Kulturë
Shyqyri Fejzo: Në koridoret e një panairi librash
E diele, 02.02.2020, 05:11 PM
Shyqyri Fejzo
Poshtë e lart në
koridoret
E një panairi librash
(Dialogje
poetësh e shkrimtarësh)
-Merre
shpejt e mos e lerë
Heroi
i tij ka shumë vlerë
I
dendur në raki e verë
E
kanë puthur dhjetra herë
-Në
shkollën tonë asnjë s’ lexon
Nxënësi
celularin tregon
Ti
shpjegon,asnjë s’dëgjon
I
mbajnë sytë në telefon
-Kam
nxjerrë goxha xhevair
Këto
nuk shiten me pahir
Kot
paskam ardh në panair
Lëmi
me kohë qënka shirë
-Nuk
e shes për një cop buk
Unë
e nxora dhe në fecbuk
Heroi
im të rreh me pambuk
Në
libër futa dhe kopuk
-Kreu
e fundi për dashurinë
Është
ilaci sot për rininë
Kam
vënë pak për diturinë
Lashë
jashtë cdo mbeturinë
-Kam
qënë shumë i duruar
Dhjetra libra kam dhuruar
Ju
se dini pse kam shkruar
Unë kam qënë i dënuar
-Më
kanë larë e më kanë lyer
Kam
qënë shumë i rrëmbyer
Libra
vetëm kam shkëmbyer
Me
paratë nuk e kam ngjyer
-Me
36 shkronja, ne jemi rrota
Sot po bëjmë punë të kota
Shihni,
shihni cfarë bën bota
Shihet
“lëmi” me shtatë nota
-Ju
thoni të bëjmë hatanë
Ti
turremi sot anë e mbanë
Të
lëmë shpejt zananë
Të
kapim urgjent zurnanë
-Nuk
dimë c’të bëjmë as vetë
Themi
të punojmë në gazetë
Hata
e madhe na ka gjetë
Si
do bëjmë në këtë jetë
-Fjalët
e gazetës gjëmojnë
Vetëm
një ditë e natë rrojnë
Librat
vite të tërë jetojnë
Kur
s’i grisin dhe i lexojnë
-Gazeta
nuk ka më vlerë
Gjithëandej
është e blerë
Sot
atje urdhërojnë të tjerë
Dhe
kjo punë del e dh…rë
Del
ajo që tha ai i vjetri
“Ku
e lamë e ku na mbeti
Vaj
vatani e mjerë mileti”
Po na firon dhe alfabeti