| E premte, 14.11.2008, 03:55 AM |
Dashamirë të librit,
Ju njoftojmë se në Londër më 15 nëntor nën organizimin e gazetës në gjuhën shqipe "The Albanian", promovohet libri me titull "Vibrimet e shpirtit shqiptar" i kompozitorit dhe muzikologut Profesor Akil Koci.
Fjalën e rastit do ta thotë z.Petrit Kuçana kurse për librin do të flasë redaktori i librit Accademik z.Kopi Kyqyku, profesor në Universitetin e Bukureshtit.
Ky libër me 1 shtator është promovuar edhe në Tiranë, në kuadrin e Takimeve të Alb- shkencës.
Po ashtu, më 26 nëntor në lokalet e Bibliotekës Nacionale kroate në Zagreb, organizuar nga Shoqata e grave shqiptare "Drita" bëhet promovimi i librit edhe në kuadrin e "Ditëve të kulturës shqiptare" që mbahen prej 22 deri më 27 nëntor në Zagreb. Fjalën e rastit do ta thotë Don Ndue Ballabani.
Përcolli për ju,
Ali Caka, Prishtinë