Kulturë
Sabile Basha: Kur shkove ti, baba
E enjte, 27.08.2020, 07:00 PM
Sabile Keçmezi-Basha
KUR
SHKOVE TI, BABA
Kur
shkove ti, baba
Buka
u thye për gjysmë
Dera
u mbyll përgjithmonë
Kulla
përmbysë u kthye
Unë
në mes rrugë mbeta
Pa
diell
Pa
pranverë...
Kur
shkove ti baba
Iku
edhe ëndrra e fundit
E
pa ëndërruar
Nata
këmbëkryq u ulë
Në
sofrën tonë
Unë
ngela në mes rrugë
Duke
të kërkuar Ty, në tërë botën
Dhe
gjerë në fund të vetes
Kur
shkove ti, baba
Ikën
ylberet nga qielli im
Edhe
beharet ma nuk erdhën
Si
më parë
Unë
qava
Unë
të kërkova
...
Ti
kur shkove, baba
Nuk
pate kohë as për lamtumirë
Hienat
të shkërmoqën trupin
Ti
heshte...
Edhe
gëzimin e more me vete
Thërrime
e bëre fëmijërinë time
Në
pa kthim
Ti,
kur shkove baba
Unë
ngela fillikat vetëm
Mi
theve krahët e jetës
Fëmijët
e mi erdhën më vonë
Por
ti nuk ishe
Për
ti pagëzuar
Sa
shumë kishe dëshirë
Nipat
ti përqafoje
Kur
ti shkove, baba
Askush
më, nuk më solli libra
Për
ditëlindjet e vonuara
Unë
e Ti, baba
Ende
nuk kishim folur shtruar
Për
ndeshtrashat që më kishin zënë pritën
Asnjë
kafe ende nuk e kishim pirë
Asnjë
çajë nuk e kishim qua deri në fund
Kur
ti shkove, baba
Bota
për mua mori një tjetër pamje
Me
tri të panjohura
E
buzëqeshja përtonte
Në
fytyrën time
Kur
ti, shkove baba
Gjatë
kohë e fsheha lotin
Surrogat
mu bë qeshja
Somnambulë
prej njeriu
Ecja
qytetit që heshtë
Vetëm
heshtë
Sa
shumë të prita...
Sa
shumë rënkova
Kur
shkove ti, baba
Bota
u përmbysë
Lumenjtë
shteruan
Malet
u djegën
Apokalips
Pësoi
bota
Pa
Ty,
Kur
shkove, baba
19 gusht, 2020
Prishtinë