Kerko: a
Jahja Drançolli: Jehona e flamurit arbër në arte europiane
E diele, 05.01.2020, 01:57 PM
Jehona e flamurit arbër
në arte europiane...!
Nga
Jahja Drançolli
Pas
themelimit të Perandorisë Latine në vitin 1204 nga Republika e Venedikut,
mbretëria e Francës, e ndonjë vendi tjetër europian, shteti i Arbrit (sikurse
që kishte vepruar më parë mbretëria e Kroacisë në vitin 1102 me mbretërinë e
Hungarisë), do të kërkon mbrojtje nga bujaria e shteteve në fjalë, të cilat
kishin sjellur në Arbëri edhe traditën europiane të heraldikes, përkatësisht të
stemës, flamurit, vulës, e ndonjë tjetër. Derisa, sipas traktatit në Viterbo të
Italisë (1267), Epiri dhe Morea do të inkuadrohen nën mbrojtjen e Karlit I
Anzhuin, këtë veprim do ta parapëlqejnë edhe kryezotërinjtë arbër në vitin 1272,
vit ky që përkon edhe me themelimin e Mbretërisë së Arbrrit (De Regnum
Albaniae) në krye me Karlin I (Rex Albaniae), me seli në Durrës. Në këtë
kontekst, heraldika arbërore, e cila ruante simbolikën, që nga kohët më të
hershme të qytetërimeve të Mediteranit, fuqishëm do inkuadrohet në rrjedhat e
mëtejshme të Europës Perëndimore, në veçanti të shteteve italiane të kohës. Kjo
traditë e pasur europiane do të manifestohet sidomos në heraldikën e familjes
Kastrioti, që vazhdon të jetë e gjallë edhe pas vendosjes së pushtetit osman,
jo vetëm si kujtesë e thjeshtë, por atë mund ta ndeshim nëpër libra të zhanrëve
të ndryshme dhe sidomos në arte figurative, siç është fjala edhe realizimi në
dy pikturat e piktorit anglez Edmund Leighton (1852-1922): “Call to Arms” (“Thirrje
në Armë”, vitit 1888), dhe “Accoldate” (çmim ose privilegj i dhënë si një nder
i veçantë, viti 1901)...!