Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Ku asht tirania?!
E enjte, 28.05.2020, 12:50 PM
VIRUSI PYET: PO KET A E DI:
KU ASHT TIRANIA?!
Nga
Fritz RADOVANI
Karrshi
Teatrit e keni...
Tirania
asht shkencë në vete shumë e avancueme. Po bahet ma shumë se një shekull që ka
gjetë livadhet e pershtatëshme me kullotë në Ballkan.
Vendlindja
e saj asht Tirana, prej kah ka marrë edhe emnin “tirani”. Ata që e pollen
sëpari ishin disa anadollakë të pashartuem, ndersa ma vonë, pasuesit e tyne u
modifikuene me sllavë e grekë, e me i pa sot duken bash si t’ ishin të çilun
nder çerdhet ma të njoftuna e të shetituna Europjane.
Per
me u justifikue se nuk kanë mujtë me krye shkollat e nalta, fajsojnë një
“virus”, që i ka detyrue me u ba terrorista e me u angazhue që, me të gjitha
mënyrat me u mjekue në ministritë e mbrendshme moderne, që na sollen shtetet
dashamirse, deri edhe tek KGB e Stalinit Math… Veni re, ju lutem, a nuk po
persëritet autoritarizmi i vitit 1945 sot, nepermjet virusit të qeveritarëve të
çatrafiluem, që dijnë vetem me kercnue dhe burgosë të shkretin Popull Shqiptar,
tue i tregue vetem mundsinë e kullotjes nder livadhet e zharituna deri dje nga
diktatura gjakatare e vrastare e Everit?
Sistemi
terrorist everian ishte i ngritun vetem mbi pellgje gjaku dhe i mbrojtun nga
vrastarët e msheftë të sigurimit të shtetit, pikrisht nga ata që tek “Rilindja”
kanë trashigimtarët e tyne, të ushqyem nga virusi me të gjitha tiparet e
vrastarëve torturues, hajdut dhe imoral, ma keq se edhe paraardhësit e tyne
kriminela e tiranë të lindun dhe mashtrues. Hapen e mbyllen gjyqe n’ Europë, pa
u marrë vesht asnjë vendim, vetem kur na tregon televizioni se “do të takohen
këtu.., ose atje.., dhe do të bisedohet çeshtja e “trafikantave ose e kufijve
të Kosovës”, dy problem pa zgjidhje qyshë se janë fillue nga të gjitha qeveritë
ballkanike, që s’ mund të lidhin as të zgjidhin ushkurt e tyne pa urdhnue
pashallarët e kuq të Kremlinit…
Llomotisin
në Berlin, Bruksel e Romë.., mandej, vonë kah darka, i hypin dejshem aeroplanit e shkojnë në Turqi.., puthen e
nduken si motit.., dhe nenshkruejnë marrveshjet si dikur, baballarët e tyne
pashallarë…
Fati
ma i madh asht, se dokumentat janë në “gjuhën e njësuar të 1972”…
Kam
ndigjue, nuk dij sa asht e vertetë: “Në dokumenta venë gishtin!”...
Melbourne,
28 Maji 2020.