Kulturë
Neki Lulaj: Plagë zemre
E merkure, 29.01.2020, 07:22 PM
Neki Lulaj
PLAGË
ZEMRE
Kallinjtë
e grunoreve thërrmohen e ndrijnë
Nën
prushin e diellit që ngroh si nëna para
fëmijës
Plangun
e dashur puth buzëmalluar përsëri
Gurët
e Kullës prek me tamthat e mallit të thinjur.
Jam
endacaku i shtigjeve më të larta të botës
Askund s’e gjeta ngrohtësinë si në vatrën e
vendlindjes
Gurgullimin
e qetë të lumbardhit mes fushës së pasosur
As
mulliri, as plakun plisbardhë me hire mençurie
Bebëzat
e syve po me përpëliten si krahë
shqiponje
Dhembjen
e fsheh në shpellën e në mjegullën në
shpirt
Me
kovë të ndryshkur mbush ujin në oborre
E
heq etjen e viteve nëpër kallamishten që
nxjerr filizë.
Kujtimet
e mia zgjohen në plagët që më merr
zemra.
Le
te mbyllën thellë në kutinë me ëndrra Pandore
Sa
dua të kënaqëm me këngë majekrahu
petalendezura
E
të më kthehet fëmijërija e ikur shtigjeve
kohore
Sa
të gjata i kishte bota rrugët pa kulm, pa prag
Sa
gjatë e këndova këngën e Kurbetit në kohëra
Nëpër
vagonat e ngurtë metropoleve ndeza mall.
Në
botë më të bukur se atdheun- vendlindjen time s’e takova.
-Nga
Gjermania, Janar, 2020-