Kulturë » Berisha
Sejdi Berisha: Një ditë do kthehem me kujtimin e Nënës
E premte, 31.01.2020, 09:58 PM
P o e z i
Sejdi BERISHA:
NJË DITË DO KTHEHEM ME
KUJTIMIN E NËNËS...
1.
Ka
sa kohë që kam mall
Për
të ardhur tek Ti
Kullë,
s’di e kujt je
Vetëm
e di se aty u linda
E
tash të kam histori
Që
më përcëllon...
2.
Do
të vij një ditë
Edhe
pse e di
Tash
vetëm muret
Kacul
të kanë ngelur
Ndoshta
relikt i gëzimit
Për
lindjen time
Edhe
i buzëqeshjes së nënës
Për
djalin që e lindi
3.
Do
të dal një ditë tek Ti
Dhe
ahurit do t’ia mësyj
Se
aty më lindi nëna
Nuk
kishte ku tjetër
Në
Kullën e huaj
Bile
pip në këmbë
Më
kishte lind
Për
të mos u përlyer
Nga
baglat në ahur
Dhe,
do të rri aty
Për
aq kohë
Sa
ta kujtoj nënën
Duke
më lindur
Dhe
atëherë ta përqafoj
Për
sakrificën e saj
Se
rrugëtim të bëfshëm kemi bërë
4.
Derisa
ta kujtoj rrëfimin e saj
E
cila as në tokë
Lëshuar
nuk më ka
Se
foshnja duhet të lind e pastër
Për
këtë arsye
Si
duket
Edhe
me stinët kurrë pajtuar s’jam
Por
Gjithnjë
përmalluar më kanë
Më
kanë forcuar
Rebel
më kanë bërë
Nuk
e di pse kështu
Se
unë, shpirtin të butë e kam
Edhe
të tërin mbështjell me lot
5.
Do
kthehem një ditë
Tek
Kulla ku u linda
E
di se do përmallohem
Se
nga ajo
Tani
asnjë gjurmë mbetur s’ka
Bile
asnjë gur
Diçka
për të treguar
Dhe
e di
Dhembja
do të më rëndojë
E
do kthehem
Me
kujtimin e nënës
Që
një vizitë
Tek
varri i saj ma detyron
E
pastaj të ngarkohem
Me
një bagazh historie
Me
plagë e kujtime
E
me plotë fjalë të pathëna
Që
jetën dhe tokën rëndojnë
6.
Një
ditë
Patjetër
do kthehem
Tek
Kulla ku u linda
Me
frikën e flokëve të thinjura
Dhe,
athua...
Ku
e kam unë vendlindjen
Apo,
ndoshta...
Jam
njeri i pa vendlindje
Sa
më pëlqen kjo e fundit...
7.
Po
po
Një
ditë do kthehem tek Kulla...
Ku
u gëzua nëna
Me
lindjen time...