Kerko: a
Përparim Hysi: Elegji për Ali Asllanin
E hene, 06.01.2020, 11:15 AM
Elegji për ALI EFENDI ASLLANIN *
In memoriam
Nga
Përparim Hysi
40-vjet
më parë,vdiq POET ALIU!
Që
me fjalë e vargje bënte synjeriu!
Bënte
synjeriu me fjalë e me vargje
Me
brumë dashuria plot e tija "magje".
Lezet
i kish vargu, lezet edhe fjala
Kulm
i poezive a s'qe "HANKO HALLA"?
Dashurinë
maja dhe brumë dashurinë
Vetëm
një LASGUSH matej me ALINË.
Dhe"loznin"
me fjalën, dhe "loznin" me vargun
Fjalët
mjaltë të ëmbla seç na ngrohën gjakun.
Këndoi
dashurisht deri në moshë të vonë
Se
zemra e Poetit këndon për gjithmonë.
Ndaj
e gjen plakushin tek "loz" me çupa
Edhe
këto çupa,"zë" i pi me kupa!
Dashuron
Poeti,edhe kur është gjysh
E
thonë poezitë, pa si e pa qysh?
40-vjet
i ikur? Kush thotë që ka ikur?!!!
Si
mund të ketë ikur me të s'jemi nginjur?
A
ikën LASGUSHI? Po OMER KHAJAMI?
Nuk
ikën"BABUSHI"! Rron ALI ASLLANI!
*
e kam shkruar më 20 dhjetor 2006 me rastin e dyzet vjetorit të vdekjes.
Tirane,20 dhjetor 2019