E shtune, 27.04.2024, 11:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Mazllum Saneja: Bota e ndjeshme poetike e Julia Gjikes

E enjte, 13.11.2008, 09:02 PM


Mazllum Saneja
ESE

 

BOTA E NDJESHME POETIKE E JULIA GJIKES

/ Julia Gjika: ‘Muzg’, Botimet ‘ SNAJ’, Tirane, 2008/

 

Nga Mazllum Saneja

 

     Nuk di nga te ia nis kete shkrim per poeteshen Julia Gjika, per boten e saj te ndjeshme  njerezore dhe poetike, qe misheron vetite me te mira e me hyjnore te njeriut cfare eshte Dashuria, Dhembshuria e Meshira per te tjeret brenda races njerezore.

     Duke lexuar me kujdes librin e saj te fundit “Muzg”, lexuesi i vemendshem nuk ka se si te mos ngasherehet e te mos ndiej forcen poetike te poeteshes.

     Julia Gjika – autore e disa vellimeve poetike, poeteshe qe nga fillimi i karrieres se  vet poetike, jo vetem me temat dhe motivet qe i ka shtruar ne poezine e vet, gjithnje ka zgjuar interesimin dhe kersherine e lexuesve dhe te kritikes letrare.

      E lindur ne qytetin e Gjirokastres, ku me vone  do te braktise Shqiperine  dhe, me 1996 se bashku me familjen e vet vendoset ne Amerike. Me vete merr mallin e lektisur ndaj vendlindjes sikunder qindra e mijera shqiptare te tjere te merguar, dhe nostalgjine e pafund ndaj vendlindjes, do ta perjetesoje ne poezine e vet.

      Kjo poezi eshte e pershkuar me ate ndjeshmerine delikate e karakteristike te femres; ndaj, pikerisht mendimi kontemplativ dhe ndjeshmeria e vacant e bejne Julia Gjiken  nje individualitet te fuqishem poetik. Mendimi intelektual te Julia Gjika eshte i mberthyer me mallin e papershkrueshem per Atdheun, per vendlindjen; eshte i mberthyer me hidherimin dhe pezmin e vetedijes apo te njohjes mbi ngathtesine e njeriut bashkekohes dhe, pamundesine  qe t’i humanizoje raportet ne shoqerine njerezore.Humanizmi ne boten poetike te Julia Gjikes eshte nje humanizem pa patos dhe pa fjale te medha. Dhe, kjo e ben autentike  dhe symprehte  karshi realitetit qe nuk pajtohet dot dhe botes se dehumanizuar, ku dhembja dhe e keqja  jane te pafundme .

        Duke lexuar me vemendje dhe kenaqesi  vepren poetike  te Julia Gjikes “Muzg” habitemi dhe mahnitemi me artin e saj te fuqishem poetik, qe ngerthen ne vete nje karakter antropologjik: “C’ eshte njeriu?”:

 

        Nuk di kush jam

        Me thuaj, te lutem,

        Kush jam?

 

        Une nuk e njoh me veten time,

         me veten nuk ngjaj 

                               (“Metamorfoza”)

Porsi Hamleti i Shekspirit qe shtron pyetje para botes, edhe poetesha jone gjithnje pyet veteveten:

 

          C’ po bej une ketu?

          Nuk eshte enderr,

          Kjo bote s’kish nevoje per mua…

 

          Cfare bej une ketu ?

           Pa vendlindjen –

           nje dru I vetmuar.

                            ( C’ po bej une ketu”)

 

 

A thua nuk fshihet ketu gjithe ai pezem i hidhur i poeteshes sone ne emigracion, e cila personifikon dramen tone te mergimit jo vetem te popullit tone . Po , poetesha jone nuk bie ne deshperim patetik dhe, tragjiken e te qenmes njerezore e ngre duke e krijuar dhe ndertuar triumfin shpetimtar dhe, heroin e vet lirik  e ngre ne nivel te nje heroizmi stoik dhe te vertete. Nje heroizem i privuar prej cdo patetike.

      Duke jetuar dhe vepruar atje larg ne Amerike, ne Lancester, poetesha do te shkruaj poezite me te fuqishme , atehere kur kendon per shkrimtaren e madhe angleze Virginia Wolf apo emigranten gjermane Katerina Livergood, e vecmas kur vihet ne mbrojtje te zezakes Roza Parks, e cila u be ikone e mbrojtjes se te drejtave te zezakeve  ne luften kunder racizmit.

       Poetesha Julia Gjika si nje humaniste e kesaj bote marramendese, ku gjithnje me teper ka zene te bie sistemi i vlerave me humane dhe sublime, ajo gjen akoma force ne vetvete te shkruaj per dy figura te ndritshme te historise njerezore Nenen Tereze dhe Anna Frank.

      Nje cikel te vecant poetesha Julia Gjika do te ia kushtoje Kosoves, qe perjetoi netet e gjata te Bartolomeut mes thikash. Me nje mall te pashkruar dhe ngasherim te thelle poetesha jone priti diten e lumtur  te kapercej kufirin shqiptar te ndare me dysh:

 

          E kaperceva kufirin dhe erdha

          ne zemren tende , Kosove,

          bash ne zemren time.

          Do te fle te ty, e shkela kufirin

          pertej kufirit,

           nen qiellin qe dje ish ndare me dysh…

                                                    (“Kufiri”)

 

       

Julia Gjika
Ne boten poetike te Julia Gjikes gjithnje do te kthehet dhe ravijezohet  tabloja e femijerise dhe peizazhet e vendlindjes, figurat e dashura dhe te paharrushme te gjysherve, te prinderve dhe familjes se saj te shkaperderdhur ane e kend botes. Te gjitha keto imazhe jane te pershkruara me tone te dridhshme e ngjyra malli.

        Dhe, si te mos trazohet foleja ime shpirterore e te mos njejtesohem nje me poeteshen kur shkruan dhe kendon per Nenat :

 

       Kur nenat nuk jane me midis nesh,

       Ne qajme per to.

       Edhepse jemi thinjur

       brenda nesh, te vendi fshehte,

       loti yne behet det

       kur zemra mbytet…

                          (“Kur nenat nuk jane me…”)

 

 

            Mbase brenda ketij shkrimi te shkurter nuk pata pretendim qe ta prezantoj ne teresi figuren krijuese te poeteshes Julia Gjika, po vetem te ve ne spikame disa tipare te poetikes se saj te fuqishme , te gjuhes se sakte intelektuale, simbolike dhe metaforike te poeteshes, e cila ne menyre brilante korespondon me kohen dhe boten qe na rrethon.

             Duke e perfunduar kete interpretim te shkurter te poezise se Julia Gjikes, me duhet gjithsesi te shtroj pyetjen: “Cfare eshte poezia nese nuk i shpeton popujt as njerezit”(Czeslaw Mi?osz).

              Mbase pergjigje me te mire se poezia vete, e cila i flet njeriut, nuk ka!

 

 

Varshave,

fillimi i nentorit 2008                                                   MAZLLUM  SANEJA     

       



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora