E hene, 29.04.2024, 04:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Lek Previzi: 15 vjetori i revistës - Kuq e Zi - Bruksel 1993 - 2008

E diele, 09.11.2008, 06:15 PM


Lek Previzi: 15 VJETORI I REVISTES – KUQ E ZI –Bruksel 1993 - 2008

Më tetor-nëndor 1993 dilte numëri i parë i revistës kulturore euro-shqiptare “kuq e Zi” , që vazhdoi pandërprerje 15 vjet. Revista u themelue dhe u botue nën drejtimin e Lek Pervizit, ish i burgosun politik shqiptar.


Motoja e revistës ishte, “ Shqiptarve nuk kanë ç’iu duhen ideologjitë e hueja, duke pasë një të vetmen të tynë, Shqiptarizmin, Idealin Kombëtar”


Revista botohej pas një periudhe 96 vjeçare heshtje të shtypit Shqiptar në Belgjikë, që nga koha e botimit të revistës “Albania” të Faik Konicës”, rrugën e së cilës i kishte vu vetes të ndiqte me përmbajtjen e saj, shoqërore, kulturore, gjuhësore, historike, etj. Me një paraqitje modeste por me një përmbajtje të shëndoshë.

(Ne foto kryeredaktori z. Lek Previzi)


Asaj iu bashkagjiten menjëherë figura të shqueme të kulturës e të qendresës kundër diktaturës komuniste, si Prof. Arshi Pipa, Nermin Vlora me të shoqin Ambasador Renzo Falaschi, Prof. Injac Zamputi, intelektualë ish të burgosun : Kardinal Mikel Koliqi, Prof. Guljelm Deda, Prof. Nush Radovani, Prof. Mark Deda, Prof. Mitat Araniti, At Zef Pllumi, Mons. Frano Illija, Mons. Nikoll Mazrreku. Anëtarë nderi e bashkëpuntorë të zellshëm. Mjerisht ata vdiqen nga mosha e pasojat e randa të torturave dhe dënimeve me burgje e internime të parreshtuna 45 vjeçare. Por ata do te vazhdojnë të jetojnë në revistën me veprat e tyne, si anëtarë nderi e bashkëpuntorë të përhershëm.

Numëri i parë i revistës, shtypur me makinë shkrimi e shumfishue në fotokopje, lidhun me kapse. Kjo ishte një arrtitje e madhe për një të perndjekun, të burgosun e të internuem 45 vjet, bashkë me mija viktima te tjera te pafajshme, ku me mija vdiqen në ato kondita skëterrore.


Në ballinën e parë skruhet : Të dashun bashkatdhetarë,

Gazeta “Kuq e Zi” ju përshëndet me rastin e daljes së saj në dritë për herë të parë. Ajo do të përpiqet të ngrejë ma nalt prestizhin dhe lavdinë e atdheut tonë të shtrejtë.
Historia, gjuha, kultura e traditat e përbashkëta janë baza e përmbajtjes së saj për të gjithë shqiptarët kudo janë në botë.
E pavarun dhe demokrate, nuk i nënshtrohet asnjë ndikimi, qoftë ideor e fetar, apo partiak e krahinor. I shërben vetëm kauzës së shenjtë të shqiptarizmit për shpëtimin e bashkimin e popullit e të kombit shqiptar.
Ftojmë të gjithë intelektualët që i shpëtuen terrorit komunist, të marrin pjesë me shkrimet e tyne, të nivelit letrar e studimor. Një e drejtë që iu mohue gjatë një gjysmë shekulli diktature të egër antinjerëzore e antishqiptare.

Vlerësimet e para :

Prof. Guljelm Deda –

Të lumtë, mbase tri herë të lumtë ! (kështu u shprehte dikur në odet e tij Horaci), për këtë nismë aq të vështirë e të lavdishme.

….prandaj po i jap fund kësaj letre aq të vorfën për një ngjarje kaq të madhe siç asht numëri i parë i gazetës ‘Kuq e Zi”.

Prof. Mark Dema –

U entuziazmova për revistën “Kuq e Zi”….Me pëlqeu dhe menjëherë vendosa të dergoj disa gjana të vogla letrare….Mendoj se revista “Kuq e Zi” i përgjigjet rrethanave të kohës.
Në lamin e formimit shpirtnor tërinisë, kam bindjen se pëtrpjekjet tueja kanë me qenë të frutshme.

Prof. Injac Zamputti –

Kam marrë me kohë numërat e parë të revsitës “Kuq e Zi”, por nuk kam pasë mundësi t’ju shpreh përgëzimet e mija për nismën fisnike që keni marrë.

Mora dhe numërin 3 të korrikut 1994 dhe sot i dhashë fund leximit të plotë. Ju përgëzoj për shkrimet tueja personale dhe ato të bashkëpuntorve. Ju përgëzoj edhe për procesin e shtypit dhe në përgjithësi, artikujt e studimet nuk kanë gabime shtypi…..Ky nr. 3 len me kuptue se jeni në nrrugë të mbarë.


Editoriali i parë tetor 1993 TRIBUNE SHQIPTARIZMI

Gazeta « Kuq e Zi », ka synimin te ba¬het nje tribune e vertete,ku ata qe vuej¬ten dhe u sakrifikuen nen dhunen komunis¬te,gjate nje gjysme shekulli,te kene mun¬desine te shprehin e te tregojne aftesite e tyne ne fushat e ndryshme te dijes e te kultures.

Duhet te konvergjojme drejt atyne çeshtje¬ve qe na bashkojne,ku gjenden premisat e marreveshjes dhe te unitetit, dhe te menjanoj¬me te gjitha shkaqet qe na perçajne.

Merita e te pareve tane,patriote e atdhe¬tare, ishte se per hir te shpetimit e te bashkimit te kombit,u perqendruen ne ato parime qe ishin themelore per t’i afrue e t’i bashkue.

Shqiptarizmi dhe ideali kombetar ishin pra, parimet baze te lidhjes se tyne ne nje bese te vetme shqiptare.
Shprehja ma e fuqishme e dinjitetit te kombit shqiptarjane,Historia,Gjuha, Kul¬tura dhe Traditat e perbashketa. Mbi keto veti u mbeshtet gjithe puna e madhe e Rilindasve per te arrite ne ate bashkim monolit shpirtnor e
njerezor qe na dha pamvaresine me 1912. Ne kete perpjekje duhet te perqendrohemi edhe ne.

Stuhija e ideologjive te hueja dhe veça¬nerisht ajo ma antinjerezore dhe anti¬shqiptare e misherueme ne komunizmin, per¬fsbiu popullin e mbare vendin tone, me nje vale krimesh,asgjesimi dhe deformimi te ketyne virtyteve shqiptare.Komunizmi i vuni kazmen gjithe trashegimise te se kaluemes duke shfarosun dhe eliminue perfaqesuesit ma te denje te saj. Por disa prej tyne mun¬den me i shpetue terrorit dhe sot jane ne gjendje me tregue vlerat e tyne reale per me çue ne vend nderin e kultures e te historise shqiptare.

Jemi deshmitare perjetues te asaj shfaro¬sje sistematike e te planifikueme me gjak¬ftohesi te madhe nen diktatin e te huejve: jugosllave, rus e kinez, per t’i zhdukun te gjithë tiparet shqiptare, si burrnine, besen e traditat, ashtu edhe historine, gju¬hen e kulturen. Keto iu nenshtruen fallsi¬fikimit e manipulimit,sipas strategjise se ideologjise marksiste,te anullimit to¬tal te trashigimise sone mijavjeçare.

Prandaj lypset pjesmarrja intensive e te gjithe ish te persekutuemve,njerez te dije e te penes, per te çue ne vend nderin e historise e te kultures sone dhe me rivendose mbi pjedistalin e vet krenarine e Kombit Shqiptar.

Dihet se sistemi komunist,deshti me transformne shoqnine shqiptare ne nje gjendje robotizimi,duke perdore ele¬mente kapitulante,servile e bashkepun¬tore te zellshem,te dalenga radhet e ka¬lemxhijve komuniste,per te imponue parimet e veta kriminale te luftes se klasave,me anen e veprave te tyne bajate e mohuese.

Sot ne lirine e fitueme me aq durim e mundime, ne do te denoncojme,jo vetem qellimet mizore te komunizmit, por dhe personat qe i sherbyen per t’i zbatue ato. Jo me sulme dhe ofendime por me vepra e krijimtari te nivelit te nalte.

Do te demostrojme se historia,gjuha,kul¬tura dhe traditat shqiptare,vazhdojne te qendrojne ne naltesite e tyne fisnike dhe nuk pranojne te njollosen e te perulen me vepra te pa denja e te perdhosuna te dala nga penat e ngjyeme ne gjakun e lotet e mija e mija viktimave te pafajshme,te ci¬lat iu bane kurban idhullit gjakatar te komunizmit.

Te pavarun e larg partizmave e sektarizma¬ve te ndryshme,politike,fetare apo krahinore, intelektualet qe u persekutuen,duhet te veprojne per ngritjen e prestizhit te popullit e te kombit shqiptar, per te afir¬mue ato vlera qe na japin te drejte e prioritet per tu radhite me kombet e tjere te Europes,si nje nder kombet e popujt ma te vjeter te ketij kontinenti.

Urojme qe kjo nisme te gjaje mbeshtetje dhe te bahet me te vertete nje tribune e shqiptarizmit per nje Rilindje te re kombetare, e cila sapo vjen dhe po afirmohet çdo dite e ma teper si e domosdoshme dhe e pashmangshme.

Ju falendërojme për lëximin e shkrimeve të para që u botuen ne një revistë që filloi të botohet në Bruksel të Belgjikës, 96 vjet pas “Albania” të Konicës, të cilën e pati shembull për të përhapë atë kulturë shqiptare që ishte syrgjynosun bashkë me një popull të tanë, i cili u izolue dhe u nda përdhunisht e kriminalisht nga Europa, për një gjysmë shekulli shumë të gjatë e të dhimshëm nga kontinenti kujt i përkiste nga lashtësa ma e thellë e kohëve.

Të dashur bashkatdhetarë
me rastin e 15 vjetorit te saj, revista “Kuq e Zi” dhe Shoqata e ish të Perndjekurve Politikë Shqiptarë me seli në Bruksel ju bajnë urimet për festën e madhe kombëtare,


Gëzuar, Gëzuar, Gëzuar !

Rroftë 28 Nëntori !
Rroftë Flamuri Kuq e Zi !
Rrofte Kombi i Bashkuar Shqiptar !

Gëzuar, Gëzuar, Gëzuar !


Kryeredaktori Lek Previzi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora