E merkure, 16.10.2024, 05:32 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Nuk ka si Shkodra

E marte, 02.06.2020, 06:34 PM


Nga Fritz RADOVANI:

NUK  KA  SI  SHKODRA…

NË SHESHIN QENDROR…

RRAH ZEMRA E SAJ...

Shumë ka provue ajo zemer… E, asaj Shkodres plakë, Shkodres së “Rozafës” sonë…

Po, gurra e artistave në Shkoder nuk shterrë. Edhe ata janë të derdhun në bronx…

Njeriu, thonë, Shkrimet e vjetra, asht kenë krijue prej baltet… Atje, shumë vjet perpara edhe unë njofta një djalë ma të rinj se vedin, që me baltë.., Ai krijonte “Njeriun”…

Ai ishte Ferid Kola, i heshtun, i pafjalë, i qeshun, i dashtun, krijues sepse, ishte i lemë me zemer artisti per me vue në punë atë “zemer” të Shkodres, që s’ rrahte persa kohë!..

Bash atë zemer të dhunueme, ku Guri i Deshmorve të Atdheut, u largue e iku kur pranë i shkoi diktatori i shekujve... E perballë n’ tribunë zgerdhihej pasuesi vrastar i Shkodres.

T’ harruem... E, nuk besoj se kujtohen ma, se dora e daltuesit Gurit Rozafës, Ferid Kola, aty ka vendosë Djalin e Zemres së Shkodres, që rrah e nuk do të pushojnë KURRMA !

Asht Luigj Gurakuqi... Veper e skulptorit Ferid Kola... Të dy janë Shkodranë... Rrnofshi!

Melbourne, Qershor 2020.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora