Kulturë
Tahir Bezhani: Rrahim M. Sadiku - Vdekja vjen prej fjalëve të tilla
E merkure, 29.01.2020, 07:34 PM
MODESTIA E KRIJUESIT DHE PESHA E VARGUT POETIK TE POETI RRAHIM SADIKU
Rrahim
M. Sadiku: “Vdekja vjen prej fjalëve të tilla”, poezi. Botoi “Lena Grafika
Prishtinë, 2017
“Sa
herë ta prekësh fijen e flokut
gjaku
me lot e vaj ka me t’u ngjisë.
Me
ty avullohen djersët e s’u del flaka...”
Nga
Tahir Bezhani
Modestia
si vlerë njerëzore dhe kulturë intelektuale,
është pjesë përbërëse e poetit të mirënjohur, romansierit nga Vendenis i Besianës, z.
Rrahim M. Sadiku. Nëse modestia ka si komponentë lidhës urtësinë, bamirësinë,
fisnikërinë, respektin ndaj të
tjerëve, këto i gjejmë në autoritetin e njeriut
në të gjitha aspektet. Pa tjetër se këto vlera embrionale tek njerëzit
me ego të lartë, reflektohen edhe në
punën e tyre, në këtë rast te krijuesi në fjalë.
Libri
me poezi, ”Vdekja vjen prej fjalëve të tilla”, botuar në vitin 2017 përbën atë
pëlcitje poetike të rebeluar, që nuk i
ngjason modestisë së autorit në pamje të parë. Preukupimi i autorit Sadiku, me
tema të larmishme, si rrjedhojë e jetës personale, por edhe të perjetimeve si
popull, me kundërmim të sintezës
politike etj, janë verbi poetik i këtij
krijuesi .Në poezitë e tij gjejmë thellësinë dhe gjerësinë e mendimit tematik ,
kur ato ia shtron frymëzimi dhe burimi nga shpirti i zjarrmuar. Gjithmonë shpirt i rebeluar , i cili pëlcet befas në
varg, ”diçka tepër misterioze në vete mban, gjithmonë e ndezur, gjithmonë
zjarr”
Është
kjo një pëlcitje me tingull të veçantë
poetik, një paralajmërim i thellësive poetike, një pasuri nga minera krijuese
e Rrahim
M.Sadikut, që do e lakmonim të gjithë.Në librin poetik, ”Vdekja vjen
prej fjalëve të tilla”, siç u fol më lart, siç kanë shkruar edhe të tjerët në
libër, trajton tema të ndryshme, duke filluar me atë të ndërgjegjës kombëtare, si rezistencë, si
luftë, si reagim krijues, me porosi të
ndezuar për t’u flijuar për atdheun, si porosi që mos të mashtrohemi çdoherë.
Pikërisht
për këtë, autori zbraz katarzmën e tij:
”Askush
s’po frikësohet përballë stuhive, e mali ynë lehtë mund të vuajë....”
Vjen
si kushtrim edhe një mendim i frymëzuar sipas ngjarjeve, kur shkruan:
”Nuk
ka dritë dielli derisa ujku është në prag, vetëm në ëndrra, për ne ka ardhur pranvera...”
Porosi
për njerëzit megallomanë, në dehje e
qejfe personale, kur rrahin gjokset “se
puna u krye Bac!..”ndërsa ende i ke këmbët në baltë, ose hirit të zjarrishtave të djeshme...
Një
krahasim mjaft simptomatik vjen nga
poezia “Çmimin Nobël t’a dhuron vetë populli yt”, kur shkruan vargum emblematik:” Çmimin Nobë ta
jep populli, ai është sa mijëra e miliona vjet”. Për mesazhin e kësaj poezie
emblematike, secili lexues nxjerr konkludimin e tij personal, por mendoj se është një thënje e mrekulluar
për karaktere të ndryshme, brenda shoqërisë sonë. Pra, këtu shkoqim një
mendim-mesazh të fortë që përmban poezia e z. Rrahim M. Sadiku. A ka çmim më të
lartë se vlerësimi që të vjen nga populli që i takon?...
Sa
ndjeshëm buron vargu tek poezia, ”Pse pakëz kemi çka të lexojmë”, kur shprehet:
”Miliona
faqe të bardha ka libri, e pakëz kemi çka të lexojmë, verbërimi i tepërt është
shpirt mize, fjalët e vargjet që shënojmë mungojnë”.
Pa
dyshim, një poet me intelekt të lartë krijuesi, apelon te gjeneratat se dija
vjen nga libri-leximi, i cili sjellë ardhmërinë e lumtur. Dhe, në fund të kësaj
poezie, jep mesazhin brilant, si antitezë e mendimit paraprak, se çfarë ndodh me padijen:
”Dashuri
është jetën me çdo gjë me gëzue, me befasue, punue e me lexue, këto tri
trajta gjithë diell, çdo të mirë secilit
i kanë sjellë, e jo verbuar me urrejtje e djallëzi kudo,
farë e rrënjët e helmit kudo me mbjellë.”
Sigurisht
se këto vargje dhe porosia që vjen prej tyre , janë pjesë antologjike e të
menduarit njerëzor. A e gjejmë vetveten secili në kuptimin e këtyre
vargjeve?!...
Në
raste të caktuara, gjatë leximit,
lexuesi gjendet shpesh para
rebelimit pëlcitës të krijuesit , i cili në brendinë e tij, ndjen dhimbjen e
ngecjes së përparimit të popullit të tij.Në dukje të parë gjason një reagim
fishtian i një gjendje të brendshme. E si ta thotë ndryshe, pos në vargje kaq të fuqishme:
“
Jemi të vetmit në botë që edhe pa pirë dehemi....” ose :” dhimbja ime përherë
flakë gjaku, pse çdo gjë popullin po e verbon?....” dhe ” kurrë s’po bëhemi
si popujt e tjerë, që rrënjë e farë me i
ditë vlerë....”
Krijuesin
Rrahim M.Sadiku, e kam takuar dy herë,
në dy orë letrare në Klinë. Për këtë që thashë, kam paragjykime individuale se si ka
mundësi, kaq rrallë të takohemi mes veti
brenda një ambienti “shuplakë dore” në këto hapësira?...
Si
mos të komunikojmë për vlerat e artit që na bashkon edhe me botën?! A është njerëzore që të nxjerrim në pah,
publikojmë vlerat e njëri tjetrit, pa marë parasysh nga i cili vend jemi?!
Dhe,
cila është pengesa që nuk i bëjmë këto gjëra të mira nën ombrellën krijuese
mbarëshqiptare?! Sa do kisha mungesë sikur të mos e kisha takuar zotëri Rrahim
M. Sadikun, apo lexuar librin e tij, kaq
të pasur me vlera poetike.Nuk është e thënë që shkrimet reciproke të jenë të mbushura me “lavdata” ose
“kritika”, por të jemi të pa mendje të
madhe, të mësojmë nga njëri tjetri. Kjo
do ishte esenca e krijuesve koherentë.
Në
librin me poezi “Vdekja vjen prej fjalëve të tilla”, të autorit Rrahim M. Sadiku, siç është cekur
në fillim, ka për trajtim një tematikë
të gjërë të problemeve shoqërore ,
njerëzore e ndërnjerëzore, një
dedikim me edukatë të theksuar duke përcjellë tek lexuesi një humanizëm të
krijuesit të mirëfilltë dhe mjaft të angazhuar në kohën e tij. Gjatë leximit të
poezive të këtij vëllimi, si rrallë herë ndodh, nga autori nuk vërejta poezi me
tematikë dashurie, ato janë si një
gërshet i jetës njerëzore. Nuk do ia ulnin vlerën librit sikur të
ishin pjesë e tij.
Nga
libri mund të lexohen edhe shume e shumë poezi të pacekura në këtë vështrim(si
pamundësi), por poezitë si “Molla e Ukshin Hotit”, ”Në prag të dyzetave si vezë
nëpër fleta”, ”Dy krenare me rreze dielli”, disa poezi përkushtuese, pëmbajnë
tharmin poetik të këtij
libri-autori.Është kënaqësi ta kesh dhe ta lexosh librin e z. Rrahim M.Sadiku,
”Vdekja vjen prej fjalëve të tilla”.
Gjakovë, 23, janar, 2020