E hene, 29.04.2024, 05:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Anyla Kraja, Artistja shqiptare që ndihmon dhe mbështet projektet e FAO-Telefood

E diele, 09.11.2008, 06:34 PM


Albert Zholi
Anyla KRAJA, Artistja shqiptare që ndihmon dhe mbështet projektet e FAO-Telefood.

 

Nga Albert Zholi
 
Anyla Kraja studion violine qe ne moshen 6 vjecare. Me pas ne liceun artistik me prof. Robert Papavrami dhe ne Akademine e Arteve me prof. Rajmonda Koco. Mbaron studimet me rezultate te shkelqyera duke mbrojtur diplomen me orchestren e T.O.B ku punon si violiniste per shtate vjet dhe njekohesisht si pedagoge e jashtme e violines prane Akademise se Arteve ne
Tirane. Kryen kursin e perfeksionimit ne Akademine Umbra te Perugias dhe kursin e perfeksionimit te muzikes se dhomes prane Akademise Chigiana ne Siena ku per rezultate te shkelqyera i akordohet nje burse studimi. Per aktivitet te ngjeshur dhe me nivel shume te larte artistik ne vitin 2004 i jepet cmimi nderkombetar "Ciociaria" me motivacionin: "Arti i saj, virtuozizmi, por mbi te gjitna shpirti, zemra e saj qe ndjejme te vibroje nepermjet telave te violines se saj.Jemi krenare qe kjo artiste lindur dhe shkolluar ne Tirane, por tashme qytetare italiane con artin e saj ne teatrot dhe ne festivalet me me prestigj te botes".
Bashkepunon qe prej kater vjetesh me FAO-n nje nga organismat kryesore te O.K.B-se qe lufton kunder urise ne bote duke u bere mbeshtetese e projekteve te FAO-Telefood nepermjet CD-se se saj "Heart Strings dhe koncerteve te ndryshme ne te gjithe boten.
Eshte presidente e shoqerise artistike "NamArt" qe promovon kulturen dhe artin shqiptar ne Itali dhe
Europe.
 
E vetmja artiste shqiptare e cila për katër vjet radhazi bashkëpunon me një nga organizmat kryesore të O.K.B-së me FAO-n, organizatë që punon kundër urisë në botë. Duke përqafuar këtë çështje në për projektet e FAO-Telefood 40%, e të ardhurave që vijnë nga shitja e CD-së “Heart Strings” të artistes nëpër botë shkojnë në mbështetje të këtyre projekteve.
Pak kuriozitet në lidhje me emrin tuaj të veçante, një emër arti apo emri juaj anagrafik?
 
Është një pyetje që më drejtohet shpesh në ambientet shqiptare dhe unë e ritheksoj që apsolutisht emri Anyla nuk është një emër arti, por është emri im anagrafik që ka një origjinë shumë të lashtë dhe pikërisht emri të cilin e mbante një princeshë ilire dhe për këtë ndjej krenari.

Ju jeni artistja shqiptare që përfaqësoni atë plejade artistësh që pasi u larguan nga Shqipëria kërkuan perfeksionimin e tyre profesional drejt një kariere dinjitoze. Mund të na thoni cilat kanë qënë etapat më të rëndësishme të formimit tuaj artistik në Itali ?
 
Unë jam larguar nga Tirana në fillim të vitit 94’ duke u shkëputur nga Teatri i Operas dhe Baletit ku kam punuar për shtatë vjet si violiniste dhe nga Akademia e Arteve ku për tre vjet kam punuar paralelisht si pedagoge e jashtme e violinës , për të ndjekur kursin tre vjeçar të perfeksionimit pranë Akademisë Umbra në Perugia në klasën e prof. Eddy Perpich dhe me pas kursin e perfeksionomit të muzikës së dhomës pranë Akademisë Chigiana në Siena që konsiderohet një nga Akademite më me prestigj të Europës, në klasën e prof. R. Brengola.
Në vitin 2004 me një motivacion që flet qartë jo vetëm për aktivitetin tuaj të ngjeshur artistik në Itali, Europë, SHBA dhe Kanada, por edhe për paraqitjen dhe evidentimin e artit shqiptar në perëndim, ju është akorduar çmimi internacional “Cioçiaria” çmim të cilin e kanë marrë autoritete të fushave të ndryshme me përmasa internacionale si : Presidenti Bertini, Gorbaçiov, Alberto Sordi, Maurizio Costanzo, Mara Vernier, Fabrizio Frizzi e deri Papa Giovanni II.

Si e keni ndjerë veten mbas një vlerësimi të tillë?
 
Sigurisht që ka qenë dhe mbetet një sadisfaksion shumë i madh për mua jo vetëm si artiste por në radhë të parë si shqiptare. Mendoj se ne shqiptarët që jetojmë në perëndim pasi jemi në mënyrë të vazhdueshme nën presionin psikologjik të një lloj kompleksi që na krijohet herë herë për imazhin negativ që i atribohet vendit tonë sidomos nga mediat e ndryshme, instiktivisht e kemi më të zhvilluar vetmbrojtjen e dinjitetit kombëtar duke e kontrastuar këtë realitet sigurisht nëpërmjet aftësive profesionale dhe artit që perfaqësojmë. Artisti në këtë drejtim është më i favorizuar për vetë rolin që luan arti në shoqëri si arma më e mirë për të depërtuar, prekur dhe sensibilizuar pjesën më fisnike të shpirtit human. Kjo bën të mundur që nëpërmjet figurës se një artisti sidomos të muzikës klasike të shihet në një tjetër këdvështrim edhe atdheu të cilit ai i përket për arsyen e
thjeshtë që pas nivelit të lartë të tij artistik nënkuptohet prezenca e një shkolle që e ka formuar, prezenca e një plejade pedagogesh që e kanë istruktuar, prezenca e një publiku të kulturuar që e ka ndjekur dhe e ka kultivuar si artist. Dhe kjo është fitorja më e madhe për një artist sidomos kur jeton dhe militon jashtë kufijve të atdheut që e ka rritur për të lartësuar gjithmonë dhe më shumë imazhin e popullit të tij.
 
Ju jeni një artiste me qytetari italiane dhe që shpesh kur ju prezantojne në publik ju quajnë artiste italiane me origjinë shqiptare. Si reagoni karshi këtij fakti?

Vazhdimisht kam korrigjuar këtë tendence të prezantuesve apo të gazetarëve të ndryshëm. Unë jam artiste shqiptare me qytetari italiane. Qytetarinë njeriu gjatë jetës së tij mund ta ndryshojë edhe 100 herë por gjakun që rrjedh nëpër venat e tij , kurrë.
 
 
Aktivitetin tuaj mjaft cilësor në Itali e dëshmon edhe fakti që ju jeni artistja shqiptare që keni inaguruar rihapjen e Teatrit të Monte Vibios në
Umbria i ashtuquajtur edhe “Teatri më i vogël në botë” sepse ka 99 vende, Auditoriumin e ri “ Santa Chiara” në Romë dhe sallonin e muzikës seë dhomës në Pallatin “Sforza” në Genzano. Cfarë përfaqëson për ju si artiste kjo dhe a do të kishit ndonjë dëshirë të inauguronit në të ardhmen diçka edhe në Shqipëri?
Është e vërtetë që këto momente do të mbeten shumë të veçanta në karierën time sepse kanë qënë momente të mbushura me një emocion jashtëzakonisht të madh. Vetë fjala inaugurim do të thotë celebrim me solemnitet i një fillimi të ri, gjë që pa dyshim të jep një kënaqësi dhe një kënaqësi me përmasa gjiganteske pasi të krijohet mundësia që nëpërmjet tingullit të violinës t’i japesh drite diçkaje që deri dje ka qënë në letargji apo t’i japesh jetë diçkaje të re, por në të njëjtën kohë ndjen përgjegjësinë e madhe morale dhe profesionale përpara një evenimenti të tillë.
Në Shqipëri do të kisha dëshirë të inauguroja si artiste rikthimin në jetë të Kalasë së Shkodrës që shpresoj të jetë sa më i shpejtë, si simbol që përfaqëson forcën, urtësinë, mençurinë dhe kulturën e lashtë të veriut të Shqipërisë dhe si ndërtesë të re kam ëndërr të marr pjesë si artiste në inaugurimin e Katedrales së Nënë Terezes që po ndërtohet në Prishtinë dhe që do të përfundojë në 2010.
 
Ju si një artiste tashmë keni krijuar një raport të veçantë me Kosovën. Të fillojmë me dy koncertet që i keni dhuruar Kosoves në prag të Pamvarsisë në nëntorin e shkuar në Prishtinë dhe në Pejë, duke vazhduar me projektin tuaj ambizioz të aprovuar nga ish Kryeministri Ceku për të prodhuar një DVD artistike me vlerat historike, arkeologjike, etnike, kulturore dhe humane të Kosovës, me pjesëmarrjen tuaj në mbrëmjen “ maskat e luftës dhe fytyrat e paqes” në sallën e Universitetit te Sapienzes në Romë përkrah poetit të madh kosovar Ali Podrimja dhe ekspozitës fotografkie të N.Pllanës ku ju gjatë ekzekutimit të veprës së kompozitorit A.Gashi “Lotët e lahutës” u gjunjezuat në nderim të viktimave nga genocidi serb, gjest jashtëzakonisht domethënës dhe që krijoi një emocion dhe një mirënjohje të thellë për ju si artiste fakt i cili u shoqërua me duartrokitje shumë të gjatë nga ana e publikut, duke përfunduar me koncertin në një nga sallat më prestigjoze te Brukselit në gusht të këtij viti për nder të fitores së Pamvarsisë së Kosovës. C’farë përfaqësojnë për artin tuaj të gjitha këto evenimente?
 
 
Në radhë të parë dua të theksoj se çdo artist i vërtetë jo vetëm militon por e lidh egsistencën e tij me atë të atdheut që i përket duke shfytëzuar rolin universal të gjuhës së artit për të përçuar mesazhe me vlera sa më humane. Në momentin kritik të egsistencës së popollit kosovar ndjeva thjesht detyrën si artiste të bëja diçka edhe unë për këtë cështje. Sot Kosova gëzon Pamvarsinë e plotë që e fitoi me shumë gjak dhe sakrifica dhe madje ka edhe flamurin e vet që e përfaqëson, por për mua Shqipëria dhe Kosova do të mbeten përherë një zemër e madhe e ndarë më dysh dhe që rreh me të njëjtin ritëm pasi i përkasim që në lashtësi të njëjtit popull. Të gjitha rastet që ju kujtuat janë momente që kanë lënë shenjë në kujtesën time si momente që më kanë ofruar mundësinë për të shprehur me zemër dëshirën e madhe për të qënë pranë popullit kosovar si në ditët më
të dhimbshme ashtu edhe në ato më të lumtura.
 

Së bashku me pianistin A.Gashi ju si artiste në mars të ketij viti i keni kushtuar një koncert të veçante në Tiranë figurës së Geraldines, mbretereshës së shqiptareve. Kush është motivi i kësaj iniciative?

Unë jam thellësisht e bindur se mbretëresha Geraldina edhe pse ishte e huaj me shpirtin dhe me veprën e saj e deshi popullin shqiptar më shumë ndoshta seç e duam ne shqiptarët. Ajo deri sa vdiq e nderoi dhe e respektoi thellësisht popullin tonë. Një nga thëniet e saj më domethënëse që tregon se sa ajo e çmonte dhe e donte popullin tonë ishte: “ Asnjëri nuk ka të drejtë të flasi për popullin shqiptar pa e njohur mirë atë në të gjitha virtytet e tij”. Organizimi dinjitoz i këtij koncerti dhe dedikimi i një vepre me motive folklorike shqiptare kushtuar personalitetit të saj nga kompozitori A. Gashi me emrin “Geraldina” , simbolikisht përfaqësoi përuljen me nderim dhe me respekt përpara shpirtit fisnik dhe të dinjitetit human të figurës së saj.
Gjithmonë një sukses në rritje rruga e artit tuaj së bashku me rrugën e konsolidimit të profilit tuaj human, por desha të pregatis lexuesit që akoma nuk kemi prekur pikën me kulminante.

Ju si artiste keni katër vjet që bashkëpunoni me një nga organizmat kryesore të O.K.B-së me FAO-n që punon kundër urisë në botë duke mbështetur dhe përqafuar këtë çështje në mbështetjen e projekteve FAO-Telefood. 40% e të ardhurave që vijnë nga shitja e CD-së suaj “Heart Strings” në botë shkojnë në mbështetje të projekteve të ndryshme të FAO-s. Ju jeni ideatorja dhe organizatorja e spektaklit “Intermitenze del cuore” nën kujdesin e Gina Lollobrigidës në rolin e Ambasadores së FAO-s dhe të një sëre koncertesh për shkollat në Itali për të sensibilizuar publikun italian dhe brezin e ri për luftën kundër urisë në botë dhe për mbledhjen e fondeve në ndihme të FAO-s. Për këtë aktivitet tuajin si artiste dhe humaniste ju keni qenë e intervistuar nga Radio e Vatikanit, Radio France, Televizioni i Prishtinës dhe Radio Tirana. Si ka lindur ky bashkëpunim dhe kjo ofertë si artiste nga ana juaj ?
 
 
Menjëherë mbas Cmimit Internacional “Ciociaria 2004” pata një ftesë si violiniste për të egzekutuar gjatë Ditës Ndërkombetare të Ushqimit që organizohet çdo 16 tetor në selinë qëndrore të FAO-s në Romë, ftese që e pranova me kënaqësi . Kjo ceremoni zhvillohet tradicionalisht në sallën plenare të Fao-s në praninë e 1500 autoriteteve politike , të të gjithë trupit dipllomatik të akredituar në Itali, përfaqësuesve të të gjitha organizatave më të rëndësishme internacionale, të Ambasadorëve të Jashtëzakonshëm të Fao-s që janë autoritete politike (kryesisht First Lady) që kanë mbështetur konkretisht këtë çështje dhe Ambasadorëve të Fao-s që janë artistë, shkencëtarë, figura akademike me famë internacionale.
Në këtë rast u njoha dhe u trondita shumë me atë që është realiteti më tragjik dhe më i dhimbshëm i rruzullit, uria në botë. Cdo ditë në botë vdesin 30.000 njerëz nga uria dhe nga ky kontigjent 80% janë fëmijë nën moshën 5-vjeçare.
Ishin këto shifra që vunë në krizë totale egzistencën time si artiste dhe që zgjuan dëshirën e fortë për të bërë diçka konkrete. Mbas një reflektimi të thellë dedikova CD-në tim “Heart Strings” që në atë moment po dilte në treg në shërbim të kësaj çështje dhe ky ishte reagimi më spontan. Më vonë çdo gjë u konsolidua në një platformë më të organizuar edhe nëpërmjet shpirtit të përbashkët që gjeta për mbështetjen e kësaj çështje edhe nga bashkëpuntorët e mi më të ngushtë si pianistja Fabiana Biasini, manaxherja ime , etj.

Edhe këtë vit ju përsëri për herën e tretë ishit e ftuar për të luajtur për nder të Ditës Ndërkombëtare të Ushqimit por këtë radhë në sallë ishte e ftuar me një ftesë të veçantë nga zyra e Ambasadorëve të FAO-s edhe zonja Liri Berisha si Presidente e Fondacionit “Fëmijët e Shqipërisë”. Si e ndjete veten nga prania e një Presidente Fondacioni nga Shqipëria?
 
Këtë vit Dita Ndërkombëtare e Ushqimit kishte një rëndësi të veçantë për faktin se në dhjetor festohet 60-vjetori i te drejtave te njeriut nga O.K.B-ja dhe fakti që 862 milion njerëz në botë vuajnë nga uria dhe nuk e gëzojnë këtë të drejtë umane, domethënë të drejtën e ushqimit dhe si rrjedhojë të drejtën e jetës , është një çështje që duhet të përkrahet fuqimisht nga të gjithë. Neë këtë këndvështrim prezenca e zonjës Berisha qoftë si Presidente e Fondacionit qoftë si gruaja e Kryeministrit të Shqipërisë për mendimin tim pati një rol dhe një peshë të veçantë në evidentimin e sensibilitetit të politikës shqiptare neë mbështetje të kësaj çështje me përmasa globale përkrah shteteve më të civilizuara të botës . Nga ana tjetër sigurisht për mua si artiste, si shqiptare dhe veçanërisht si grua ishte një nder i veçantë dhe njëkohësisht një stimul i madh moral prezenca e zonjës Berisha në sallë.
 
Arti dhe politika nuk shkojnë shumë dakort, megjithatë ç’mendoni për politikën shqiptare sot?

 

Unë nuk e ndjek politikën e përditëshme shqiptare për arsye kohe dhe largësie, por përjetoj me një emocion të jashtëzakonshëm, besoj si çdo shqiptar që e do me shpirt Shqipërinë , evenimente dhe fitore të tilla të mëdha të politikës shqiptare siç ishte fitorja e Pamvarsisë së Kosovës, integrimi dhe antarësimi i Shqipërisë në NATO, përfundimi i veprave madhore siç ishte përfundimi i rrugës në hyrje te Tiranës që na shton dinjitetin dhe krenarinë kombëtar , sidomos ne që jetojmë jashtë duke na shtuar dëshirën për të ardhur më shpesh në vendlindje.
Ju Anyla jeni jo vetëm një violiniste me famë , një humaniste që shton dinjitetin e figurës së gruas shqiptare por edhe një nënë e shkëlqyer. Djali i madh Geani mbaroi shkollën e mesme në Romë (Colleferro) me rezultate të shkëlqyera dhe meritoi çmimin si studenti më i mirë i të gjithë Lazios çmim që ju akordua edhe në prezencën e autoriteteve politike lokale dhe të autoriteteve të ambasadës sonë në Romë dhe aktualisht studion për mjekësi në Toronto, kurse Aleni edhe ai i shkëlqyer në mësime ka fituar çmimin e II nacional të poezisë me titull “ La mia speranza” që i ka kushtuar Shqipërisë. Si keni mundur ti gërshetoni në mënyrë kaq të përsosur këto dy detyra : profesionin dhe rolin e rëndësishëm të nënës.
Mendoj se faktori bazë në edukimin e fëmijëve dhe që është hallka më e vështirë për realizimin me sukses të tij është raporti i ekuilibruar dhe i shëndoshë midis prinderve dhe fëmijës dhe në mënyrë të veçantë midis nënës dhe fëmijës. Për fat kjo hallkë ka funksionuar shumë mirë me të dy djemtë. Një faktor tjetër fondamental ka qënë ndihma konkrete e prindërve të mi që kanë sakrifikuar vazhdimisht për të më lehtësuar dhe për të më ndihmuar si artiste dhe si nënë. Mendoj se edhe roli i gjyshërve në rritjen dhe edukimin e nipërve është fondamental.

 

Dhe për ta përfunduar këtë intervistë interesante dhe me shumë vlera, do të dëshiroja të dija kush është sekreti nga i cili buron kjo forcën e vazhdueshme gjeneruese për të çuar gjithmonë dhe më përpara këto obligime madhore në jetën tuaj si artiste, humaniste dhe si grua?


Një nga karakteristikat më evidente të një artisti është se ai ndodhet në mënyrë të vazhdueshme dhe insistiuese në kërkim të perfeksionimit të artit të tij. Dhe kjo është një gjë pozitive, por uneë pas shumë përpjekjesh kam kuptuar thellësisht se perfeksionimi kryesor në jetën e artistit është përkushtimi në një shtegëtim shpirtëror kaq të domosdoshëm për rigjenerimin e potencialit dhe energjive pozitive të tij, shtegëtim pa të cilin artisti nuk mund të bëhet përçues i mesazheve me vlera universale për shoqërinë të cilës i përket. Filozofi i shquar fracez Paskal ka thene: « Zemra ka arsyet e veta që arsyeja nuk i njeh ».



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora