Kulturë
Lekë Mrijaj: E Lumja Marije Tuci, martire dhe shenjtreshë e kishës katolike dhe e Shqipërisë
E premte, 24.01.2020, 08:47 PM
E Lumja Marije Tuci, martire dhe shenjtreshë e kishës katolike dhe e Shqipërisë
(Ps:
Marije Tuci njihet me mbiemrin Tuci dhe është e
fisit të Gjomarkajve, nuk ka të bëjë asgjë me mbiemrin e fisit Tuqi)
Shkruan
Lekë Mrijaj
Në
shtatëdhjet? vjetorin e vrasjës së Lumes Marije Tuci, nga bandat farize famkeqe
kriminale shtetërore enveriste, kësaj radhe në shënjë kujtimi "IN
MEMORIAM" po e paraqes një veshtrim të libërthit: " Marije Tuci
"- Mirditorja që e deshi jetën duke e dhuruar atë" të autorit, Atë
Leonardo Di Pinto O.F.M. Është e vetmja femër në listën e martireve shqiptare
mbi te cilet u krye procesi dioqezan i kanonizimit dhe u Lumturuan dy
ipeshkvij, 21 meshtarë dioqezanë, 7 eshtarë françeskanë, 3 jezuitë, një
seminarist dhe katër laikë ndër ta edhe Marije Tuci, e vetmja femër. Ishte Papa
Françesku, i cili e nënshkroi dekretin më 26 prill 2016, të cilët 38 prej tyre
të kompletuar u shpallën të Lum në Shkodër, më datën 5 nëntor të vitit 2016,
përmes një meshë solemne kremtuar në Kishën Katedrale të Shën Shtjefnit, e cila
meshë kryesohej nga prefekti i atëhershëm i Kongregatës së Vatikanit për
Çështjen e Shenjtorëve, kardinali Angelo Amato.
Libri
" Marije Tuci "- Mirditorja që e deshi jetën duke e dhuruar atë"
të autorit, Atë Leonardo Di Pinto O.F.M. është libër i mirë, të themi simpatik,
me shkrime historike e studimore të huazuara nga libri "Atë Vinçenc
Prennushi me shokë martirë", (e botuar në dy gjuhë, shqip dhe italisht)
botim i Arqipeshkëvisë Shkodër-Pult (me lejën e Imz. Angelo Masafra) e që është
dhënë dhuratë (të gjithë pjesmarrësve pas meshës shuguruese) me rastin e
ceremonisë së fillimit të shërbesës baritore të don Gjergj Metës , ipeshkëv i
emëruar në dioqezën e Rrëshenit.
Në
këtë broshurë ka përmbledhje kujtimesh, me radhitje të virtyteve dhe
karakteristikave lapidare që përbënin të Lumen Marije Tuci, e cila ishte
Aspirante e Motrave Françeskane Stigmatine duke rrezatuar në çdo segment, qoftë
në rrafshin shpirtëror universal fetare, fisnor, kombëtar e njerëzor.
Që
në hyrje të librit, imzot Gjergj Meta, veç tjerash pohon: "Kam dashur si
homazh për shugurimin tim ipeshkvnor t'ju dorëzoj biografin e Marije Tucit,
njërës prej martirëve të shpallur të lume me datë 5 nëntor 2016 në Katedralen e
Shkodrës, e cila ishte e vetmja femër në listën e martirëve të kohës së
komunizmit" (f. 3). Përmbajtja e librit rezulton me disa të dhëna biografike,
faktike historike, në ç'rast aty e gjejmë të shkruar në mënyrë të kompletuar
biografinë e tashme e Marije Tucit, e cila ka lind 12 mars 1928 në Nderfushatin
e Rrëshenit, e cila që prej datës 7 dhjetor 1996 është seli ipeshkvnore, në
vend të selisë më të lashtë të abacisë së Oroshit. Rrjedh nga një familje
patriarkale, familje e cila jetonte me Zotin, në harmoni jo vetëm me familjën
por edhe me miqtë dhe mbarë të dashurit të saj. Familja e saj përbëhej nga
katër fëmijë: Marku, Marija, Luçja dhe Liza të cilët jetonin në një bashkësi me
motrën e babait Angilia (e pamartuar) dhe vëllain e babait Zefin me
bashkëshortën Dilën. Si Marija gjithashtu edhe vëllai i saj i madh-Marku, morën
Sakramentin e Pagëzimit nga tashmë: I Lumi dom Jak Bushati, i cili në atë kohë
ishte famullitar i Kishës në zonën e Gëziqit. Marija, ishte nxënëse e
shkelqyeshme në shkollën e motrave Stigmatine qe nga mosha 12 vjeçare ku edhe
mbaroj shkollën fillore dhe të mesme në qytein e Shkodrës. E potencuam sipër se ky libër, është me një
përmbledhje kujtimesh nga shumë deshmitar të kohës së Marijës, duke filluar nga
motra saj më e vogël Liza, (f. 5,6,7,11,17), mbijetuara e burgut një shqiptare
fisnike e përkatësisë muslimane, Olimbi Baruti, (f. 13), Vida Matlia, (f. 14),
një motër stigmatine m. Jorgjia Bugareci (f. 15), si dhe Ndue Ndoci (f.
7,14,19). Deshmitarët në fjalë të siperpërmendur e pershkruan të vertetën dhe
vetëm të vertetën pikërisht bënë mbarëvajtjën dhe rrjedhën faktike të
përgjithshme jetësore të Marije Tucit, perfshirë: arrestimin, persekutimin,
terrorizimin dhe vrasjën së saj nga pushteti mesjetar komunist ferezijan
enverist...
Gjatë
rrefimëve e para ishte Liza, motra Marijës, e cila thoshte se motra e saj ishte
një vajzë e kompletuar me të gjitha virtytet. Kishte një miqësi e marrëdhënie
të mira me fëmijtë e komshinjve. Ajo merrte pjesë në çdo të diele në meshën
shënjte dhe kungohej me kungim përherë duke marr Krishtin për zemër. Pak vite
me vonë, pikërisht në moshën12 vjeçare, Marija u kërkoi prindërve të shkonte në
Shkodër për të vazhduar shkollën te Motrat Françeskane Stigmatine për të
filluar jetën rregulltare të thirrjes. Ajo shkoi për të ndjekur shkollimin në
Shkodër, sepse aty ishte edhe vëllai ynë Marku, i cili studionte pranë kolegjit
Saverian të Jezuitëve, e cila u konsolidua duke studiuar e duke jetuar si
nxënëse e brendshme tek motrat Stigmatine dhe ky formim e karakterizoi krejt
jetën e saj të re që do të thotë se ishte e pergaditur shumë mirë në rrafshin
shpirtëror e cila lutej përherë me rrozare me një devocion të veçantë për
Zotin, Krishtin dhe Zojën e Bekuar dhe gjithmonë në gishtin e dorës së saj të
djathtë mbante një unazë me imazhin e Zojës së Bekuar, duke e ftuar përherë
Zojën e Bekuar me fuqin e zemrës së saj tamam duke ndjekur shembullin e Shën
Françeskut të Asizit, tha motra e saj-Liza. Në vazhdim Liza, veq tjerash shton
duke thënë Marija, ëndrrën e saj nuk arrit ta relizonte, sepse natën e 24
dhjetorit 1946, dy vite pas ardhjes së regimi komunist, instituti i motrave dhe
shtëpia u mor dhunshëm nga regjimi komunist të cilat janë përndjekur në tërsi
misionarët shpirtërore nën arsyetimin se se regjimi ndihej i besdisur nga
motrat e nderit të cilat drejtonin një shkollë shumë të ndjekur, të afirmuar
dhe të vlerësuar për seriozitetin e mësimëdhënjes dhe për vlerat katolike që
jepte ajo shkollë. Me ndërhyrjen e Ipeshkvit, Imzot Frano Gjinit, të cilin pas
disa muajsh do ta arrestonin, e motra Liza thotë: Marija, fillimisht u ngarkua
nga regjimi për të mbajtur, në fshatin tonë Ndërfushaz, duke mbajtur një kurs
shkollor e më vonë gjithmonë nga regjimi u dërgua t’u jepte mësim fëmijve të
shkollës fillore të gojanit. Pastaj shkoi në shkollën fillore të Sangut, në
Fan, ku qëndroi një vit duke jetuar nëpër familje. Në kursin që mbajti në
Ndërfushaz pata marrë pjesë edhe unë tha Liza.
Marija
u arrestua në moshën 21 vjeçare nga agjentët e policisë se Rrëshenit në ditën e
marte më 11.08.1949, sapo ishte kthyer në familje nga pushimet verore të të
cilën e futën në një kanal të hapur afër kodrës së lumit Fan përballë Rrëshenit,
gjë qe siq e pohon Liza, nga atëherë nuk e kam parë kurrë motrën time.
Për
Marije Tucin, flet edhe e mbijetuara Olimbi Baruti, e cila ishte e mbijetuara
tjetër shqiptare e përkatësisë muslimane e cila që në fillim thotë se për një
muaj ishte shoqe qelie me Marijen, para të gjithash z. Baruti ka folur për
kushtet e paimagjinueshme të burgut e cila ishte një birucë meshetare jashtë
çdo kriteri edhe pse e quanin qeli. Ishte e ashtuquajtura qelia nr. 13 pa
dritë, as ajër, pa pasur mundësi të laheshim e të ndërroheshim, ushqimi i
përditshëm ishte bukë, ujë, groshë ose makarona “. Marija ishte inteligjente,
guximtare, me një fe të madhe, lutej shumë në burg, ishte kundër komunizmit tha
në fund deshmitarja e burgut, z Olimbi Baruti.
Deshmitarja
tjetër, motër Jorgjia Bugareci (motra stigmatine) si dhe Ndue Ndoci i cili
ndodhej në burg në të njejtin vend dhe thoshte se Marija ishte torturuar dhe
keqtrajtuar në burg dhe se nuk e njihte fare, madje se kur e kishte parë,
vertetë nuk e kishte njohur pra dukej si një grua tejët e dermuar plakë. Ndou e
kishte pyetur se kush je ti? Jam Marije Tuci, gjë qe nuk mund t’i besoja
thoshte Ndou, dhe i thashë se dukesh si një grua plakë!. Ajo m’u përgjigj se
kështu më kanë bërë torturuar e keqtrajtuar këtu në burg. Marija, për veprimet
e saja u spiunua nga një grua që quhej Vida Cukni, gjë qe edhe shtypej
barbarisht nga një bishë mesjetare i cili ishte hetues e kolonel famkeq qe
quhej Hilmi Seiti, i cili ishte anëtar i gjykatës duke paraqitur akuza të
rrejshme dhe të pabaza me plotë shpifje. Kishte edhe deshmitar të tjerë të
burgut, siq ishin z. Vida Matlia, e cila në birucë (burg) ndau dy muaj të
denimit me shoqën e burgut-Marijën e cila veq tjerash thoshte se vetmja menyrë
për tu ngrohur në qeli ishte përqafimi me njera-tjetërn. Pikërisht ishte shefi
i sigurimit te asaj kohe hetuesi e kolonoli famkeq, Hilmi Seiti, i cili u
magjeps nga bukuria e 22 vjeçarës dhe veq tjerash mëndoi se mund të luante e
abuzonte me të sipas deshires duke i thënë asaj se ”Do të shpërftyroj deri në atë
pikë sa as familja jote nuk do të të njohë”(deshmon edhe shoqja tjetër e
burgut, z. Davida Gjonmarkajt), por ishte vëndosmëria e Marijës e cila ishte me
një moral të lartë, kur hasi ne rezistencen e saj, ai vendosi ta torturonte ne
menyren me barbare. E mbyllën në një thes se bashku me nje mace të egër dhe e
goditen me shufra e mjete te forta. Me të nxjerrur nga thesi. Marije Tuci,
ndjeu fort afër vetes praninë e Nënës së Krishtit, emrin e të cilës mbante me
krenari e nder e cila gjatë jetës së saj sjellët në plotni me një devocion të
thjeshtë dhe të thellë, nëpërmjet Rruzares së Zojës së Bekuar. Nga torturat e
marra, vdiq në moshën 22 vjeçare në spitalin civil, dy-tri javë pasi ishte
shtruar aty, më 24.10.1950. Shkaku i vdekjes së saj, u dha me një arsyetim jo
të drejtë, siq u tha kishte një peritonit, madje, sipas çertifikatës së
vdekjes, lëshuar nga Bashkia e Shkodrës me 31.05.2002, ajo ka vdekur prej një
koliti në zorrën e trashë. Dhe asgjë më tepër!
Andaj
në përfundim të kësaj analize të librit: " Marije Tuci "- Mirditorja
që e deshi jetën duke e dhuruar atë" të autorit, Atë Leonardo Di Pinto
O.F.M. të cilën e kam bërë në kuadër të shtatëdhjetë vjetorit të vrasjës së
saj, nga këndveshtirmi im konstatoj se tiparët e saja të skalitura në jetën dhe
veprën shembullore të Marije Tucit, si një vajzë shqiptare e Gjomarkajve dhe si
moter me thirrje tamam sigmatike shpirtërore fetare, po kaq edhe si një heroin
e qenies sonë shqiptare, do thotë se deshmit e saja janë të mjaftueshme për të
parë te bëmat e saja prijatarën e heroinave tona e motrave sigmatike për t’i
shërbyer atdheut dhe fesë, si një bashkim i mbivlerave të gjalla shpirtërore,
duke mbajtë gjallë ëndrrën e gjallimit të fesë e qenies sonë shqiptare e
njerëzore.