E shtune, 27.04.2024, 10:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Ali Caka: Përurohet libri "Vibrimet e shpirtit shqiptar"?

E premte, 14.11.2008, 03:55 AM


Dashamirë të librit,
 
Ju njoftojmë se në Londër më 15 nëntor nën organizimin e gazetës në gjuhën shqipe "The Albanian",  promovohet libri me titull "Vibrimet e shpirtit shqiptar" i kompozitorit dhe muzikologut Profesor Akil Koci.

Fjalën e rastit do ta thotë z.Petrit Kuçana kurse për librin do të flasë redaktori i librit Accademik z.Kopi Kyqyku, profesor në Universitetin e Bukureshtit.

Ky libër me 1 shtator është promovuar edhe në Tiranë, në kuadrin e Takimeve të Alb- shkencës.
Po ashtu, më 26 nëntor në lokalet e Bibliotekës Nacionale kroate në Zagreb, organizuar nga Shoqata e grave shqiptare "Drita" bëhet promovimi i librit edhe në kuadrin e "Ditëve të kulturës shqiptare" që mbahen prej 22 deri më 27 nëntor në Zagreb. Fjalën e rastit do ta thotë Don Ndue Ballabani.


Përcolli për ju,
 
Ali Caka, Prishtinë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora