Kulturë
Rexhep Shahu: Libri ''Shtatë Fletore'' i Havzi Nelës - Çmimi Kombëtar i Poezisë
E diele, 26.01.2020, 07:09 PM
Rexhep
Shahu, Botuesi i Havzi Nelës
LIBRI “SHTATË FLETORE” I
HAVZI NELËS - ÇMIMI I PARË KOMBËTAR I POEZISË
Nga
Rexhep Shahu
Çmimin
e parë kombëtar për vëllimin më të mirë poetik për vitin 2018 e fitoi libri
Shtatë Fletore, vepra e plotë poetike me 5548 vargje e poetit martir Havzi
Nela, botuar nga Klubi i Poezisë.
Në
ceremoninë e ndarjes së çmimeve, si botues e përgatitës për botim i këtij libri
të munguar tri dekada, mbajta këtë fjalë rasti:
Havzi
Nela po na sheh atje ku është.
Besoj
edhe ai po na falenderon të gjithëve.
Faleminderit
juria! Faleminderit zonja Ministre! Faleminderit Ministria e Kulturës!
Faleminderit
shkrimtarëve shqiptarë të cilët e sollën Havzi Nelën këtu.
Ai
ka qenë, është në piedestal, por shkrimtarët shqiptarë, në 30 vjetorin e
vdekjes, varjes së Havzi Nelës, viti i kaluar (2018) ishte 30 vjetori i varjes,
shkrimtarët shqiptare e kanë nderuar Havzi Nelën si asnjë shkrimtar tjetër deri
sot.
Kanë
shkruar ekskluzivisht për Havziun vitin e kaluar 64 shkrimtare.
Kanë
ardhë dy herë në Kukës për inagurimin e bustit të Havzi Nelës dhe të shtëpisë
së Havzi Nelës 42 shkrimtarë. Këto janë ngjarje.
Ne
botuam librin vepra e plotë, Shtatë Fletore. Do doja t’ia drejtoja kameres
vëllim Shtatë Fletore me 500 faqe.
Faleminderit
Flamur Hoxhës, i cili ka sponsorizuar katër libra rreth Havzi Nelës.
Faleminderit
Bashkim Shehut, kryetar i bashkisë Kukës që ka i vu bustin dhe i ka ndërtuar
shtëpinë.
Faleminderit
të gjithëve ju.
Zonja
ministre!
Në
biografinë tënde politike, ke për ta mbajtë mend, kur ke qenë ti ministre është
nderuar një poet i varur, i vetmi poet i varur.
Faleminderit
të gjithëve.
Rexhep
Shahu, botues i Havzi Nelës, Shtëpia Botuese e Promovuese Klubi i Poezisë.