E enjte, 03.10.2024, 12:48 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Shka tha ipeshkvi?

E merkure, 10.06.2020, 11:41 AM


Nga Fritz RADOVANI:

VIRUSI  PYET  PO  KET  A  E  DINI,

SHKA  THA  IPESHKVI ?

KRYETAR I DELEGACIONIT SHQIPTAR...  PARIS 1919

1 JANAR 1920  U zhvillue një takim i shkurtë i Imz. Luigj Bumçit me Papen Benedikti XV, po me plot fryt per qellimin per të cilin Ai shkoi tek Papa… Në kujtimet e Tij historike të shkrueme nga Imzot Luigj Bumçi tregon: “Tesh prá Shêjtni, të gjith misat e Dergatës shqiptare qi janë në Paris e qi shumica asht mysliman, më kan çue ktu perpara Shejtnis S’Uej e të gjith per nji gojë U luten qi me fuqin t’ Uej morale e me influencen e madhe qi keni në boten marë, të na epni ndimen t’ Uej të vlefshme si e ku dini Ju Vetë, qi të na pështojnë dy provinçet shqiptare Korça e Gjinokastra, të cillat janë në rrezik prej akordit Tittoni – Venizelos.”

QERSHOR 1921 Në mbledhjen e Parlamentit të Parë Shqiptar një deputet i tha Imzot Luigj Bumçit: “Pse katolikët nuk ikin nga Shqipnia?

Imz. Luigj Bumçi ju pergjegj: “Unë po Ju dishmoj si Ipeshkëv Katolik se, e mbaj vedin vlla me Muhamedanët Shqiptarë e shka ju duhet ju kur unë, në këte gjendje, due me jetue me ta!”

1 MARS 1945 Vdes Imz. Luigj Bumçi. Në pershpirtje tek Kisha Jezuitve në Tiranë ishin: Gjeneral Major Spiro Mojsiu, Kolonel Ramadan Çitaku, Kolonel Petar Killër i Misionit Ushtarak Jugosllav, Major Wisdorff, i Misionit Ushtarak Francez etj. Në fjalen e Tij At Pjeter Mëshkalla tha: “Imzot Luigj Bumçi, Ti nuk vdiqe por plase!”... Mos e harroni këte thanje!

Veprat e Imz. Bumçit janë themele t’ Atdhetarizmit t’Shqipnisë Shek. XX.

Melbourne, 8 Qershor 2020.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora