E hene, 29.04.2024, 08:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Sotir Lashova: Poezi të mbrujtura me mjaltin jetësor...

E enjte, 13.11.2008, 07:15 PM


Poezi të mbrujtura me mjaltin jetësor...

(Kritike letrare rreth vëllimit poetik "Dallgëzim i oqeanit shpirtëror" të Lekë Gjokës)

Nga Sotir Lashova, Florida

Vëllimi i tretë poetik "Dallgëzim i oqeanit shpirtëror" i poetit të talentuar Lekë Gjoka rrezaton vërtetësinë se gurrën krijuese  e ka të pashterëshme dhe dëshmon ndieshem ngjitjen cilësore poetike.
Subjektet e poezise përmbajnë motive jetësore të kohës, ndërtuar me vargje të kursyera, ku
del thelbi i zhveshjes nga  lëvozhga , i pastruar nga gëzhutat dhe zgjojnë emocione estetike.."I ftohti shpirtëror hap dritaren...se mergimi ty  dhe  dashurisë  gjakun filloi t'iu shpërlajë"(f. 29)
Vargjet e figurshmë të bëjnë per vete dhe te ndihet sikur dëgjon zërin e çiltër të veçantë të poetit , që gurgullon lirisht me fjalë perla të gjuhës shqipe,pa sforcime e mbingarkesa mjegulluse,siç ndodh te disa poetë që hiqen si te moderuar.
"Gjumin e mora për dore" se kisha frike se më rrëzohej shpirtërisht/e nesër do ngurosej në allçinë e ndienjës!.."(f.31).
Poezia e Lekës është mishëruar në hapësirën e hijeshisë së frayave metaforike të shqipes"Trishtimin piva me një gllënkë"... i dehur nga ethet që më gjuati merzia"(f.45)  Shiu sot ka dhimbje koke"...e retë i dhanë të pijë aspirinë/por dhimbjen shpirtërorë asnjë ilaq s'e shëroka.(f.63)  ...e  akujt shpirtërorë zgjasin hapin gjer në re(f.60)
Poetit i vijnë temat pa i kërkuar, i thur vargjet lirshëm , i  vesh me ngjyrime leetrare, i kreh, i gdhend e i lëmon me kujdes që ta ndjellim lexuesin në mbrendësinë e meditimit e të mesazhit përcjellës të tyre:"E thinjat po mbijnë si kërpudha të helmatisura/që në mendime mundohen të helmatisin ndienjat"(f.75) , "avuj trishtimitë larë me zhurmë mërgimi e halle." (f.87)
Tek poezia "Kacavirren mendimet" lexojmë " Kacavirren mendimet në pemën e mërzisë..trishtimin mundohem ta gjuaj me heshtje,/ shtij duar dhe ledhatoj imazhin e dashurisë,/ dhe s'dua ti pres bilete vdekjeje!."(f.17)
Megjithese i pamundësuar për arsimim në fushën e gjuhës dhe letërsisë, si dhe larg qendrave letrare, në sajë të dhuntisë së talentit, rradhitet ndjeshëm ndër poetet emigrantë shqiptar-amerikanë e më gjerë; i pasqyruar në botimet e vlerësimet në shyp dhe në faqe interneti. Ai di ti përmbahet gjuhes së njesuar shqipe , për tiu qendruar larg krahinorizmit.Leka ka dëshirë, dashuri e prirje dhe ka hapur  drejton në internet faqet:"Lezha Online" , "Kallmeti Online" e ne yahoo toplisten me të madhe shqiptare "Mëmëdheu" etj..etj.., që përcjellin e përgjithësojnë krijimtarinë letrare te autoreve shqiptarë në Amerike,Europe e kudo ne bote ku jetojen shqiparet
Libri përman mjaft poezi , ku strofa katërshe e parë me të fundit kanë rimë e vargje të njejta  kuptimplote,që përforcojnë mendimin e krijusit
dhe mesazhin përcjellës te lexuesi.E tillë është dhe poezia"Nata m'i ndrydhi mendimet e mia" , nga e cila rendim strofën e parë e të tretën:
"Nata m'i  ndrydhi mendimet e mia/ca rë të shqetësuara vrapojnë si të marra,/të buzëqesh pa ndroje inati e smira/dhe puthjes dashurore po i pergaditet ndarja!..."Nata m'i ndrydhi mendimet e mia/e puthjes në buzë m'i ngriu puthja/u shtriqën te flenë thashethemet e smira/e me rrezatim shpirtëror u ndriçua rruga."(f.79)

Në ndërtimin  e poezive tregohet mjeshtër i kujdesshëm.Ato shquhen e shndrisin në përballjen me vjeshërimin prozatik dhe të errësuar që ndeshen jo rrallë në vargëzime mediokre.Fjalët e qëndisura buisin ndjeshmëri adhuruese për të bukurën dhe e mbushin me kënaqësi të hareshme
Geni krijues në shpirtin e tij është lirizmi i brumosur me nektarinmjaltësor të Mëmëdheut ku lindi e u rrit , dhe në Atdheun e dytë që i buis lulëzimi familjar.Këtë motiv përqafon poezia e pare; "Me dy nëna...", ku shfaqen ndienajt e poetit :"Më fal Shqipëri...ti je nëna ime me e mirë!...Qesh nënë se tashti u bëra me dy nëna...Amerika atdheu im i dyte që më fali lirinë"(f.11-12).
Temat e shumëllojshme marrin ngjyra ylberi e stinësh.Leka i lëndon me mall e trishtim , kujtimet më të dhimbshmë për nënën e babën,që ia përvëluan shpirtin aq shpejt ,larg prej vatrës atërore , i ndarë përjëtësisht.
Marazin e brengën e vargëzon që në faqet e para e deri në poezine e fundit , ku vajton shpirtërisht:"Lamtumirë Nënë!... Jam yt bir,vij pertej oqeanit të trishtimit.....dhe ne gjumin e vdekjes po fle me buzëqeshje.(f.15-16) Krishtlindje ne mungesë të nënës" ...ai shpirt i pazëvendësushëm i fëmijeve...nënë besomë ti je gjallë, shihmë,/shembullimi yt jam unë!?Ah nëne djali yt i burrëruar/nuk mund t'i kyqë dot lotët e dhimbje..(f.47-48).
Përmallimi  mallëngjyes pushton vargjet:"Në apelin e dashurive s'kihs mungesë/se Nëna po pushon pak ne ndienajt e fëmijeve!"(f.55)."Pak ethe mergimi"... Eh nënë mungesa jote një hon shpirtëror,/që dot nuk i plotësoj(f.69)"Kur dhimbja të gjuan me shuplaka merzije...vjen nëna si një ëndërr e artë".(f.72)"Mundohem te ndez semaforët e fatit/por përsëri shtë mungesë nëna!".(f.74).
"Dy lotë nga sytë vrapojnë nëpër faqe" të poetit .se ndjen "Mungesa në ditlindje"-n e tij dhe ligjëron:"hap sytë e shoh imazhin e nënës që thotë"/Bir jam unë!Se edhe vdekja për ty urimin s'më ndal!...babai tymoste me vdekjen mërzinë...urimi për ty djalë s'do të jetë kurrë i mungushëm(f.88).
Tematika kushtuar prindërve përbëjne një cikël , që mund të veçohej, ku spikat ndijimi i thellë mallëngjyes ..Te poezia "Dhimbja ka ngarkuar brengën në shpinë" , në kujtim të babait, i turfullon dallgëzimi shpirtëror me timbër thirrës e mendim te ngjeshur: "Hejjj Lekë Gjoka ti dhimbjen mjekoje me shpresë,/lërë Atlantikun ta gjuaje Floriden me shuplaka valësh/në avionin e merzisë nisu pa pendesë,/ që një grusht dhe te hedhesh mbi varrin e babes !...djali mes deti të lotëve me pyet? Tashti o babi që humbëm gjyshin Gjokë,/a do të shkojme në Shqipëri apo përjetë do të kemi ndarje?!...e drejt Kallmetit me mungesa shpirtërore sërisht nga ! ".(f.30)
Shembulli e korektesia në sjelljet e marrëdhëniet si bashkshort ,si prind,familjar,me të afërmit,miq e shokë, e bëjnë Lekën të adhurohet e mirëpritet gjithkund.
Gëzimin e lumturinë familjare , poeti na e jep çiltërisht në poezinë "Dita e babait"(Father's day), ku fëmijët "Naldi" e "Nela" me "dy kartolina", i shfaqin ndienjat shpirtërore ,kartolina e gruas urimin:"Gëzuar Diten e Babit o bashkshort i artë/e diell shpirtëror je gjithnjë!.."Kjo diten mallngjimin për babanë:"me ngeli peng,/se asnjëherë o i çiltër Ate:Përveç buzëqeshjes shpirtërore s'të dhurova/asgjesend!"(f.76)

 Një karakteristikë dalluese, në këtë vëllim , dëfton se poeti është dorështrënguar në vargjet për dashurinë, shprehur disi me ndrojë e nuanca alegorikë , te dukura haptas , prej të cilave shkëpusim disa vargje me ndienja erotike:
"Sa kishim filluar ta shijonim cikjen e dashurisë...vetëm asaj s'ia fshihnim dot shijen e puthjes së brishë!(f.66)..nëpër deje  shperthen gaz dashurie,/që ndizet vetëm me një puthje a shikim."(f.28)e puthjes i them eja po të pres,/kujdes se dikush të ndal pakëz rrugës ,/se dashuria pi helm gjelozie dhe vdes"(f.38) "Të mos ngatërrohet  dashuria,/se shpirti shpirtërisht venitet(f.62)"vitet kanë ngecur e bashkë me të edhe puthja...sonte shiu shtrin duart drejt tokës,/por dashurisë s'po i njom dot buzët."(f.75)
Zëmerbardhësia e paraqet Lekën të thjeshtë ,bamirës i papërtuar për tu ndodhur pranë atyre në nevoje.Me sjelljen e njërezishme dhe talentin letrar ai është i pranishëm jo vetëm në gjirin e bashkatdhetarëve, por edhe me të tjerë qe elidhin marrëdhëniet gjithpërfshirëse ketu në mergim.
Për disa ngjarje mbresëlenese ka thurur vargjePoezia kushtuar Shenjtores shqiptares "Nënë Terezës" shpreh lëndimin shpirtëror të poetit
"...Por një ditë Zoti të thirri e të mori në parajsë....e i the: Më lër dhe pak o Ate!?Të mjekoj shpirtrat e uritur/të kësaj bote të lodhëshme!"(f.53)
Vargjet kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës shfaqin trishtimin që në titull: "Lajmit i ka ngelur lajmi në fyt" ... e di Rugovë, ti ikë trishtueshëm sepse s'e firmose pavarësinë,/megjithëse Pavarësia është ulur këmbëkryq në oxhak!(f.18)
Pikojnë lot vargjet kushtuar "Heroit lezhjan Gentian Marku që ra trimërisht në Irak" ...."Dhe pret vendlindja,/që biri të tretet në dheun e vet,/Gjergj Kastrioti në Lezhë i qesh fytyra/e thote:Heronjtë gjithmonë gjallë kanë me mbetur!"(f.32)Në një tjeter kushtuar ushtarëve amerikanë që ranë heroikisht në kerkim të lirisë, e titullon:"Amerikës iu mbushën sytë me lot" ..Ju puthjën e varrosët në heshtje...që lirinë popujve të robëruar t'iu sillnit në prag!...dhe heronj iu kthen në përjetësi!." (f.37)
Dhimbjen shpirtërore vargëzon në kushtrim të artistit që iku pa kthim:"Dhimbjens'e mbajnë dot ndienjat"...Hej Mark Lëkunda,ti që gjithë jetën mbolle buzëqeshje...zgjohu bre burrë se shokët po lotojnë në heshtje.."(f.35)Ndersa në kushtimin " Mikut tim Agim Bacelli " , në New York pikëllohet për ndienjat e hidhura qe mergimi i solli dhe që i kane "vrarë buzëqeshjen"(f.80)
Me vargje lirike poeti shfaq ndienjat njerëzore ,dashamirëse duke jetuar shqetësimet e gëzimet e shokëve dhe miqve"Shokut tim poetit Ndue Hila"....Mërgimi ta vrau pak buzëqeshjen e ndienjave"...por ti edhe natën e bëre shpirtërisht ditë!(f.77)
Mbresat në takimin e Teksasit të Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, ku shpreh dhe mirënjohje për mikpritjen nga shqqiptarët e Dallasit ,i jep mes vargjeve"U mblodhën shkrimtarë e poete,/ngarkuar shpirtërisht me vargje e halle/,Shqipëri gezohu për djemtë dhe në djemtë gëzohemi për Nënën e Madhe."(f.61)
Virtytshmëria ia ka hequr lakminë për tu dukur e rënë gjoksit, dhe pse i shquhen veçansi cilësore në ngjitjen drejt lartësive të poezisë.Mëgjithëse është përballuar me vështirsi e të papritura  në jetë , dhe me ndonjë pickim poetucësh ,për ta sfiduar, nuk është përkuluar e ligështuar , por me dëshirë,vullnet,pa dëshpërim e meri,e pikon talentin pangutje,lirshëm në haphedhjen letrare.

Zemrën e Lekës e terheq Kallmeti Lezha,Atdheu ,siç  thith shiqetën e busullës Poli Magnetik.Syçelësia e kujtimeve ia drithëron telin shpirtërortë mallit përgjithëçka  të dashur tek  djepi i përkundjes në vendlindje , për të cilin ligjërohet në mjaft poezi:
"Kurrë të mos flija në shtratin e harrimit"...E di ,Kallmeti është zemëruar me mua...ktheu sërisht në apelin e bjeshkëve...(f.19)
Në poezitë vazhduese, mes vargjeve të lira , ndërthuret një bashkëbisedim  ndermjet emigrantit dhe vendlindjes.Tek poezia "Kallmeti është mungesë "bëhet lutja:"O Kallmet bekoi pak mërgimtarët kallmetorë!...e di se Bjeshka Vele gjithëmonë do rrijë duke pritur..."(f.22-23)
Mërgimtari psherëtin brengën ankthin,trishtimin të shfaqur me vargje të rimuar e të lira:Kallmeti kish vrarë pak mërzinë"... Një afsh mërzie fryn nga Shkodra ,/për në lezhë niset me nxim,/ në kallmet për një cast ndaloka, i trishtë ishte ky fluturim... i kën të rinjtë udhëve të mergimit ,/ por jo të të gjithë evranë varfërinë...dhe buzëqeshjen shqipe ata po e harrojnë...mërzia udhëton përfundimisht në venat e mija...(f.24-25).
Brëndesia e librit ka të gërshetuar vargjet e lotimit me të haresë,ashtu siç është vërtetësia e jetës, të renditura dhe te poeia"Lezha"...shkrepëtijne ndienajt e Sqipërisë/atje lart në kala/-Gëzohu djalosh se je lezhjan,/shikoje Skënderbeu po të thërret...në të gjithë anlët ku flitet shqip/dhe bijevë anekënd mërgimit,/ me plot shkëlqim iu buzëqeshin sytë...(f.86)
Nervi i syshikimit të Lekë Gjokës nuk pasqyrohet bardhezi , por me larmi ngjyrimesh, të zbukuruara me shprehje të goditura letrare.Veçse është i ndjeshëm ndaj dukurive të papëlqyera që ndodhin në trevën shqiptare, për të cilat ofshama e klithma në  vargjet e tij. larg zhanrit mediatik , shiqeton politikën të vetëquajtur e dajthtë dhe e majtë , që nuk po del dot nga llumbataku i grindjeve e krim-korrupsionit, dhe me mirëkuptim të ecin tok me hapa të shpejtuar , pa ndalesë e qorrollisje , në udhën e Bashkësive Evropiane dhe Strukturave Euro-Atlantike, ku shndrit  Fari  iSHBA,mikut të madh e mbrojtësit  të fuqishëm të shqiptarëve.
Shqetësimin e poetit e bashkëbisedon  me Frang Bardhin paraardhesin e shquar atdhetar të Kallmetit në poezinë:"Frang Bardhi është inatosur" ..."Kallmeti Frang Bardhi e ka ndërruar fytyrën..por Gjergj Kastrioti është përsëri arbërori-hero,/qe Ti e ke gdhendur përjetësisht në gërma...-Jo, jo -ma kthen  Frang Bardhi i inatosur/-Ç'po ngjet me ju o stërnipërit e më?!"..Mes vargjeve të përgjigjes poeti mediton:"...e di se është disi e lodhur politika/e varfëria që kërcen në diell e në hije...(f.49) Dhe në poezine "Mall për Shqipërinë" shfren:"E di Shqipëri se trupi të dhemb...se djemtë po shamatohen për ditë... "(f.51).
Dallgëzimi shpirëror i poetit gurgullon dhimbje,maraz,drobitje,pasigurinë e të pa njohurës ,dhe jehon psherëtimën e çapëlimit në shtiqet pa udhë të jetës ,përmes grygave të malit Gramoz ,"ku udhës se Greqis plumbat vinin"(f.15) në fshatra e qytete të Eladës , ku një"shoqja e fëmijërisë nën hije semaforësh/shuan epshe mashkullore!...(f.71);përmes deteve te Mesdheut e Oqeanit Atlantik , në kapërcimin e shekullit ,me streset e të panjohurës deri në folezën mikpritëse të Atdheut të Dyte , në Floridën e Amerikës së Madhe,të vargëzuara në poezinë:Ndenjat i shtroj në spital"...engjëjt e shpresës në krahë më marrin/më bëjnë një xhiro anembanë botës/e vrapin në Florida ndalin/...Padashje hedh sytë poshtë Adriatikut,/lulet e dhimbjes në mës te detit kishin mbirë,/dallgët i gjuanin me shuplaka në të ikur,/mortja kish ngarkuar në shpinë djalërinë!"(f.43).
Këndvështrimi   i Lekë Gjokës ka përmasa që pasqyrohet në tematikën e gjerë , me vizionin e kohës së tanishme dhe shpresën  e besimin te ardhmëria më e mirë.Subjektet  shtrihen në dy kontinentem, ku vlojnë mendimet për ngjarje e ndodhi të pëlqyera e të mbrapshta   dhe shqetësimet për Shqipërinë e Kosovën.Shpirti atdhetar i tij shfren sarkazëm therëse ndaj gjëmava tragjike,tronditëse në Shqipëeri.
Ofshamën e lëshon dhe në vargjet;"Pashë në ëndërr Migjenin"...Shihte i trishtuar  fëmijët që me  bageti/plumba qorre prisnin/e mësimi në shkolla dot s'fillonte..Qante Migjeni me poemen e mjerimit ndër shtëpia...Qante Migjeni për  hijen e zezë mortore/që u vesh Shqipëria...(f.42)
I gulçon  shpirti poetit për gjithçka të hidhur :"Ktheji sytë nga Joni shikoje Otranton/e nënës i shpërthejnë lotët, që iu mbuluan më gjëmën...askush s'iu merr dorën...E në hotele më të mirë të kurvçrisë,/lëshohën plot epshe të "mençurit" e Shqipërisë,/me dollarë e ar i stolisin bythoret...E për pak monedha qe ata fitojnë/edhe gruan e vet në krevat të tjetrit e çojnë..."(f.57).  Dhe dufi shpërthen me klithmë e  thirrje:"Heeej zgjohuni o ju o nipat e Kastriotit,/largoni kopilat që nga dita e sotme...(f.58) ..është shekulli që Shqipërisë se coptuar ,/tia mjekojmë plaget...(f.82).
Brengosjen e ngushëllon me shpresën e pavdekëshmë"Shtriva ndjenjat shpirtërore  në oqeanin e shpresës...(f.56)."Por në fund nganjëherë dhe mjerimi dorëzohet."..(f.65)Shqetësimin e thellë shpirtëror ia zbut disi ndienja  qetësuese e atdhedashurisë "Vëtem në vendlindje  shpirtërisht kam gjithëmonë nxehtë."(f.67).
Pavarësia e Kosovës ,ngjarja më madhore mbarëkombëtare e shekullit ,e lumturon poetin:"Zoti ka bekuar  gjithë njerëzit,gjithë kombet/e shqiptaret bekimin po fillojnë ta shijojnë,/Se Kosova më pavarësi po pagëzohet!..."(f.27);...era ledhaton këtë komb me aromë lirie,/që ndihmon të vegjëlit  e nuk ia shkel besën mikut/dhe kurrë s'i jep dorën padrejtësive!" (f.21)
Ndjeshmërinë e gëzimit ia tundojnë ngadalësimet  zvarritëse të ushtrimit të drejtave institucionale shtetërore gjithëpërfshirësë në trevat e saj:Evropa po thur pëlhurën e pritjes...por ëndrra e shkjaut moj Evrope është e turbullt...Ejjj, Kosovë pash Zotin hapi mirë sytë,/se Evropa të rrëzon edhe dukte të mbajtur për dore,sa të kesh miqtë të mos kesh kurrë frikë,/Miqtë që me Lirinë falen në Faltore."(f.20-21)
Tragjedia shekullore e kombit e ther në shpirt poetin.Gjëmon poezia dy e kater vargjesh"O moj Shqipëri!"...Zgjohuni shqiptarë se ra këmbana e zgjimit,/ushton zëri i Ismali qemailt dhe i Isa Boletinit!...Le të ushtojnë Bjeshkët ,le të dridhet shkjau,/le të mbytet greku aty ke vau!..Më tashti s'durohet se dielli ka dalë,/e ty  Shqipëri po të qesh fytyra,/bashkimi i trojeve rrugës u
nis
 duke ardhur,/gjithmonë Zojë e Rëndë  do të jetë Shqipëria !"(f.83-84)
Në mbyllje të këtyre radhëve po ndalem pak për titullin e librit,me shprehjen dome thënëse mishëruar me pamjen e kreshtës dallgëzore oqeanike në kapak,deshmon se poeti di të vërë atë që është joshëse,grishëse e ledhatuese për lexuesin,dhe ti përfaqësojë mendimin e tij poetik në tematikën tërësore të përmbledhjes.
Shpreja e përzgjedhur e titullit ,i ndriçon përgjithësisht poeyitë e librit.Vargjet kuptimplote i gjejme dhe  te poezia: "Jam malësor",  me veçansi vargëzimi e strofash me katër,pesë e gjashtë vargjesh të lira: "Jam malësor...e di...edhe në Florida ku malet janë në mërgim...se shpirti ims'pranon të rrijë në hije!...se oqeani shpirtëror është i pandërprerë,herë i vrullshëm, herë i ngadalshëm,siç është vetë jeta.
Lekë Gjoka lundron në dallgëzimet me kreshta vargjesh poetike ,dhe lexuesi , e uron me dashamirësi dhe pret me etje libra të tjera me mjaltin në hojet e vargjeve të poezive të këtij poeti të talentuar .
Tashmë që i ka kapur shkallinat e para në poezi ,presim jo vetëm libra poezish ,por dhe në zhanret letrare të prozës,duke shprehur besimin e bindjen se talenti i tij do të shndrisë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora