinë e së kaluarës, në mënyrë që kanceri turko- serb mos te
na e përgatitë ndonjë metastazë të re në tokat që na kanë mbetur.
Të
shënojmë se vet serbët e shkruajnë : : Pra territori i sotëm i komunës së
Aleksincit ka qenë i banuar që nga koha e neolitit . Grupi më i madh e
vendbanimeve i takonte Kulturës së Vinçës ( “Teritorija današnje opštine
Aleksinac bila je naseljena od perioda mla?eg kamenog doba – neolita. Najve?i
broj naselja pripadao je vin?anskoj grupi. Ona je dobro naseljena i u anti?ko
doba naro?ito leva strana Južne Morave.” )
Serbët
e shkruajnë edhe këte — Shënimet më të vjetra për për vendbanimet serbe
në tokat e Komunës së Aleksincit datojnë që nga shekulli i 14-të.– (??????????
??????? ? ???????? ??????? ???????? ?? ???????? ?????????? ??????? ?????????
????? ?? ????? XIV ???? ? ??: ? ?????????, ??????, ????? ? ???????)
Pra
është normale se këtu e më gjer nuk kishte serb . Këtu e kemi një paqartësi
sepse aty ishin shqiptarët e fesë ortodokse , dhe dardanët e dikurshëm që
romakët i gjetën dhe i pushtuan aty .
Serbët
mundohen të ndërrojnë historinë e banorëve të këtuhit duke shkruar që romakët i
gjetën keltet dhe skordisket ( Të cilët banonin mbi Lumin Danub fxh ) dhe e
harrojnë se hartat që vet i postojnë flasin ndryshe.
Qëllimi
i shkrimit është Praesidiumi Pompei, një bazë e madhe ushtarake romake , në
vijën lidhëse rrugore me rëndësi të madhe në mes të veriut të Moesisisë së
Epërme dhe Azisë së Vogël.
Presidium Pompei ishte vend i urbanizuar i Romes , nga shek i parë e deri në atë të katërtin pas Kr. Në këtë anë të lumit Morava ishin edhe qendrat tjera l Naisi, Praesidium Dasmini dhe Horreum Margi . Këto 4 vendbanime ishin qendra të mëdha të komunikimit. Jeta e gjallë e këtyre anëve zgjati deri me ardhjen e Hunëve në shek, e 4-t.
Në
kohën e antikës -shkruajnë burimet serbe Presidium Pompei isht me plotë burime
të lëndëve të para , ashtu edhe me drithë dhe metale. ( lexo.Kulturën e Vinçës
:)” Këtu janë gjetur edhe mbetjet e Vilave rustike të
tipit pagus ose vikus
Edhe
diçka nga lakmia serbe për një histori të huaj që duan ta përvetësojnë por
faktet flasin ndryshe edhe nga vetë shkrimet e tyre ;”Marcelini dhe Priseku në
kronika e tyre për vitet 441-442 e përmendin shkatërrimin e
Viminicianumit,Naisusit, Singidunumit
dhe vendeve tjera të Ilirisë .( Pra, të Ilirisë fxh )
(??? ? ???????? Praesidium Pompei ???????? ?? ?????? ??????? ? ???????????
???????? V ????. ???????? ? ????? ? ?????? ????????? ?? 441-442. ?????? ??????
???????? ????????????, ???????, ??????????? ? ?????? ??????? ? ???????.)
Këtu
është gjetur epigrafi i anëtarit të Kohortes romake të Aurel Dardanit me të
gjitha përgatitjet e tija ushtarake të kohës.
Pas
shkatërrimit të Presidiumit Pompei nga hunët vjen renovimi i viteve
535-555 të Justinianit .
Serbët e patën fatin që si një grup i të ardhurve të menaxhohen nga Bizanti si krah pune , dhe nga turku t`i marrin tokat tona . Nejse, e kaluar !
Referencat
;
-?????
????????, ?????? ?????? Praesidium Pompei, ??????? ? ???????????? ??????, ??? ?
????????? 5, ???. 205-226, ???, 2005.
-http://www.muzejaleksinac.org/praesidium-pompei-3/
-?aslav
Vasiljevi?, caslavvasiljevic.wordpress.com