Kerko: a
Resmi Osmani: Udhëtim në tri kontinente
E marte, 04.02.2020, 09:07 PM
Udhëtim në tri kontinente
(Gjithë udhët më kthejnë në shtëpi)
Nga Resmi
Osmani
Prill 1980.Tiranë –Paris.
Hera e parë që dal jashtë shtetit. Bashkë me dy kolegë: Todo Gjermanin,
frankofon i thekur dhe Ali Merjen, do të udhëtojmë për në Francë, udhëtim pune
për t’u njohur me teknologji të reja në prodhimib e materialit mbjellës të
hardhisë. Në atë kohë, Kur Shqipëria
jonë ishte vend i mbyllur, për individin ishte ngjarje e veçantë.
Konsideroheshe me fat, se do të shihje
botë.
Aeroplani u shkëput nga pista e Rinasit Tranziti në Beograd.Hotel “Turist”.
Aty bujtnin shqiptarët.Në ambasadë na
porositën të ishim të kujdesëshëm në biseda, sepse personeli dinte shqip
Shëtitëm nëpër Beograd. Në stacionin e
trenit, shqiptarë me plisa të bardhë, në pritje të trenit.Na duken të afërm dhe
të dashur.
Të nësërmen fluturim për në Paris. Aeroporti “Orli”. Ambasada jonë në
rrugën Rue de la Pompe. Na prêt Misto Treska. I ditur, i kulturuar, përkthyes i
Hygoit dhe Gorkit. Në dukje i lodhur.Zum vend në hotelin Longshon. Ambasada na
dha një mikroboz për të parë Parisin, aq sa mund të shihnim.Me veshjet tona,
sido që të reja, me prerjen dhe modën dukemi që jemi të huaj. Në mbrëmje: kuriozitet bukuritë,kulla Eifel
që duket se ka marrë zjarr nga dritat,ngjitemideri në katin e dytë. Bëjmë
fotografi pranë bustit të Gustav Eifel. Notrë Damë e Parisit,(më kujtohet
romani i Hygoit),Il de Frans, një shëtitje në bulevardin Shën Elize, nga harku i triumfit deri në Sheshin e
Republikës, ku dikur kish qenë Bastija. Qielli ikthiellët,ajri ipastër,
çuditërisht atmosfera ermiron parfum!
Kafet në trotuare janë plot. Në mesnatë,vozisim në boulevardin ShënElize,
hasim”Zogjtëe natës”që kanë dalë për gjueti, prostitutat që duket se mërdhijnë
nga freskiae natës, na ftojnë për shoqëri. Ne skandalizohemi. Të nesërmen
njohje me Parisin. Qytet kozmopolit: lumë njerëzish, të bardhë, të zez, të
verdhë.Francezët nuk janë racist.Shohim të zëna përdore vajza të bardha me djem
me ngjyrë. Gjithandej vrapues veshur me pantallona të shkurtëra, të tjerë e të
tjera shëtisin qentë. Pamje të panjohura për ne, aq sa kolegu im vërejti me
sarkazëm: “I bukur Parisi po trotuaret ja dhjesin qentë!” Ngjitemi te
kisha Saint Kuor në kodër, jo vetëm për
të parë katedralen. Nga aty duket një pjesë e Parisit, se qytetit nuk i duket
edhe nga aeroplani, as ana as fundi. Një shëtitje me vaporeto, bashkë me
turistë të huaj në lumin e Senës, që është i ndotur e i pistë nga ujërat e
zeza. Tregu për ne ishte befasi. Magazinat “Tati” ku dynden gjithëshqiptarët që
vijnë në Paris. Na habiti dhe na hutoi me bollëkun dhe shumllojshmërinë.
Të nesërmen me ekspres për në Mont Pelje.
Fushë pa fund, kështjella në fushë, pyje dhe liqene.Bujtim në Mont
Pelje, qytet në kodër, i degjuar nga ne, si qytet I studimeve te Enver Hoxhës.Të nesërmen, pas mbritjes,
në qytezën bujqësore të Karpantrasë, në fermat, u njohëm me teknologjitë e reja
të prodhimit të fidanave të hardhive. Në mbrëmje na prêt në shtëpi dhe shtron
darkw,profesori plak Shabanon, shok shkolle i Todos, mik i Shqipërisë.Në vijim
sërish në fermat e fidanave. Për këtë jemi në Francë. Na shohin si të ishim
alienë, nuk e dinë ku bie shqipëria. Kjo na brengos. Na pyesin, duan të dinë.Ne
u përgjigjemi dhe u themi aq sa na lejohet, ato që na kanë porositur që në
nisje. Në vijim në Marsejë. Lagjia arabe e zhurmshme me muzikë dhe treg lindor.
Në det na rrëfejnë ishullin If, ku Dymai kish burgosur Edmond Dantes. Udhëtojmë më tej, në Tuluzë, qytet i
bukur në fushë. I njohur për parfumin e tij të vjollcave “Violet dë Tuluzë”.
Blejmë nga një shishkë për zonjat tona.
Kthimi sërish në Paris. Shoh bukuritë dhe madhështinë e këtij qyteti,
mbushur me histori, revolucione për:Liri, barazi, vëllazëri.Ndoshta në rrugët
ku po ecim kanë shkelur Hygoi, Balzaku,Volteri dhe Rusoi….. dhe
kozmopolitizëm. Admiroj këtë popull që
ka ndërtuar për vendin e tij dhe veten këto mrekulli, dhe pyes veten: a do
arrijmë ne ,shqiptarët të ndërtojmë për vete një vend të tillë?Meditoj, ama,
sido qoftë, më ka marrë malli për shtëpinë, për vendin tim të bukur, edhe pse i
varfër, është imi, dhe mezi pres te kthehem. Kërshërija, për të mos thënë si
fillim mahnitja, kalon që ditët e para. Kësaj radhe, nisja nga aeroporti De
Gol, modern me tunele xhami, shkallë lëvizëse dhe salla të mëdha të udhëtarëve.
Sërish në Beograd. Qyteti është i heshtur e në zi. Ka vdekur Titua.
Aeroplani mbi qiellin e bregdetit, nga dritaret shoh fushën e sistemuar,
fshatrat, Dajtin, më kapin emocionet, mallëngjehem. Ky është vendi im. Zbresim.
Më vjen të puth truallin. Në sallën e aeroportit tonë të vogël më prêt ime shoqe
me të dy djemtë.
Frymova thellë. U ktheva në shtëpi.
Shtator 1986. Tiranë-Paris-Madrid-Algjer -Tunis.
Sërish në udhë.Jemi një treshe.Me
mua janë edhe Llano Llanaj, drejtor I Institutit të Ullirit dhe Agrumeve në
Vlorë dhe Zoi Meçe, kimist i po atij instituti. Një udhëtim pune, në kuadër të
FAO, për teknikat e kultivimit të ullirit në vendet mesdhetare:
Spanjë.Algjeri,Tunizi.
Tranziti nga Roma. Përsëdyti herë në Paris, po ajo ambasadë,me mjedise të
ngushta, veç ka ndryshuar ambasadori, është Maxhun Peka. Parisi po ai, me natën
ditë. Mbushur me bukuri dhe histori. Këtë herë kulla Eifel është zbukuruar me
llamba sodiumi, duket e prushtë, sikur digjet. Shkojmë në Versajë,
Tyjlëritë, Pyllin e Bulonjës dhe në Luvër ,pamë Mona Lizën dhe pikturat e
Davidit dhe Delakruasë. Pamje të tjera, të tjera impresione. Parisi nuk ka
fund, gjithnjë mbetet i panjohur befasues dhe i dëshiruar.
Në shumë vende ku kam qenë, s’më ze
malli të shkoj sërish. Në paris ,po.
Me një aeroplan të vogël, udhëtojmë për në Madrid. Spanja. Pres të kundroj
një vend për të cilin kam dëgjuar aq shumë gjëra. Sistemohemi në hotel
Nacional, në sheshin Pikaso, mbushur me skulptura abstraksioniste moderne të
derdhura në alumin. Kuptohet ne thjesht i shohim, ngremë supet, nuk i kuptojmë.
Madridi, metropoli i botës së dikurshme koloniale,ku ka rrjedhur ari i botës,
qytet i mermertë dhe i pasur.
Të nesërmen udhëtojmë me makinë për
në Haen, në stacionin eksperimental të ullirit. Na shoqëron shkencëtari i
njohur Kabaliero. Rrafshnalta spanjolle, fushë pa fund, me vreshta dhe
ullishte. Ullishte si pyje pa fund, të mbjella me simetri, degëvarura nga pasha
e kokrrave. Spanja është vendi me më
shumë ullinj në botë. Kalojmë përmes Mançës , siluetat e “kalorësit të fytyrës
së vrerosur”me ushtën e gjatë, dhe shqytarit të tij Sanço, të prera në
llamarinë të zezë na shfaqen herë pas here, ndërsa në bregoret e ulta mullinjtë
e erës, me të cilat ka luftuar kalorësi i famshëm dhe silueta të demave të
arenës, prerë po në llamarinë të zezë.
Haeni është qytet i vogë le i paqm, në një zonë bujqësore, plot me
ullishta. Vizitë në Stacionin eksperimental të Ullirit. Ditë të ngjeshura.
Njohje me teknologjitë e reja intensive të kultivimit, leksione nga
bashkpuntorët e Stacionit, vizita pune në ngastrat eksperimentale. Njohuri në
bashkësitë bujqësore dhe shëmbuj për organizimin e funksionimin e
kooperativavave të ullishtarëve, ku secili ruante të drejtën e pronës së vet.
Shumë më ndryshe nga kooperativat tona bujqësore.
Në ditët që erdhën, një mbrëmje me muzikë, kastanjeta e dajre dhe vallet
flamengo.Temperamenti i vrullshëm spanjoll. Vizitë në Valans , port në lumin Ebro, dhe në Kordobë. Xhamia e
famshme e ndërtuar nga Kalifët arabë, që nxe 30 mijë veta! Tremen të mbushur me
kollona graniti të zi. Vendi i faljes së muezinit, është me harfe të Kuranit
shkruar me gurë ari. E kthyer në kishë, brenda saj ka kapela të familjeve të
pasura. Pallati princor Alkazar, në Kordobë,lulishtja me hauze, trëndafilë dhe
shatrivane.Na thonë se pas pushtimit, princi katolik, e zhveshi pallatin nga
tërë bukritë, që të mos i ligështohej shpirti e zbutej zemërimi. Gjithandej në
arkitekturë gjurmët e sundimit shtatë shekullor arab. Arabët u zbuan më 1492,
atë vit që Kolombi zbuloi Amerikën.
Një darkë me gatesa mesdhetare nga mikpritsit në osteria, me açuge, vaj
ulliri dhe verë të bardhë të turbullt, të sapo fermentuar!Specialitet i
vendit.Por e veçanta janë muret e osterias të veshura me pllaka porcelain, në
të cilat janë pikturuar fabula nga folklori spanjoll, secila me diçiturën e
vet.Njëra prej tyre: vajza e re duke çaluar një shtrigane duke vrapuar.
Diçitura: E keqja vjen duke vrapuar, e mira duke çaluar!
Ditët e Spanjës mbaruan.
Një aeroplan që rrapëllin na shpie
në Algjer. Na pret në zyrat e Faos
tuniziani Muhtar Marrakshi, shef i zyrës së FAO.Ndryshe nga gratë e
popullit që pamë rrugëve, të mbuluara kokë e këmbë, këto nëpunëse të FAOS,
algjeriane dhe këto, janë të veshura si evropiane. Pasdite një vizitë në ambasadën
tonë, firmosëm dhe vulosëm urdhër-shërbimet.Ambasadori Nesip Kaçi, na priti
përzëmërsisht si të na kishte miq të vjetër.
Algjeri i ndërtuar në kodër, buzë detit. Në pjesën e poshtëme qyteti
francez, me det, hotele dhe plazh, hijeshuar nga palma, sipër e në lindje
qyteti me lagjet arabe dhe minaret e xhamive. Lart në kodër, një obelisk
madhështor, konstruksion metalik, mbështetur mbi tri këmbë, që bashkoheshin dhe
ngriheshin në lartësi. Në platformë digjej flakadan pishtari, për nder të heronjve
të rënë në luftë. Kujtimet e luftës janë ende te gjalla në kujtesë. Në mbrëmje,
darkë në shtëpinë e Drejtorit te Pergjithshëm të Bujqësisë. Apartament i
thjeshtë, mobilim modest. Familje e emancipuar. Edhe në shtëpi flasin
frëngjisht. Djali dhe vajza student në universitet, duan të dinë për
Shqipërinë. U rrëfejmë. Na thonë se kanë probleme me mësimin e arabishtes ,
mungojnë mësuesit. I sjellin nga Egjypti. Ushqimi i thjeshtë: sallatë, kuskusi
i famshëm(bollgur nga grurë i fortë) me mish dashi, i shoqëruar me supë
barishte, pjepër, rrush dhe hurma, mbyllja me çaj. Për shoqërim lëng
portokalli. Na thonë se vendi prodhon verë, dhe verë bajagi të mirë, por ajo
eksportohet në Francë. Për familjet besimtare ajo është haram.
Udhëtojmë për në Kabili, rajon malor, i zhveshur,që e përvëlon dielli, me
ca shkurre të rralla. Nga rruga e pashtruar ngrihen re pluhuri. Na shoqëron
Maxhidi, specialist bujqësie,muxhahidin, veteran dhe invalid i luftës. I njeh
mirë vëndet ku kalojmë dhe na rrëfen për to. Udha është e gjatë. Shoferi vë një
disk me muzikë algjeriane, që zgjat e zgjat pa fund. E pyesim përse bën fjalë
kënga. Për hallet e jetës, përgjigjet shkurt. Po të jetë ashtu, s’ka për të
përfunduar asnjëherë ,i themi ne. Maxhidi na thotë se që pas luftës, popullata
është dyfishuar në numër. Ka lindshmëri të lartë, është e lejuar poligamia.Të
kamurit, që kanë me se t’i mbajnë gratë dhe fëmijët marrin nga shumë gra.Me
konceptin e tyre gratë dhe fëmijët janë pjesë e pasurisë. Pyesim shoferin, sa
gra e fëmijë ka.Shtatë fëmijë e një grua. E me se ta mbajë një grua tjetër? Në
fshatrat jashtë Algjerit të sheh syri ara e ara pa fund të pikëzuara nga
pjeprat e verdhë, që janë mjaft popullorë , aromatik e të ëmbël. Shiten në
tregje dhe anës rrugëve.U ndalëm, blem dhe i provuam.Të shijshëm.
Fusha eksperimentale e provës së kultivarëve të ullirit, është ngritur
dikur nga francezët. Janë shumë
kultivarë nga vende të ndryshme, por jo edhe nga Shqipëria. Na spjegojnë
përshtatjen dhe produktivitetine tyre. Më të qëndreshëm dhe më pjellorë janë
ata të vendit dhe marokenët, të quajtur “Shemlali”, që durojnë më shumë
thatësirën dhe kanë përmbajtje të mirë vaji.
Në mbrëmje një vizitë në Kazbah, për të parë shtëpinë e të famshmit hero
Ali Pyka. Ngjitemi përpjetë kalldrëmit të ngushtë, aq e ngushtë rrugica, sa
amvisat këmbejnë sendet hua nga dritaret. Shtëpia muze e Ali Pykës është duke u
rikonstruktuar Na flasin për Ali Pykën, për të cilin ne kemi parë edhe filmin
dhe Xhamila Bu Heradin, krenohen me luftën dhe heronjtë e rezistencës së tyre .
Të nesërmen, në qëndrën e shumzimit të ullirit, në Tisi Uzu, në periferi të
Algjerit, ndërtuar me fondet e FAO, por ngasa pam, teknologjia ishte e
vjetëruar dhe jo ajo që na duhej ne , e që na ishte premtuar.
Ditët eqëndrimit në Algjer mbaruan.
Na pret Tunizia.
Aeroplani bën disa rrotullime mbi qytet dhe zbret në aeroportin e Tunisit.
Aty na prêt Marakshi. Pasdite shëtitje nëpër Tunis. Asgjë e veçantë veç
minareve të xhamive.Gjithandej shitës ambulantë që ftojnë blerësit: perime,
hurma, pjepra, peshk, mish të imtash varur në çengela. Miza fluturake pa hesap,
përpiqen ti përzenë me tufa nenexhiku. Burrat mbajnë në kokë ca takie të leshta
ngjyrë vishnje.Jashtë kafeneve, ulur në shilte, terjaqinjtë thithin nargjiletë.
Edhe këtu gratë të mbuluara, por midis tyre ka edhe të zbuluara. Krijoj
përshtypjen se tunizianët janë diçka para algjerianëve në aspektin e emancipit qytetar. Pyesim për
Kartagjenën, por na thonë se është larg Tunisit.
Udhëtojmë për në Sfaks, në Institutin Tunizian të Ullirit. Sfaksi qytet i
vogël, me shtëpi të ulta, të bardha, buzë shkretëtirës së Saharasë.Instituti
është i pajisur me gjithë aparaturat dhe laboratorët modernë. Klimë sahariane,
bijen 170 mm. shi në vit.Por fusha ranore, është e mbushur e tëra me ullinj.
Një zgjidhje e mënçur.Bimët janë mbjellë larg 24x24 m., që tu mjaftojë
lagështia e pakët. Toka është aq ranishte sa punohet me disqe të mëdhenj, vetëm
për të shkrifëruar. Në Sfaks, ke se ç’të mësosh. Për shoqërim na kanë dhënë shkencëtarin Mohamed
Keshou, tip mesdhetar, që s’ngjason me arabët. Na jep drekë në shtëpi të vet.E
shoqja , mësuese dhe e bija studente janë të zbuluara.
Edhe këtu Kuskus. Për desert, shegë në një tas,me shurup shije limoni, që
haheshin me lugë të vogël.Nuk mungonte as rrushi dhe hurmat.Në drekë ishte
ftuar dhe i vëllai i Keshout, një tregtar, bjond me sy të kaltër. Na tha se
kishte dashur paralufte të martohej me një myslymane shqiptare, apo bosnjake,
por kishte nisur lufta dhe se kishte realizuar dot. Pastaj na tha një
kuriozitet. Presidenti i parë,i Tunizisë, Habib Burgiba, ishte me origjinë
shqiptare.Të parët e tij ishin dërguar syrgjyn nga shqipëria në tunis.
Vizituam edhe një ullishte eksperimentale me distance të afërta mbjelljeje
e forma të ulta mbajtje të kurorës, mënyrë për të cilën isha I interesuar dhe e
kasha zbatuar në Berat.
U ndam miqësisht.Në Tunis, morëm aeroplanin tranzit për në Romë.
Ditët e fundit vë re te kolegët shenja nervozizmi. E di, është sindromi i
mallit të shtëpisë, e kam kaluar para tyre.
Roma. Qyteti i amshuar, ngritur mbi
shtatë kodra. Kemi një ditë kohë.Ç’të shohësh më parë? Ecim e ecim: Fontana e
Trevit, kompleksi skulptural madhështor me stilin e rilindjes, uji i bollshëm
që derdhet në hauzin e mermertë, i mbushur me monedha metalike. Hedhim edhe ne,
thonë se po të hedhësh, do të kthehesh në Romë sërish. Koloseu madhështor,sido
që i rrënuar.Në imazh më përhiten gladiatorët dhe kumbimi i shpatave. Na thonë
se, muret e sipërme janë prishur nga papët, që duke e konsideruar një monument
laik, i kanë marrë gurët për të ndërtuar vatikanin. Shën Pjetri, oborri i
gjerë, kollonat me statujat e apostujve dhe shënjtorëve të kishës. Hyjmë në
bazilikë. Ulëset e navatës janë të mbushura me turistë që falen. Kubeja
madhështore e kapelës Sikstinia, me afresket e Mikelanxhelos dhe Rafaelit,
varri monumental i papës Julius II dhe shtatorja e Moisiut punuar nga
Mikelanxhelo.Tymi i qirinjve, aroma e temjanit dhe hapësirat e kubesë janë
impresionuese dhe të ngjallin misticizmin dhe kujtojnë hyjninë. Dalim. Ecim me
dëshirë të shohim sa më shumë. Sheshi i Venecies dhe ballkoni ku Duçja mbante
fjalimit para qytetarëvëe romanë, nga ku shpalli edhe pushtimin e Shqipërisë.
Në një shesh të vogël busti i Skënderbeut tonë dhe ca më tej një ngrehinë e vjetër
dykatëshe, hotel ku ka bujtur heroi ynë kur vizitoi Romën. Emocionuese. Bëhet
vonë. Kthehemi në hotel. Të nesërmen do
të marrim aeroplanin për në Tiranë.
Aeroporti I Fjumiçinos. Bie një vesë
shi dhe qielli I mbuluar me re.Aeroplani merr lartësinë, ngjitet mbi re dhe
drejtohet për në lindje.Stjuardesat na shërbejnë vaktin. Nga altoparlantet
lëshojnë muzikë të lehtë italiane Pas afro dy orësh rrotat prekin pistën.
Duartrokasim pilotin. Në këtë udhëtim kemi ndrruar dymbëdhjetë aeroplanë.
Kur jam dukezbritur, vetiu pyes veten: ç’është përty atdheu? Përgjigja
vetëm një fjalë: Gjithçka!
Në sallën e pritjes shoh time shoqe dhe djemtë, që tashmë janë bërë
tre. Më shohin dhe përshëndesin me
dorë. Të njëjtën bëj dhe unë.
Vijon…