Kulturë
Fatmir Halimi: Diar Statovci - Misioni i heshtur
E merkure, 29.01.2020, 07:31 PM
VËSHTRIM PËR VEPRËN POETIKE MISIONI I HESHTUR TË DIAR STATOVCIT
Nga
Ma . Sc. Fatmir HALIMI
Krijuesi i ri, por
i talentuar Diar Statovci me këtë fillim vit para lexuesve tanë po paraqitet me
veprën e tij të parë Misioni i heshtur.
Qysh në titull të
librit vërejmë se Diari ka një qasje tjetër, një qasje të re ndaj vargut që
thur, por edhe ndaj letërsisë e sidomos ndaj gjinisë së saj, poezisë.
Libri Misioni i
heshtur si vepër poetike në vete
ngërthen motive e ndjesi të ndryshme, ka një larushi të ideve dhe ngjarjeve që
trajton. Por tematikë e saj mbetet jeta aktuale e popullit tonë pas pavarësisë
së vendit, pra pas lirisë së fituar. Marrë në tërësi si temë, kjo është e
mbështjell me ngjarje të ndryshme, të cilat e rrethojnë individin e në rastin
tonë të riun e pasluftës, mllefin e tij për dukuritë negative, për ngecjen e
zhvillimit të jetës, për oportunizmin, e për shume e shumë dukuri të tjera.
Në përgjithësi
libri poetik i Diarit përveç temave që trajton, ka edhe poezi përkushtuese, që
për nga numri janë simbolike, siç është poezia për gjyshin Kampion i
trimërisë, për nënë, poezia Ushtari i ri, për mbesën, Jetën ta
duash, Aja, e disa të tjera. Vargjet e poezive janë kryesisht të rimuara,
por shumë prej tyre edhe nuk e përfillin konvencën e rimimit, gjë që poezitë i
bën moderne dhe aktuale.
Sa i përket
figuracionit poetik poezitë e poetit të ri Statovci, përgjithësisht kanë një
figuracion të mjaftueshëm që ato të trajtohen si poezi me vlera letrare
artistike. Me ketë rast kisha thënë se poeti ynë i ri ka edhe tendencë të
krijimit të figurave dhe tropeve stilistike të reja, për te cilat ndoshta edhe
nuk i kemi hasur deri me sot te poetët tanë që po e zhvillojnë poezinë
bashkëkohore, e që mund të jen këto si: misioni, pseudolumturi, hajdute
zemrash, oportunizmi, konsumues, e shumë të tjera. Shikuar nga ky aspekt
Diar Statovi si krijues i ri, në këtë fillim shekull të ri, me temën që trajton
me motivet dhe me stilin e të shkrehurit në vargje dhe me futjen e figurave të
reja stilistike, duket si një Migjen i ri i shekullit tonë që po e jetojmë sot.
Autorit Statovci i
uroj të mos ndalet së shkruari, që edhe në të ardhme të na sjellë poezi me kaq
ndjesi e frymëzim të ri.