Kerko: a
Rrustem Berisha: Tregime të çuditshme nga Ulqini
E shtune, 04.01.2020, 12:16 PM
TREGIME TË ÇUDITSHME NGA ULQINI
Recensoin
për librin “Kroni i Zanave” të Gazmend Çitaku, botoi Shtëpia Botuese “Fad”
Prishtinë 2019
Nga
Prof. dr. Rrustem Berisha
Letërsia
trajton tema të varfërish dhe të pasurish, trimash e frikacakësh, besnikësh dhe
tradhëtarësh, luftërash dhe paqeje, miqësh e armiqësh, gëzimesh dhe
dëshpërimesh, vendesh krimi dhe vendeve të argëtimit. Ajo e kumton jetën përmes
rrëfimeve dhe përjetimeve.
Pra,
është jeta të cilën e ndjejmë shpirtërisht nga fjalët e ka shumë nga këto i
njohim në veprën e Gazmend Çitakut “ “Kroni i Zanave”-Tregime nga
Ulqini(Legjenda)”.
Këto
tregime më parë janë të thëna nga mendja e popullit në trajtë kallximesh,
legjendash. Gazmendi, themi kështu, i ka riletrarizuar. Tema të tilla nga
letërsia e tabanit tonë kombëtar kanë trajtuar me sukses Mitrush Kuteli (Tregime
të moçme shqiptare – nga këngët kreshnike), Gjergj Fishta (i cili e ka
mbështetje rapsodinë e kreshnikëve), Ismail Kadarea, i cili kaptin në trajtë
moderne në disa nga legjendat tona më të mira), pastaj Adem Demaçi, Rexhai
Surroi, Rexhep Qosja etj.
Gazmendi,
si fillestar në shkrimin e prozës, ka ritrajtuar dhe riletrarizuar legjenda të
këtij qyteti, por ka treguar prirje të mirë narracioni, duke u dhënë
gojëdhënave e legjendave një shtrirje e dimension që e tipizojnë me shenja të
veçanta jo vetëm lashtësinë po edhe të sotmen.
Këto
tregime e sjellin te lexuesi zërin e gjeneratave të hershme, sjellin vlerën e
njerëzve të formuar me karakter të mirë, na i shfaqin pamje të hershme të
Ulqinit dhe të rrethinës së tij me komunikimin bashkëkohës që u jep autori. Në
këtë mënyrë, sikurse i lexojmë, tregimet çmohen me vlerë më të madhe. Ku
gjenden ata rrëfimtarë – dijëtarë popullorë që i krijon e i rrëfen? Nuk janë më
në jetë, prandaj autori i ka bërë të flasin në mënyrë të re. Ai nuk ka shprehur
pretendime se këtu janë thënë e shkruar të gjitha. Populli i vendit ka shumë më
tepër begati letrare. Sigurisht krijuesit e këtushëm do t’i trajtojnë kush në
poezi, kush në drama, kush në romane dhe Ulqini do shkëlqejnë ashtu si i ka
hije një qyteti me moshë të vjetër.
Mendoj,
ashtu si ndihem vetë, lexuesi do të entuziazmohet me leximin e veprës së
Gazmend Çitakut. Lexuesit e vendit do të krenohen me Likacenin, me Lutin, me
Hysejnin etj., nëpërmes të të cilëve fiksohet tradita e banorëve të këtushëm me
veçoritë më njerëzore, atdhedashëse.
Unë
përgëzojnë Çitakun për vepra të tjera dhe më të suksesshme.