Kulturë
Ibrahim Kabili: Sabile Basha - Intelektuale dhe studiuese me vlera kombëtare
E diele, 26.01.2020, 01:39 PM
Sabile Basha - Intelektuale dhe studiuese me vlera kombëtare
Nga
Ibrahim Kabili
Me
datën 23.01.2020 së bashku me tre bashkëudhëtar të tjerë Gencin, Tinin dhe
Rushin u nisëm dhe bëmë një udhëtim të këndshëm por dhe të lodhshëm në Kosovë.
U nisëm herët nga Tirana në ora 6 dhe Arritëm në ora 9-të. Udhëtimi qe komod
dhe me axhentë të përcaktuar më parë. Shoferi jonë, Tini, u tregua i palodhur
dhe na çoj për mrekulli në Prishtinë pa asnjë avari. Meqenëse mëngjesin e
kishim ngrënë në Morinë, u ulëm në një lokal në qendër për të pushuar dhe pirë
diçka. Bëmë porosinë sipas dëshirës, dhe natyrshëm filloi dhe biseda.
Si
ju duket Prishtina djema? I pyes unë. Në këtë kontakt të parë na duket shumë e
mirë, por, përgjigjen përfundimtare ta japim pasi ta shohim e vizitojmë mirë
atë. Po natyrisht kështu është. Kosova sapo ka dalë nga lufta e përgjakëshme e
vitit 1999, dhe në çdo pëllëmbë të saj ka gjurmë të përgjakëshme. Numri i
viktimave në luftë qe mbi 13 mijë. Serbia dhe Millosheviçi ushtruan një
gjenocid të madh ndaj shqiptarëve të Kosovës. U desh UÇK-ja dhe ndërhyrja e
NATO-s që Kosova të çlirohet dhe më pas të krijoj shtetin e saj. U desh 100
vjet që të vihej në vend kjo padrejtësi historike ndaj Kosovës. Më mirë vonë se
kurrë, thotë populli....Biseda rrodhi shtruar dhe qe e këndëshme. Ora po kalon,
them unë, sipas axhendës që kemi vendosur do lëvizim? Po. Mirë po unë kam një
shtesë të vogël. Eshtë hera e 10-të që vij në Kosovë nga 17 shkurti i 2008, dhe
nuk kam mundur të futem në librari, për mungesë kohe, ndaj kësaj radhe do
shohim për libra. A nuk ka libra në Tiranë, thotë Rush? Ka bile dhe shumë, por
këtu jemi në Prishtinë dhe patriotizmi, atdhedashuria dhe urrejtja ndaj
pushtuesit shekullor dhe barbar serb, marrin vlera të tjera. Dardania apo
Kosova e sotme është e shquar dhe shquhet për vlera të tilla. Dhe këtu si në
Shqipëri, ka Institute, është UP, Akademia e Shkencave, ka intelektual dhe
akademik të shquar, bëhet punë shkencore e mirëfilltë dhe botimet shkencore e
artistike janë të një niveli të lartë. Pse mërzitesh, diçka të vogël, kërkova!
Dhe kjo "diçkaja" e vogël që shtova u bë motiv e nxitje për të bërë
këtë shkrim modest...
Koha
po kalonte me shpejtësi dhe ne ikëm nga kafja, dolëm për të vizituar Prishtinën
sipas planit të bërë më parë. Tre vizitorët që ishin me mua, si për herë të
parë, shihnin me kureshtje, dhe bënin edhe pyetje të ndryshme. Unë ndërkohë,
nuk e kisha mendjen fare aty, dhe gati u "përhumba" në histori. Si në
një film me metrazh të gjatë më "shfaqej" në kujtesë historia e
vjetër, por dhe ajo e re, e Shqipërisë
etnike, e më shumë ajo e Kosovës ku isha. Isha shumë i dyzuar dhe për shumë
probleme të sotme të Kosovës kam qëndrim të kundërt me disa politikan
"vendimmarrës" në Prishtinë por dhe gjetkë. E natyrshëm lindin disa
pyetje: Si mund ti falim tokë Malit të Zi? Përse nuk dënohet agresori, por
viktima? Përse Gjykata Speciale nuk merret me krimet e Serbisë dhe kriminelët e
saj? Përse nuk përmenden më tre pikat e Grupit të Kontaktit në bisedimet me
Serbinë? A mund të pranohet "bashkimi" i Kosovës me Shqipërinë pa
Mitrovicën e tre komunat me shumicë serbe? Përse politikanët tanë bëhen trima
mes vedit, zihen, ofendohen, padisin njëri tjetrin, dhe me ndërkombëtarët
sillen si servila dhe janë inferiorë?
Këto pyetje janë retorike dhe përgjigjen e kanë brenda. Politikanët të tregohen
të përgjegjshëm, të marrin si model rilindasit e shquar dhe figurat e shquara
të kombit gjatë lëvizjes për liri e pavarësi dhe të mos ndjekin rrugën e Esatit
e Morinës e sorollopëve të tyre....
Po,
"Minishengeni Ballkanik" pa Kosovën a na duhet? Natyrisht, prerë, jo.
Na duhet Minishengeni i BE-së dhe "minishengeni" Kosovë -Shqipëri.
Serbia nuk e njeh Kosovën dhe ndoshta nuk ka për ta njohur kurrë. Punë e madhe!
Asgjë s'na ban. Asnjë lëshim Serbisë pa e njohur Kosovën. Haradinaj u tregua
burrështetas me taksën, nuk e pranoj dhe u tërhoq. Veprimi qe në shërbim të
Kosovës. Shpresojmë ta bëj dhe Albini.
Ndërsa
ishim para Akademisë së Shkencave në Prishtinë në mendje më vjen ajo
"marrveshja historike" me Serbinë për linjën ajrore Prishtinë
-Beograd. Më e çuditshme është se nuk u nënshkrua nga autoritetet kosovare.
Shkak Rezoluta 1244. Kështu po kryeni shkatërrimin e shtetit të Kosovës. Po
shkoni te Autonomia e Zgjeruar gradualisht. Mos e "çbëni" shtetin. E
kemi pritur prej 100 vjetësh dhe së fundmi e kemi.Turp për politikanët! Po
akademikët ku janë? Shumica bëjnë i diferentin! Jo Sabina dhe disa të tjerë.
Po kështu po ndodhë dhe me marrveshjen për linjën hekurudhore. Dhe ajo qe në kohën e Jugosllavisë së Titos....Politikanët edhe 6 muaj nga zgjedhjet zihen për postet! Akoma pa qeveri! Vështirë Kurti të bëjë marrveshje me "ujkun" e vjetër në politikë, Mustafën.... Kjo qe ajo "përhumbja". Pas zhgënjimit, vjen shpresa. Unë ende kam shpresë! Por çfarë rëndësie ka shpresa ime?
Ndërkohë
që ishim në librari, vizitës në Prishtinë po i vinte fundi. Destinacioni jonë
do ishte Mitrovica dhe Prekazi. Gjatë kohës që po kërkonim për libra u
drejtohem tre shokëve : "Më falni, se mbase nuk kam qenë shumë i
vemendshëm ndaj jush". Si mësues historie, syrin dhe veshin e djathtë e
kam pasur dhe e kam nga Kosova.
Në
librari me gjithë çmimet e kripura, blemë disa libra. Libri që ble, u bë dhe
nxitje për ta përshpejtuar këtë shkrim që po "flinte" nën
"sirtar", qe ai i studiueses kosovare Sabile Basha me titull: Kosova
1945-1990 (vështrim historiko-politik). Që të jem i sinqert me lexuesin unë
këtë autore e kam njohur nëpërmjet disa shkrimeve të saj të publikuara nga
gazeta Zemra Shqiptare. Nuk dija asgjë më shumë. Pasi mora librin dhe u
njoha disi me të ( kohë e shkurtër në
dizpozicion ) më pëlqyen jasht mase shkrimet e saj, tematika e përzgjedhur dhe
trajtimi shkencor i tyre. Ky studim monografik i shkruar me shumë finesë e
profesionalizën nga Pr.Dr. Sabile Basha është me shumë vlerë dhe i veçantë në
llojin e vet. Fiksimi periodik dhe në mënyrë kronologjike i ngjarjeve në
Kosovë, Shqipëri, Diasporë por dhe në Serbi është shërbimi më i mirë, që mund
ti bëhet kombit tonë. Sabile Basha nga viti 1986 deri në vitin 2016 ka botuar
mbi 16 botime shkencore, që të gjitha në shërbim të Kosovës e çështjes kombëtare.
Po kështu ajo ka botuar dhe mbi 12 poezi dhe Romanin: "Nata pa
kornizë". Ajo është shumë aktive dhe shpesh bublikon në shtyp, por dhe
boton veprat e saj. Me një krijimtari të tillë, ajo shërben si model, imponon
respekt, përhap dije e kulturë, jep kontribut me punimet shkencore, tregon
vlerat e saj si intelektuale, por dhe ato patriotike e atdhetare. Ajo dhe të
tjerë, si ajo, të ngjallin shpresë. Albini, anon më shumë nga shpresa! Ajo vdes
e fundit.
Ibrahim Kabili
Tiranë më 26.01.2020