Kulturë
Sevdail Hyseni: Loja taktike
E diele, 02.02.2020, 05:39 PM
Satirike
LOJA
TAKTIKE...
Mirë
me Kurtën e me Murtën,
S'e
bënë mall kush Kushtetutën,
Iku
koha si për lesh
Sipas
ligjit qesh e ngjesh!
S'ka
më lojëra pa kufi,
As
hajgare me Qeveri,
Dikush
duhet të lëshoj pe
-Nuk
na bënë gjeli ve!
Meqë
pulës mbi të gjitha
I
ka ardh' veja te bytha,
Duhet
ecur si me vrap
Qeveri
o zgjedhje prapë!
Se
për ndryshe e pat puna
Nuk
na lajnë me 7 sapuna,
Qe
sa kohë nuk merren vesh
Një
"tullac" e një "hundëlesh!"
Në
këtë valle politike
Me
afatet maratonike,
Me
këtë "Listën..." o sa keq
-
Hajde dreq e na ndreq!
"Erdhi
dita" s'ka më pritje
Mos
"Beso" në kusuritje,
Kjo
taktikë nuk zgjat gjithmonë,
Rroftë
një tjetër opsion!
Mirë me Kurtën e me Murtën
Kollaj dashit nuk i këputen,
- Ju nuk dini me të renë
Pi servili gjithë kopenë!
Sevdail Hyseni