Kerko: a
Prend Buzhala: Sindromet - E Majta, E Djathta
E shtune, 02.05.2020, 12:51 PM
SINDROMET: E MAJTA- E DJATHTA
(Nga
dorëshkrimet në rrjetin: 28 janar 2013)
Nga
Prend Buzhala
1.
Përcaktimi I DJATHTË- I
MAJTË në shoqërinë e Kosovës është shndërruar në sindromë!
Të
gjitha partitë politike në Kosovë kanë ME SHUMICË elektorat të majtë, elektorat
socialist. Pse?! Sepse kërkojnë punë nga shteti, punësohen nga partia-shtet. Policia,
gjykatat, institucionet mbushullohen nga simpatizantët e anëtarët e një partie.
Në këtë mënyrë edhe shteti kontrollohet më lehtë.... Prandaj edhe qasja e tillë
partiake është e majtë, me primesa social-komuniste; ndërkohë që deklarimi
është i djathtë. Por KRERET e NJë FORCE POLITIKE bëhen përnjëmend "të
djathtë" me pasurimin që ia kalon edhe fantastikës (brenda një nate).
2.
Një
de-evropianizim në proces i Kosovës, ka zënë të bëhet me hapa të ndjeshëm, pas
shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.. Kosova është në qorrsokak: i ka
përzier konceptet i majtë-i djathtë (të majtën duhet demonizuar sa më shumë,
sepse na është socialiste, komuniste, diçka e kaluar, e prapambetur); ashtu si
e ka mjegulluar konceptin e ORIENTIMIT EVROPIAN me edukimin orientalist! 3.
I
papuni, magjistri i shkencave që punon si kamerier, pensionistët, mësuesit,
bujqit e varfër, shpallin veten "Të DJATHTË", por duhet ta dinë qe
Programi i Së Djathtës nuk mbron interesat e tyre, as ato shëndetësore e
arsimore, as ato ekonomike e sociale, por interesa Të KAPITALIT, Të XHEPAVE TË
MAJMË... (kush ka para shërohet, arsimohet, ndërton shtëpi, punësohet...).
4.
Të
mos harrohet: kur NATO-ja ndërmori fushatën e bombardimeve për çlirimin e
Kosovës, në shtetet euro-perëndimore, në pushtet ishin që të gjitha parti të
majta e socialiste (në Angli Partia Laburiste e Toni Blerit, në Spanjë, Itali,
Francë etj partitë socialiste, në Gjermani etj partitë socialdemokrate, në SHBA
Partia Demokratike që ka primesa më të majta se Partia Republikane...). Dhe u
bombardua shteti i Partisë Socialiste serbe të Millosheviqit!!! Ndërkohë që
kishte parti të djathta evropiane që protestonin kundër bombardimeve!!!
5.
Prandaj
deklarimi "i djathtë" në Kosovë, ende mbetet një blof!
Ndërsa
rregullat demokratike (brendapartiake a brendashtetërore), kërkojnë krejt diçka
tjetër...
(Shtojcë: 8 tetor 2019)
Popullizmi...
Pol
Tager thekson se popullizmin e shfrytëzojnë edhe partitë politike te majta dhe
të djathta, ngase ai është një ‘shpirtë i zbrazët’, që ndërtohet mbi kritikën
vulgare ndaj kundërshtarit. Kritika e tillë vulgare, pa fakte racionale, sjellë
degradimin shoqërorë. Popullizmi paraqet bindjen se çdo gjë mund të rregullohet
nga veprimi popullor... Përkundër demokracisë, ku vendimet merren nga njerëz
legjitimë të zgjedhur me votime, ku ndiqen procedurat e ligjshme në marrjen e
vendimeve, popullizmi ka karakter revolucionar, ai paraqet një formë koncensusi
gjithëpopullor për çështje të caktuara. Vendimet që merren në këtë proces
megjithëse kanë një primesë koncensusi, janë euforike, konfuze dhe të
përcjellura jo rrallë me urrejtje ndaj ndonjë grupi apo qeverisjeje legjitime.)