Kulturë
Albert Zholi: Danel Cana - Mos u hidh në greminë
E merkure, 29.01.2020, 07:23 PM
Befasitë e romanit “Mos u hidh në greminë” të shkrimtarit Danel Cana
Nga
Albert Z. Zholi, Shkrimtar-publicist
Romani
“Mos u hidh në greminë”, i autorit Danen Cana, vëllimi i III-të, që ju dha
lexuesit në muajin Janar 2020, është një memorje e gjallë e rinisë, të viteve
qeverisëse të sistemit një partiak dhe përmbledh ngjarje nga viti 1970 deri në
1990.
Duhet
ta themi dhe ta shkruajmë me gërma kapitale se çdo lexues i vëmendshëm, që në
fillim të leximit të këtij libri, del në mendimin se autori me modesti nuk
thotë “merreni, lexojeni...” por thotë “hajde ta lexojmë...”
Mënyra
e të shkruarit, shtjellimi i ngjarjeve bëhet në mënyrë të tillë, që lexuesin e
mbajnë me ëmbëlsi tërheqëse pranë çdo rreshti dhe faqe të librit.
Autori
e shpreh që në fillim se, sado që është munduar ti anashkaloj disa ngjarje,
prapëseprapë, ajo kohë ka mbetur në kujtesën e shumë njerzve, të cilët jetuan
në atë kohë të zhvillimit të “luftës së madhe të klasave” nga rregjimi në fuqi.
Mënyra
se si u zhvillua, si u përhap, si u përforcua dhe ashpërsua në popull, është
një “ thikë me dy presa”, të cilën autori na e sjell në një mënyre shumë të
thjeshtë, të kuptueshme dhe reale, të besueshme.
Pikërishtë
ky moment, ndoshta i rrallë por jo i pa përfillshëm, na ndihmon të kuptojmë
botën e vogël në ndërgjegjen e çdo qytetari, fshatari, nëpunësi të shtetit, apo
edhe të një antari partie të thjesht, që e quante veten si “komunist me
ndërgjegje të pastër proletare”.
Jemi
përpara një trajtimi në një mënyrë të re të zhvillimit të luftës së klasave, e
cila nuk është shpikur nga autori, as si një krijim artistik, por ishte në
popull, ekzistonte ai shpirt human, besnik i ndjenjave të pastra njerëzore.
Pikërishtë
këtu rreh “çekani” i penës së Danel Canës, i cili sjell me mjeshtëri,
thjeshtësi, kontradiktat e kohës në të cilën jetoj, u shkollua, punoj dhe
krijoi familje, si një qytetar i denjë.
Duke
marr shkas nga këto, them me plotë gojën se është një libër që ja vlen jo vetëm
të lexohet, por edhe të shtoj pasurinë e biblotekës personale të secilit nga
ne.
Unë
uroj autorit të ketë një krijimtari sa më të gjatë në jetën e tij, të na sjellë
edhe më tepër libra të tillë, në prozë dhe në poezi, ku jo më pak vlera ka
paraqitur deri tani, me një sërë librash të botuar e nxjerr në dritë.