Mendime
Rrezart Kalaja: Behgjet Pacolli konfuz në politikë dhe skandaloz me deklaratat e tij shpallë Kosovën terroriste!
E shtune, 02.05.2020, 09:36 AM
Behgjet Pacolli konfuz në politikë dhe skandaloz me deklaratat e tij shpallë Kosovën terroriste!
Nga
Rrezart Kalaja
Ish
ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, tani deputet i Kuvendit të Kosovës me
veprimet e tij sinjalizon se është i
organizuar dhe orkestruar paraprakisht prapa skenave për pazare dhe interesa
personale!
Përkundër
lutjeve, thirrjeve të popullatës, të analistëve që mos te përshkallëzon
situatën edhe ashtu te tensionuar lidhur me pretendimet e formimit të qeverisë Hoti ,kokullë dhe
fantazmë nga 82 deputet të korruptuar,hajna ,rrugaçe dhe
gjysmanalfabet dhe të pa popull!
-Por
aq sa po vërehet rrëzimi i Qeverisë Kurti
nga të apostrofuarit, duket se ja dhanë pushtetin Albin Kurtit dhe ja rriten partinë edhe 50%!.
Ish
ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, tani deputet i Kuvendit të Kosovës
është shume konfuz në politikë dhe
skandaloz me deklaratat e tij të fundit, ku e
shpalli Kosovën terroriste!?.
A
mundet ky pseodopolitikan të tërhiqet nga etiketimet qe i ka marr nga populli
dhe analistet të ndryshëm se ishte i
dyshuar në karrierën e tij politike në raport me marrëdhëniet e tij me Rusinë?.
A
thua si t‘i besohet këtij politikani, kur ky shpall vendin e vet terrorist pa u vra as kush,as kush pa u
kidnapuar!
Nuk
është pa, që u bërë në qeverinë Kurti
ndonjë zbatimi i dhunës së egër e të pamëshirshme ndaj dikujt.
Terrorizëm
quhet një regjim shtypës a nga një
organizatë reaksionare e kundërrevolucionare ndaj popullit e ndaj
kundërshtarëve të vet politikë, që arrin deri në asgjësimin fizik të tyre; masa
terrori; politikë terrori. Terrorizim i hapur nga e cila asnjë veprim i tille
nuk është ne Qeverinë Kurti, por është
i përqendruar me tërë arsenalin e
vet ne përballje me pandeminë,përkundër
asaj kane filluar disa gjëra të bien në vendin e vet nga “Mafia e
organizuar në Kosovë”, qe mbretëroj që
20 vjet.
Gjatë
ditës së enjte, në një prononcim për media nga aeroporti i Prishtinës,ai u shpreh
se ishte “frikësuar nga institucionet e shtetit se mund të kryejnë ndonjë
sulm terrorist në mua, andaj kam ndryshuar destinacion. Aterova në Tiranë’’. A
thua ndryshimi i destinacionit i solli
atij ndonjë siguri ma të veçante qe të
futet një ditë ma vonë, po në të njëjtin Aeroport nga Tirana?
Praktika
e ndërtimit të “diplomacisë mashtruese", që e kishte filluar Behxhet
Pacolli në mandatin e kaluar të qeverisjes në koalicion me PDK- -LDK, është
rikthyer në veprim të ri me koalicionin
aktual për “Qeverinë
fantazmë Hoti”:- ngase edhe në
mandatin, sa ishte në pozitën e
Ministrit të Jashtëm, jo qe afroj ndonjë njohje Kosovës, por Serbia me
politiken e vet i tërhoqi 14 njohje.
Prandaj politika e tij shterpë, është rrezik që kësaj here do ta fut Kosovën nën një presion dhe
keqësim të situatës dhe bashkimit të tij me
deputete e pa popull?...Nëse iu bashkohet konsiderohet se ky është kulmi
i mashtrimeve, gënjeshtrave që po vazhdon ti bëjë Pacolli, në kurrizin e
popullit shqiptar!!!