Kerko: a
Bardhyl Maliqi: Fjalë dashurie
E premte, 10.04.2020, 09:17 AM
Bardhyl Maliqi
FJALË DASHURIE
Kushtuar
mikut tim, poetit Skënder Rusi
Fjalë dashurie mund t’i pëshpërisësh në vesh si
zakonisht një vajze,
Fëmijës
si pikë loti, maces larushe, lulishtes së bukur si një bije mbreti,
Korçës,
qytetit tonë, fjalë dashurie i them unë por dhe miku im, Skënderi.
i
puthim kryet të dy kuronën si Bajroni
agorës së bukur të një qyteti.
I
ndezim qirinjtë e ditëlindjes qytetit tonë vetë çdo përvjetor,
Skënder,
or mik, si shok i një dhome, ti gjithëmonë bën ca gjëra,
sa
Detin Marmara dhe Trëndafilat e Venecias m’i bën kurorë
dhe
m’i vë në krye me dorë, i sjell befas si të gjalla, të bukura, të tëra!
Këto
vajzat e qytetit, shejtankat, në qytet, miku im, nuk dalin pa të parë,
ato
baresin rrugëve e në parkun “Rinia” vallëzojnë si perëndesha dashurie,
si
ne djelmosha dikur ne dikur nëpër tela kitare na kapnin çaste marrëzie,
kur
shkruanim poezi se vetëm një motiv zemrat i lodronte, serenatë dashurie!
Miku
im e di që Korça e Serenatave është edhe qytet i pleqve të korit “Lira”,
I
dashur Dritëro, shpesh qytetin e Korçës kuqëlonte në fytyrë dritërimi yt,
ndodhte
të lëngonte poeti, ne dritëroanëve të rinj na mbyteshin gjemitë,
por
xhepat vajtonin, se një xhin në Jjupiter a nje raki dëllinje e pinim përditë.
Poet,
si çdo pranverë, prilli yt i moshës pulsonte te zemra e një miku,
vargje
poetikë lamtumire recitonim nga nobelisti grek Jorgo Seferi,
ndërsa
ti më pikturoje me cicërima dallëndyshje në vend të nje portreti,
unë
thurja një triptik për Balliun, Sizifin dhe mettodën e moshës Skënderi.
Ju
nuk e dini, dëbora në Korçë nuk ishte lojë ku nuk e di ç’të mundon,
Porsi Natyra live në lulishten me emrin e Vngjushit
zhvishej nga mjegulla
dhe
me dëborën e parë balerinë luante ballo në rrugë në fund tetori,
ndërsa
unë zgjasja duart te kristalet e misterta, që rrëshqisnin nga tjegullat.
Për
mua jo vetëm blerimi, por edhe shiu në Korçë është i magjishëm, i artë,
si
çdo fund tetori. Dimri qe ca hapa larg dhe m’u kujtua koha kur lulëzojnë
blirët,
nëse
njeriu vdes nuk mbetet si trung i papërfillur, shibora dhe vjeshta në Korçë,
nga
trishtimi dhe puthja e gabuar, e dashur Era, si deshtë të vringëllojnë brirët.
Te
Karedralja ku kaloj shpesh, shkon një grua, që pëshpërit dhe falet çdo ditë,
e
ka takuar dikur në Kajro, me një autobuz turistësh, rastësisht, në një çast
kritik,
ta
hajë dreqi, sot më doli sërish përpara në festën e birrës dhe mua bota m’u
vërtit,
Vjedhësi
i unazës dhe kjo grua e trotuareve më metamorfizojnë si bli krishtlindjesh çdo
vit.
Si
është e mundur them: Kur vdiqa unë që qenkam shëndrruar në bli mbuluar me
brymë,
ndërsa
mesnata shkon e nxin mëngjesi në Korçë sërish rrugët e zbardhura shndrin,
ky
jam unë, djaloshi i zellshëm që leximet me zell i përpin, jam si Skënderi, që
rrugën e prin,
nëse
vdes një ditë, mos më qani, do të qajnë stalaktiket e borsë kur dielli ja
mbrin!