Kulturë
Diktatori i Lekë Tasit
E shtune, 08.11.2008, 06:08 PM
Zbulohet piktura e diktatorit Prej 30 vitesh në sëndukun e Lekë Tasit Frikë edhe sot: “është e rezikshme!”
Lekë Tasi
Veprat e Fshehura
Diktatori zë vendin kryesor në tabllo dhe është vendosur sipër, mbi të gjithë skenat e tjera. Koka e tij është koka më e madhe, vendosur si në një piedestal, me një buzëqeshje të ngrirë dhe duket sikur piktori e ka marrë nga një pikturë tjetër.
Vendosja e kokës së tij në pjesën e sipërme të panosë duket si paraqitje e një portreti pllakatesk i banderolave të ditëve të parakalimeve, por paraqitja e diktatorit me shall veterani, pi verë e thith cigare duket si personazh prezent në këtë ngjarje...
Piktura e rrezikshme del nga sënduku
Nuk do të desha që këtë tekst ta nisja duke e përmenduar realizmin socialist, por ai na hyn në punë për të përballur të kundërtën e tij, e cila sot duhet gjurmuar, shfaqur, sistemuar, vlerësuar dhe publikuar, për arsye të diferencimit të jetës sociale, politike dhe ekonomike të popullsisë dhe shoqërisë shqiptare nën diktaturë. Dhe mendimet në gjendje fizike dhe filozofike na thonë se një send apo fenomen i plotë ekziston, të paktën, me dy të kundërtat e tij. Duke i’u referuar arteve figurative/pamore të një kohe në diktaturë, ku fuqinë e drejtimit dhe kënaqësinë e lavdërimit e kishte arti totalitarist/i diktaturës/ i realizmit socialist, në mënyrë të natyrshme lind pyetja në se mund të ketë pasuar artistë që krijonin imazhe krejt të ndryshme, me një stil plotësisht të diferencuar prej asaj metode. Pas një kohe prej 18 vitesh, që jemi shkëputur pothuajse plotësisht nga organizimi i shoqërisë komuniste, në kërkim të promovimit të artistëve që u ndoqën në internime, u përsekutuan, u borgosën dhe u sakrifikuan ekspozimin është arritur të krijohet një pamje artistike, e cila me të drejtë mund të marrë statusin e një arti me imazh të ndryshëm, emërtuar modern, që lëvrohej në fshehtësi në studiot e artistëve shqiptarë apo u ekspozua prej trillit të atmosferës liberale që u ndje në disa kohë të shkurtëra. Duke qenë se shëmbujt e kundërt, tashmë janë shfaqur dhe çdo kush mund të prekë fakte të tilla, mendoj se ndoshta ky cikël i ri është mirë që po fillon me Lekë Tasin (1929).
Nga Suzana Varvarica Kuka
Në shtëpinë, e tij, Lekë Tasi ruan një tablo të fshehtë. ‘Është një gjë e rrezikshme”, thotë ai. Nuk dimë asgjë për këtë tablo. Është krijim i mbajtur në sënduk prej vitesh. Një vepër që Leka na e ka zbuluar krjet rastësisht. Kemi shkuar për të takuar artistin, në studion e tij që gjendet në mjediset e shtëpisë ku banon. Binte një shi litar. Leka na pret në krye të shkallëve, në katin e pestë të ndërtesës së bardhë, në bllokun e pallateve të rrugës së Kavajës. Ky bllok u ndërtua në fundin e viteve ‘90, për të strehuar personat e kthyer nga internimet dhe burgjet politike, që nuk kishin shtëpi banimi. Kam qenë disa herë në shtëpinë e Lekës dhe atmosfera e një gëzimi të brëndshëm duket sikur ndihet më së shumti në portretin e së shoqes, që dëshiron të të kënaqë me çfarëdo që i gjendet në shtëpi. Prej saj të mbetet dhe një nga faktet më domethënës. Ai lidhet me punimet që Leka i ka realizuar në Grabian. “Nuk do t‘i heq kurrë nga shtëpia dhe nga ai mur, deri sa të jem gjallë”. Është një lidhje që ka lindur në atmosferën e tmerrshme të Grabianit. Ne nuk mund ta kuptojmë ashtu siç ajo e ndjen. Mikpritja e saj dhe ndjesia për punimet e Lekës të bëjnë ta respektosh. Lekë Tasi, ka një jetë, të cilën në një dokumentim biografik e cilëson “aventurë”, duke i dhënë jetës së vet, nëpërmjet kësaj fjale, një hapsirë të këndëshme, por që nuk është aspak kështu. Fillimisht i them Lekës se qëllimi i ardhjes është të realizojmë një bisedë ku të kuptojmë më shumë rreth krijimtarisë së tij, e cila prej disa vitesh është përzgjedhur dhe ka marrë të drejtën të quhet moderne dhe çka është më e rëndësishme, është fakti se një pjesë e saj është pikturuar gjatë viteve `70. E pyes Lekën për disa ndodhi rreth jetës së tij dhe për disa nga shkaqet që e kanë nxitur të krijojë këtë fizionomi mazhesh, të cilat sot tregojnë se janë plotësisht të ndryshme nga ato që prodhonin artistët aktivistë dhe të angazhuar të realizmit socialist. Ai na falenderon dhe na bën të kuptojmë menjëherë se modestia jeton sëbashku me intelektin. Normalisht e filloi rrëfimin duke na thënë me zë të ulët dhe me një shpjegim të qetë e të ngadaltë se “Kam qenë (dhe jo vuajtur) sëbashku me gruan dhe fëmijët në internim për 15 vite më radhë, 1975-1990. Aspak për arsye që lidhen me artin, por se punoja në atë mjedis”. Leka tregon se e thirrën në Teatrin e Operas dhe Baletit, në vitin 1967, në një nga zyrat drejtuese dhe i thanë “Je i paaftë”. “Ndërkohë kisha 13 vite që ekzekutonja në violonçel, si çelist i parë në orkestrën simfonike”. Aftësinë e tij muzikore mund ta riftojmë për ta kuptuar po të ndjekim biografinë e tij, në të cilën shënohet se ishte edukuar me violonçelin nën drejtimin e pedagogut Ëalter Caletti, nga vitet 1939- 1943, ku në mjedisin artistik klasik shqiptar debutonin Tefta Tashko, Maria Kraja dhe në Sheshin e Universitetit të Tiranës luante orkestra “Dante Alighieri” dhe jepte shfaqje të operave të kompozitorëve të njohur italianë kompania teatrale lëvizëse “Caro di Tespi”. Para dhe pas luftës vazhdoi njëkohësisht edukimin dhe punën me violonçelin nën drejtimin e Ymer Skënderit dhe pranë liceut artistik nga 1949-1952. Leka kujton sentencën e gjykimit të pavërtetë në atë zyrë: “Je i parregullt në punë dhe pushohesh”. Në se njihesh dhe takohesh me Lekën askush nuk do ta besonte këtë gjë. Leka, me modestinë e një njeriu që ka nxënë pesë gjuhë të huaja, që kishte njohur prej kohës veprën e kritikut të artit, të shkrimtarit të sagave, kritikut social, e poetit londinez Johan Ruskin (1819-1900), nëpërmjet të cilit kishte kuptuar sinqeritetin dhe dekadencën e artit si refleks i gjendjes sociale të
një shoqërie, me respektin dhe delikatesën e komunikimit, me qetësinë e shprehjes dhe indiferencën ndaj së keqes që ka vendosur ta lërë pas e të mos e bëjë objekt bisede; është model i vlerësimit të pasionit për të qenë vetvetja, model i rregullit, i sistemimit të njohurive, i disiplinimit dhe i organizimit të kohës. Si rrjedhojë, i kërkoj të di më shumë. Dhe nga shpjegimet e tij njihesh me arsyen e vërtetë. Ishte pozicioni profesionalo-social i familjes së tij dhe natyrisht i babait Koço Tasi. Kjo situatë na rrefen se kemi të bëjmë me shkatërrimin e prosperitetit të një nga intektualëve dhe familjeve të mirëorganizuara dhe patriotike të kohës. Leka, me një zë që tingëlloi më i plotë tregon se “Babai ishte një nga avokatët e njohur të viteve `20. Anëtar i Parlamentit të Parë Shqiptar pas Kongresit të Lushnjes. Kontradiktor me Zogun pas Relovucionit të Qershorit, gjë e cila i kushtoi 17 vite emigrim në Greqi. Avokat dhe instruktor shqiptar i kryeministrisë në Kosovë gjatë okupacionit. Mbaj mend mirë por dhe në shkrimet arkivore të asaj periudhe cilësohet si kundërshtar ndaj korrupsionit me tregëtinë e kripës dhe dhënës liçensash për të lehtësuar këtë tregëti”. Kjo biografi e shkëlqyer dhe bir i një intelektuali shqiptar i kushtoi Lekë Tasit, që nga 1967, 23 vite punë krahu, ku koha më e vështirë i përket Grabianit të Lushnjes, me rreth 15 orë pune, në ditë me shi e me diell. Aspak si një arsye banale, por si një arsye e eleminimit politik të njerëzve të ditur, nacionalistë dhe patriotë shqiptar. Duke parë punimet që ai mban mbi mur shkëputem dhe interesohem të di se kur, pse dhe çfarë situatash e kishin nxitur të pikturonte për herë të parë dhe se kur e ndjeu modernizmin si fuqi imazhesh në krijimtarinë e vet. Ai ngrihet në këmbë gjë që nuk e bëri kur fliste për muzikën, jo se nuk e donte atë, por saç shihet piktura e ka gllabëruar të gjithin. Qendron përballë pikturave të tij dhe thotë se “ndjek me shumë pasion dhe shumë shpesh, rrallë herë mund të mungojë, lojën e orkestrave sinfonike, operat e klasikëve, kuartetet instrumentalë dhe konkurset vokalë. Çdo gjë që ndodh në skenën muzikore të Tiranës, por violonçelit nuk i bije më. Kjo gjë më merr kohë për pikturën. Dhe ajo është një pasion që më bën të shprehem”. Duke parë një e nga një vizatimet dhe pikturat e tij, kërkon të gjesh të gjitha personazhet, objektet, natyrën ku qëndrojnë dhe lidhjet me njëri-tjetrin. Zbulon se ky grup veprash në vizatim është një plazmë e veta, për të cilën në mënyrë të natyrshme pranon preferencat e artit modern të shekullit XX, pranon ndikimet e disa elementëve të veçantë të drejtimeve surrealiste, primitiviste, vizioneve panoramike me elementë natyralistë dhe disa elementëve figurativ-estetik të periudhës së Rilindjes së Miniaturave Hollandeze. Dhe kjo faktohet kur thotë se “më pëlqejnë të rishoh krijimtarinë e Vëllezërve Limbourg (Herman, Paul dhe Johan nga 1385-1416), Ambragio Lorenzetti apo Laurati (1290-1348), Paul Devaux (1897-1994), një nga gjashtë piktorët e Dinastisë Brughel, Piter Brughel Plakun (1525-1569), pararefaelistët, gotikët, bizantinët, piktorët shqiptarë ndërmjet dy luftrave dhe shumë surrealistë të shekullit XX. Dhe kam respect për Mion, Buza Plakun dhe Blidon”. Në mënyrën më të natyrshme të sinqeritetit dhe pastërtisë krijuese thotë se “unë nuk e njoh mirë historinë e artit, por mua më pëlqen ta deformojë figurën, ta bëj më ekspresive. Kur nis të vizatoj truri im vazhdon e punon e më sjell shumë figura, ndërsa dora ime vizaton ashtu siç unë i ndjej. Mbase filloj me një dorë më të vogël, por kërkesa ime e brendëshme është ta zmadhoj tjetrën, deri sa figura përfundon dhe shprehet ashtu siç ju e shikoni në qëndrim apo në lëvizje. Më pas mund të meditoj rreth një situate të saj që nuk ka lidhje me mjedisin e sfondit ku e kam vënë dhe kjo nuk me shqetëson, por më nxit ta vizatoj dhe atë situatë. Në këtë mënyrë mendoj se më pëlqen metafizika dhe surrealizmi. Unë nuk i vendos objektet përpara kur vizatoj. Vizatoj dhe pikturoj gjithshka nga mendja që shikon dhe mendon në vazhdimësi. Kjo është arsyeja që asnjë tabllo nuk e kam mbaruar siç e kam nisur. Gjej gjatë rrugës dhe kohës që vizatoj gjëra që më pëlqejnë. Nuk e di asnjë herë se çfarë do të jetë imazhi përfundimtar. Improvizoj dhe dua që çdo figurë, çdo pikturë të jetë e ndryshme dhe e deformuar”. Dhe është e vërtetë. Ndërkohë që Leka flet, ndjek një prej vizatimeve të tij. Në brëndësi të sipërfaqes zbuloj trekëndësha të madhësive të ndryshme, vegla muzikore, personazhe njerëzish që komunikojnë me njëritjetrin, por dhe personazhe që nuk kanë asnjë lidhje ndërmjet tyre. Një figurë hyn në skenë dhe një tjetër del. E gjitha me një linjë, që organizon çdo hapsirë të kompozimit. Duke qenë e impenjuar plotësisht nga çfarë Leka tregon dhe duke vlerësuar pastërtinë e të shprehurit e pyes rreth asaj që kuptonte apo mendonte për realizmin socialist. Ai pa u shqetësuar por i ngadaltë dhe i saktë tregon se “Nuk më ka interesuar asnjëherë pasqyrimi i drejtëpërdrejtë nga natyra dhe më së shumti nuk kam pasë asnjë tërheqje nga realizmi socialist. Kam qenë plotësisht i ftohtë ndaj tij, pasi ishte një atmosferë mbytëse që na lidhi me kampin socialist lindor dhe na ndau nga arti europian. I kam besuar shprehjes së shkrimtarit kilian Pablo Neruda (1904-1973). E dini? Është e bukur dhe e qartë. Realizmi vdiq! Të luftojmë që të mos ngjallet më”. I them Lekës se këto ide kanë qenë të rrezikshme në kohën e diktaturës. E pyes sesi arrinte të shmangte trysninë që i shkaktonin figurat që ruheshin në brendësinë e tij dhe sipas faktit, tashmë, i ka të vizatuara dhe të pikturuara, i ka lënë si dëshmi figurative. Ai më thotë se “E di? Atje ku isha unë, atje ku punoja unë, nuk mund të ktheheshe në shtëpi para orës 6 apo 7 të mbrëmjes. Atje unë isha në hije dhe fati më harroi. Nuk hynte e dilte njeri në shtëpitë tona dhe mandej nuk i tregoja askujt rreth vizatimeve dhe pikturave të mia”. Duke qenë e njohur me eksperiencat pedagogjike të edukimit figurative, ende besoj se çdo njeri dëshiron të vizatojë objektin që sheh dhe mundohet të arrij një imazh sa më të afërt me modelin. Për këtë arsye i kërkoj Lekës të më tregojë se si e kishte bërë hapin e parë drejt imazhit të parë. Ai buzëqesh dhe duket se një kujtim emocionues i vjen në mendje. “Unë kisha një xhaxha, Arqile Tasi, i cili ishte drejtor i Bashkimit të Kombit. Në vitin 1942 kur pa vizatimet e mia të para më tha se duhej të shkonim në Korçë e të takonim atje Vangjush Mion, piktorin. Shkuam dhe u takuam në Kafe ‘Majestic’. Aty mblidheshin të mëdhenjtë e kohës. Ai kur i pa punimet e mia dalloi se isha më mirë në vizatim. Ishte takimi im i parë me Mion. Pastaj në të mesmen kam pasë pedagogë Buzën dhe Zajmin”. Krejt në fund të bisedës i kërkova Lekës nëse kishte ndonjë vizatim të kohëve të hershme dhe ai pohoi. Leka bën një pauz të shkurtër. E ka fiksuar vëhstrimin në një pikë të padukshme. Mandej ndërron bisedë. Ngrihet në këmbë dhe më thotë “Ruaj një gjë të rrezikshme. Po ju a tregoj”. Leka nuk ka hedhur dhe grisuar asgjë nga krijimtaria e tij. Kalon në dhomën tjetër, dhe pas pak çastesh vjen me një punim të vogël në duar. E ka titulluar “Festa e 30 vjetorit”. Tabloja mban firmën e tij dhe vitin 1974, të realizimit. Fillimisht mendoj se titulli ishte ironia e këtij fakti, kaq domethënës gjatë kohëve në diktaturë, por paksa i harruar në këtë kohë, pasi ende nuk
Ibrahim Madhi - Portret
është zhgjidhur përfundimisht se cila do të jetë data kur populli shqiptar duhet të jetë i gjithi bashkë, për të kujtuar ditën e çlirimit nga nazizmi. Gjithësesi dhjetëvjeçarët që përfundonin me 4 kanë qenë dhe do të mbeten fakt i përvjetorëvet të çlirimit të vendit. Ky përvjetor dhe përvjetorët e lindjes së PPSH ishin festat zyrtare më të rëndësishmet, ku i gjithë populli shqiptar ishte i detyruar t`i festonte. Por me një vështrim të kujdeshëm kuptoj se e gjithë tablloja, subjekti i saj ishte një ironi, njëkohësisht, e këndshme dhe e dhimbshme, e Lekës, për të pikturuar sipas botkuptimit të tij imazhin që i shkatonte maskarada e kësaj feste.
Zbulimi i pikturës
“Ruaj një gjë të rrezikshme. Po ju a tregoj”. Leka nuk ka hedhur dhe grisuar asgjë nga krijimtaria e tij. Kalon në dhomën tjetër, dhe pas pak çastesh vjen me një punim të vogël në duar. E ka titulluar “Festa e 30 vjetorit”. Tabloja mban firmën e tij dhe vitin 1974, të realizimit.
Tablloja e fshehur publikohet për herë të parë
DIKTATORI PI VERË
Kjo tabllo, në shikim të parë të jep idenë se është një pano. Është një skenë socialiste sh qiptare gjatë një feste, siç ka qenë një e tillë në përvjetoret e çlirimit të atdheut. Aty janë paraqitur të gjithë personazhet, udhëheqësi (Enver Hoxha) dhe populli. Diktatori zë vendin kryesor në tabllo dhe është vendosur sipër, mbi të gjithë skenat e tjera. Koka e tij është koka më e madhe, vendosur si në një piedestal, me një buzëqeshje të ngrirë dhe duket sikur piktori e ka marrë nga një pikturë tjetër. Vendosja e kokës së tij në pjesën e sipërme të panosë duket si paraqitje e një portreti pllakatesk i banderolave të ditëve të parakalimeve, por paraqitja e diktatorit me shall veterani, pi verë e thith cigare duket si personazh prezent në këtë ngjarje. Kjo është një cilësi e pikturës surreale të Lekës, pasi edhe portretin, ai, ta sjell në dy gjendje të ndryshme në një kohë të caktuar. Ka përdorur me një fantazi të harlisur dhe improvizive dy momente, si atë të udhëheqësit në pllakat ashtu dhe të udhëheqësit si personazh i vërtetë në skenë. Personazhi më i madh në numër është populli. Ai përfaqësohet nga të varfër e të pasur, pushtetarë e zyrtarë, deputetë, punëtorë e fshatarë, policë e ushtarë, veteranë dhe fëmijë, akrobatë e sehirxhinj, gjykatës dhe të dënuar, orkestrantë dhe sazexhinj. Një vend në hije zë nëna e dashkokën e ka të kthyer nga shikuesi i tabllosë, ka një vështrim të ngërdheshur, gati të frikshëm dhe në drejtimin tjetër. Mund të jetë një kloun, por jo. E pyes Lekën dhe ai thotë “sehirxhiu, njeri i rrezikshëm”. Leka duket se tallet me shumë se bën humor. Tablloja është shprehi e plotë e naivizmit tregues me elementë të theksuar deformues, të tipit karikaturë, por që nuk bije përfundimisht në ujrat e saj. Ai e ka krijuar atë jo i nxitur për të bërë art, pasi siç dhe thotë që “tema të tilla nuk më kanë tërhequr kurr, as për të marrë pjesë në ndonjë eks p o z i t ë , thjesht Tablloja e fshehur publikohet për herë të parë DIKTATORI PI VERË morit, e cila qendron e paraqitur veçan, jashtë tryezës së madhe të mjedisit të festës koncertale dhe akrobatike. Është një nga skenat më të dhimbshme. Kur e pyet përse ajo është atje larg. Ai të thotë: “ku ta vija nënë ngratën?”. Një paraqitje e tillë e nënës së dëshmorit është pasqyrimi figurativ më i vërtetë që i është bërë asaj në këtë periudhë, pasi Leka ka pikturuar gjendjen e saj të brendëshme e jo fodullëkun që realizmi socialist i veshi nënave të dëshmorve, nën emrin e krenarisë dhe vetsakrifikimit për partinë. Një nga figurat që të jep befasinë dhe mos shpjegimin e duhur është një figurë në ngjyrat e oranxhave apo të kuqes, që tregon me gisht ndaj akrobatëve dhe për të pasqyruar atë që më bënte shumë përshtypje në atë gjendje maramendëse që kishte përfshirë një popull të tërë ndaj adhurimit të diktatorit të vet”. Po ta ndjekësh me vëmendje vepra nuk ka thellësi, nuk ka rregulla të perspektivës dhe të porpocioneve optikë. Ai ka përdorur një llogjikë tjetër. Njerëzit e pushtetit, të rëndësishmit e tij i ka pasqyruar të mëdhenj e në krahun e kryetarit të tyre dhe ata më pak të rëndësishmit janë të vegjël dhe në krahun tjetër. Ndërsa qendra e tabllosë, pra skena e improvizuar e shfaqjes është një perde dhe një litar ku ekzekutojnë ushtrime akrobatët e cirkut, është një skenë apo një subjekt që Leka e pikturon shpesh herë. Është një ndjesi e fuqishme që ka lënë në kujtesën e tij ky cikël veprimesh nga koha e fëminisë së tij, ku aktet mbi tel kanë qenë shumë të shfaqura dhe të shpeshta në Tiranë. Ndërsa në këtë pikturë elementi i kombinimit të naivizmit sentitiv me surealizmin e subkoshiencës, janë të shfaqshme, burojnë nga një vemendje e jashtëzakonshme që Leka i ka kushtuar informimit të tij me artin që vjen si eksperiencë që nga Giotto di Bondone (1267-1337), miniaturat e deri te modernizmi. Gjithësesi këto eksperienca ai nuk i ka shfrytëzuar për realizimin e kësaj tablloje. Ajo ka lindur si shkak i ndjesisë së shkëmbimit të ngjarjeve fatkeqe në familjen Tasi me ngjarjet butaforiko-politike të asaj kohe.
Fletë nga ditari
“Dua të më lënë vetëm fare, të iki larg familjes, larg çdo gjëje, andej nga pyjet e fshatit tim, dhe të mos shoh njeri të gjallë për tre muaj dhe prapë nuk di a bëhem njeri…”
NË FUSHAT E PAMBUKUT QË NË 5 TË MËNGJESIT...
Nga ditari i Lekë Tasit mbajtur në Grabjan të Lushnjes
23 korrik 1981
Prashitim pambuk në një brigadë të largët andej nga Pluku. Vajtëm herët dhe s’po vinte brigadieri a ndonjë agronom të na caktonte parcelën ku do fillonim. Kisha rastin të flija nën hijen e një kapuli thasësh me nitrat, por s’më linin punëtorët që kalonin dhe hidhnin fjalë që më shihnin shtrirë qysh në atë orë. S’mjaftonte që isha në punën time dhe në një pikë të humbur të fushës, por duhej që edhe opinioni të ma qaste gjumin. U grumbulluan mjaft edhe kështu u cova. Të prishësh gjumin e mëngjesit është e rëndë, kudo që të jesh. Me mundim qëndrova në këmbë se më merreshin mendtë dhe më rrinin sytë mbyllur. Është behar, cohemi që para orës pesë. Duke ecur rrugës na zë gjumi. Them se të kisha një gjë ku të mbështetem, një shpatull shoku ose një anë qerreje të ngadalshme do të flinja vërtet, edhe duke ecur. Por kur fillon punën kjo përgjumje të ikën shpejt dhe trupi fiton freskinë bashkë me lodhjen përsëri, e cila shtohet si një rezervë që në të vërtetë nuk shterron kurrë, e gatshmë të të këputë në gjumë posa të rrish pak pushim. Kur më takon të rri në shtëpi, një ditë të diel, gjë e rrallë në verë, unë sëmurëm dhe shkaku është prishja e këtij ekuilibri. E thonë të gjithë. Jemi të sëmurë të dielave! Sepse sigurisht edhe ata i fusin nja dy tri orë gjumë tepër, kurse trupi do ndofta tre javë pushim që të vij në vete. (Por çudia më e madhe është kur marr vesh, se edhe disa punëtorë që i di prej çeliku rënkojnë natën nga dhimbje e trupit dhe e duarve). Por lodhja nuk është vetëm e trupit, dhe muskujve, kemi të bëjmë me një kapitje më të plotë, nervore, morale, shpirtërore, nga grindjet, nga shqetësimet e vazhdueshme dhe sidomos nga zhurma. Ajo që shpresova në fillim se do të gjeja një fshat të humbur, nga ato të kohës së vjetër (e kam fjalën ku gjymi tingëllon me një jehonë të ëmbël kur e mbështet në tokë, mbrenda qetësisë së mëhallës dhe ku një e lehur e largët natën të kujton rrugët e shkreta nën yje) nuk mu vërtetua. Ky është më tepër një sektor agroindustrial prodhimi, me lëmin në mes, gjenerator zhurme nga motorat e tharjes dhe nga makinat që venë e vijnë në çdo orë. Qysh se ngrihesh në mëngjes dhe del në plan, dhe autobuzat përreth mbushen e ngjushen, me shamatë e zallahi, që atë cast je future në një luftë të vazhdueshme që s’rresht tërë ditën, derisa të të vijë ora të biesh në shtrat natën vonë. Këtë ethe nuk e ndjejmë vetëm ne ish qytetarët, të pamësuarit po themi. Kam parë edhe gra fshatare që humbasin toruan tek rradha e dyqanit (njërën nga Qeroset, një mëso grua e zuri një e qarë nervore një ditë në mes të njerëzve). Më bëri përshtpje edhe një fjalë e Lonit, punëtorit më të fortë ndër të internuarit, dhe një ndër më të fortët në tërë sektorin, atij që me gjallërinë dhe shakarat që bën, e sidomos me zërin e tij kumbues, që mbulon një kombajnë, mund ta marrësh me shumë të drejtë si të “aklimatizuar” Ndofta nuk kam të drejtë të habitem dhe kaq, sepse ai ka parë shumë mundime në jetën e tij veç internimit 15 vjecar: puna është se më tha një ditë: “Dua të më lënë vetëm fare, të iki larg familjes, larg çdo gjëje, andej nga pyjet e fshatit tim, dhe të mos shoh njeri të gjallë për tre muaj dhe prapë nuk di a bëhem njeri…” Shënim:Kjo pjesë ditari është shkëputur nga libri në proces i artistit Lekë Tasi me titull “Gropa rrëzë kodrave. Skena, personazhe, historira nga fshati i internimit në vitet ’70-‘80"