Kulturë
Kadri Tarelli: Ku do të prehem?
E diele, 02.02.2020, 04:00 PM
KU DO TË PREHEM?
Më pyete ku do të prehem,
Kur mos jem në këtë jetë?
Ta them, kur unë të dehem,
Dhe mentë m’i marrin retë.
Ta them unë, kur të nxehem,
Me vete dhe botën shkretë.
Ta them tek shtegu, nga s’kthehem,
Ku përcjellin njerëzit e vërtetë.
Ta them, kur unë dëfrehem,
Dhe shpirtin ta kem të qetë.
DUA TË
PREHEM!
Tek një vazo lulesh në prag dere.
Mbi një drandofille, çelur pranvere.
Dua të
prehem!
Mbi manushaqe, rrëzë një ferre.
Tek retë lart, shtyrë prej ere,
Dua të
prehem!
Mbi gotë plot, zbrazur vere,
Ku shuan etjen një ezmere.
Dua të
prehem!
Mbi valë, që përplaset në breg.
Tek hëna që ndriçon një shteg
Dua të
prehem!
Nën një reze ngrohur nga dielli,
Përmbi yjet ndezur tek qielli.
Dua të
prehem!
Në faqe libri, o shkrim gazete,
Ku flas për ju, tregoj për vete.
Kadri
Tarelli
Durrës më:
28, mes dimri, 2020.