Kulturë
Sevdail Hyseni: Lista shqiptare
E marte, 28.01.2020, 07:25 PM
Satirike
LISTA SHQIPTARE
Ka
zënë të zgjerohet, kjo Lista Shqiptare,
Me
parti të tjera n'zgjedhje parlamentare!
Paksa
me vonesë, Gipës i del gjumi,
Shpërthen
me furi sikur flluskë sapuni!
Tha
për shtetin amë i bashkohet nismës,
Duke
vënë firmën, në fundin e Listës..!
Sa
për të vazhduar me disa fjalime,
E
për të nxjerr, në gjuhë disa qime!
Se
si n'Parlament kur kishte shqiptarë,
Çështja
e Luginës nuk na ecte mbarë!
Pastaj
nëpër mend sjell një lavdërim,
Kur
partia e tij, na qe për bashkim!
Për
fatin e keq falë këtij bashkëpunimi,
-
Partinë e godiste "sulmi dhe linçimi"!
Tha
dhe të tjera, ky farë kryetari,
Duke
u krekosur me një stil tugjari!
Ata
që e njohin kur ishte n'pushtet,
Politika
e tij, thjesht, një "marifet"!
Përçante
shqiptarët i linte pa punë,
Për
vepra penale, me disa spiunë..!
Ndaj
a kthehet prapë, ku na ish' i pari
-
Më sa i vdekuri a ngrihet nga varri?!
Sevdail Hyseni