Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Shqipja loton tek Shkambi i Selcës
E premte, 12.06.2020, 07:20 AM
Nga Fritz RADOVANI:
SHQIPJA LOTON
TEK SHKAMBI I
SELCES
Janar
1945: U bane 75 vjetë që vazhdon me lotue Selca… E bukra Selcë!
Sa
Burrat Atdhetarë e Trima i mori me vedi kjo ujvarë, e sot.., mbas plot 75
vjetësh askush nuk di me diftue ku u kalben Ata 118 Burra t’ Selcës…
Ah
medet per Ty… E per Malet tona!.. Vajtonte dikur Burrnesha e Selcës!
Ishe
fëmij kur njoha një Burrë të daltuem në njenin prej atyne shkamijve që
rrezatonte drit’ e dije… “Atdheu e Feja” e kishin lustrue aq sa dukej se nuk i
len gja mangut dritës së Qiellit… Edhe yjët vezullonin rreth Tij…
Kur
e kam pa heren e parë në Shkoder në vitin 1950, jam ndalue me e pa mirë dhe
kujtova se e fiksova në kujtesë pamjen e Tij...E buzqeshjen e Tij!
Por,
jo! Ishe kenë gabim! Mujta me ruejtë në kujtesë vetem veladonin që i merrte
era, dhe një kapelë me sreh të gjanë, mbi sytë e kaltert si deti...
E
nuk shkoi gjatë, kur doli nga kinema “Republika”... Ishte i lidhun me hekra
nder duer, e gati t’ marrun zvarrë, e hypne në një zis.., rrethue me disa
egersina me yje në ballë... Vrapova me e pa afer... Më shikoi dhe mi nguli sytë
edhe Ai mue, por jo ata sytë e ambel e të kaltert... Ishin skuqë e ba si t’
ishin zgavrra gjaku... I ulun nen mitralozin e një polici vrastar...
Prej
asaj dite të zezë, s’ e pashë kurrma Trimin e Selcës Don Dedë Malaj!
T’atij
27 Prill 1959, kur Shqipet e Selcës shperthyen e u zhgrehën n’vájë!..
Me
11 Maji, kur tradhtarët e Atdheut e vranë... Perballë Rozafës...
Melbourne, 10 Qershor
2020.