Kulturë
Përparim Hysi: Lirika në dimër të moshës
E enjte, 30.01.2020, 06:36 PM
Lirika
në dimër të moshës
(cikël me poezi)
Nga
Përparim Hysi
1.Ai sy
Ai
sy më fliste shumë,kur pulis atë qepallë
Jam
i"dogëdisur"unë, sado sy plot kam parë.
Se
më është si një magnet që më"thith"në sekondë
Dhe
qëllova unë sherret, më bën skllav në moshë të vonë.
Ndaj
u bëmë, papritur një,(veç nga syri me të"fshehta")
Gjumi
hiç nuk më zë dhe,"tani", jam bërë
me"fleta".
Sikur
zë marr fluturim(bashkë me mua qindra pëllumba)
Ma"trazove"
pleqërinë,sybukura që pashë tek rruga.
2.Mos më thuaj!
Mos
më thuja:-Do mbetemi miq!
Dhe
miqësinë do vazhdojmë,
Se
kështu më vë në kryq
Si
një KRISHT që po linçojnë.
"Mbetemi
miq", është si"lamtumirë"
(është
si zgjedhje e gabuar)
Për
të qenë, demek, i lirë
Afeksioni
ka mbaruar.
Emocionet,
ikin... vdesin
Ku
shkoi vallë afeksioni?
Pak
nga pak, të"ftohur"mbesim
Iku,shkoi
dhe emocioni.
"Të
mbetemi miq", nuk mjafton
Se je, e domsdoshme për mua
Nëse
afeksohem në moshë të vonë,
Kjo
ndodh,se, me të vërtetë, të dua.
3. Vorbulla e kujtimeve
Kujtimet
sikur janë vënë në korsi konkurimi
Sikur
kanë zënë vrapin,kush mbrrin më parë?
Jam
peng i tyre; i madh befasimi
S'kam
si mos befasohem,tash, në moshë të
shkuar.
Jam
i sulmuar si bletërritësi nga një koshere bletësh
Dhe
ndjej "zukatje" kujtimesh e ngjarje pa kufi
Herë
buzëqesh,herë bëhem i prekshëm
Pa
zë e mallëngjehem,se jam pleqëri.
Ja tek hapet,befas, një portë e lashtë
Dhe
vjen si fllad freskie një kujtim intim
Humbas
mjegullash,se jam me të bashkë
E
jetoj "kujtimin" deri në
mallëngjim.
4. A mundet?
Në
kraharor diçka më tërbohet
Hidhet
e përdidhet si zok
A
mundet në këtë moshë të dashurohesh?
Ju
lutem,- më thoni,- ju miq e shokë!
Se
ja: u godita, papritur
Drejt
e me shikimin e parë!
Më
mori"më qafë" një syndritur
Aq
sa, sikur nuk jam më gjallë.
Ika...
e humba pusullën
Si
Xhaferri që humbi simiten
Syndritura,
sy për sy, lëpiu gjuhën
A
nuk kam hak unë që mos lajthitem?
Dua
që paksa të qetohem
Dhe
mendjen nga syndritura ta heq
Më
shumë nervozohem, stresohem
Ç'po
heq, o miq, ç'po heq?!!!
5. Syri im
Syri
im është i stërvitur dhe s'gabon kurrë në çmim
Nuk
besoj se jam lajthitur,kur të pashë,o shpirti im.
Pashë
një lule krejt të brishtë dhe fytyrën me njgyrë kremi
Pale
syri yt me bisht,seç më"shpoi" sa më zu shendi.
Trupi
yt si bredh alpin dhe fytyra lëshon nur
Ndaj
e"humbi"syri im, më nuk mbyllet:është"sëmurë"
Përfytyrimit
zë i kthehem,se më erdhi tani pranë
Ndaj
po zë e po rrëfehem,se s'duron ky imi xhan.
Nga
një trillë që qe qëmoti,veç se pashë një sy të ndritur
Më
pushtoi një brengë koti,dhe tani që jam kokëthinjur
Aq
sa moshën e harrova dhe nga koka më del tym
Tutje-tutje
viteve shkova, ( se s'gabon kurrë syri im)
Tiranë,24 janar 2020