Kulturë
Jusuf Zenunaj: Mbrapahija
E merkure, 29.01.2020, 07:12 PM
Jusuf Zenunaj:
MBRAPAHIJA
Atë
e vunë përpara
dritë
t'u bënte si fanar
e
rrushin prej pjergullës
për
vete me marrë !
Shpejet
sikur era e malit
zhveshur
doli mbrapahija !
Në
pazar s'i i bleu askush
arrat
e përziera me lajthia.
J.Z., Dilbeek, më 29
janar 2020
HANKO HAALA E HISTORIA
Sapo
u zgjova në mëngjes,
dëgjova
një lajm të ri,
linja
Prishtinë- Beligrad hyka në histori
!
Sa
e madhe paska qenë kjo historia jonë
edhe
të mëdhenjët, kur kullën
në
Washington , Berlin , Londër a në Bruksel,
historia
jonë një numër të ri merr !
E
mjera unë , Hanko Halla,
që
u matufosa nê këtë pleqëri,
mendja
nuk ma përthekon
çka
hyri në histori !?
Nuk
po e marr vesh moj loke
këtë
historinë tonë të re,
përpos
dëshmorëve
nga
dy-tre heronj për lagje i ke !?
J.Z., 27 janar 2020
EDHE LARG PRAGUT TIM
Rrokjet
m'i brejti koha
fjalët
s'i them dot,
diellin
që ëndrrova s'e pashë dje,
as
hënën nuk e shoh në mbrëmje, sot !
Dritërimat
tretëshin ,
treteshin
sikur shkumëzat n'ujëvarë,
bashkë
me të tjerët prisja rrezet
si
ngjyrat e ylberit në Dri të Bardhë.
Edhe
larg pragut tim
mbrapa
me ndoqen plot hije,
se
diellin doja dhe dua ta shoh,
as
hëna të mos mbetet në hije.
Nata
thonë s'ka ispatë;
në
mjegull çfarë ka shkëlqim?!
Shpresa
nuk gjallon kot
fjalët
si uji burimi , do të vijnë...
J.Z., 26 janar 2020