Kerko: a
Poezi nga Brahim Avdyli
E diele, 08.12.2019, 01:12 PM
DISA SHËNIME BIOGRAFIKE PËR AUTORIN DHE VEPRAT
Brahim Ibish Avdyli është i lindur më 5.9.1960, në
fshatin Morinë, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës dhe i takon plejadës së
shkrimtarëve të fundviteve shtatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit
të kaluar (XX).
Që në vitet e hershme të
rinisë u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes
konspirative për lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar. Ai merret
paralelisht me shkrime shkencore, gazetar e publicist, krahas krijimtarisë
letrare (prozë, poezi, dramë, etj.)...
Katër klasat e para të
shkollës fillore "Ganimete Terbeshi" i ka kryer në Morinë të Gjakovës
dhe katër klasat e tjera, në fshatin Ponoshec, në kushte mjaft të rënda. Pastaj
i ka vazhduar dy klasat e para të gjimnazit “Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe dy klasat
e fundit, me rezultat të shkëlqyeshëm, në Gjakovë, duke udhëtuar këmbë apo duke
banuar atje. Më 1979 është regjistruar si student me korrespondencë në Fakultetin Filologjik, të cilat i kreu
në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. Pas fatkeqësisë
shëndetësore, ka vazhduar t’i ndjekë studimet në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Fakultetin e Shkencave Politike
- Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, të cilat i ka kryer, me
qëllim të përmirësimit. Aty ka vazhduar me studimet e pas diplomës dhe e ka
mbrojtur temën e magjistraturës, në tetor të vitit 2010.
Brahim Avdyli ka botuar
shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative, ndërsa
gjatë viteve 1990-1995 e ka redaktuar e udhëhequr revistën gjithëshqiptare „Qëndresa“
në Zvicër, e cila është botuar me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha
financiare e politike...
Deri më sot e kanë parë
dritën e botimit këto vepra:
-"Në hijen e
Alpeve", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983;
-"Buka e kuqe",
poemë, Atdheu, Cyrih, 1990;
-"Kur zgjohet
Dodona", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992;
-"Pasqyrë e
përgjakur", poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994;
-"Klithje nga
fundi i ferrit", poezi, Onufri, Tiranë, 1997;
-"Gjuha e
dheut tim", poezi, Albin, Tiranë, 1999;
-"Klithje nga
fundi i ferrit", botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000;
-"Baraspesha
e humbur", poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003;
-"Vragat e
një kohe", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005;
-"Lëvozhga e
vdekjes", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007;
-"Stelele
Ve?niciei /Yjet e Përjetësisë", Poezie albanez?, din Kosova, BKSH
të Rumanisë, Bukuresht, 2008;
-"Zogu i
këngës", poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani”, Has, 2009;
-"Mërgata
shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj", politikë e publicistikë,
Brezi `81, Prishtinë, 2011;
-"Qielli i
paprekur", poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012;
-"Vetëvrasja
e një poeti", dramë
e kthyer nga romani me një titull tjetër, Shoqata e Intelektualëve
"JAKOVA", Gjakovë, 2013;
-"Shtegtimi i
lirisë", poezi, Faik Konica, Prishtinë 2014;
-"Torzo e
shpirtit tim/Der Torso meiner Seele", zgjedhje e poezive në shqip
e gjermanisht, Amanda Edit Verlag, 2015;
“Arena e dhembjeve”, poezi, Botimet Meshari, Prishtinë 2017.
“Sondazhe për Kosovën
dhe kufirin e saj”, vepër analitike e
publicistike, Lena Grafik, Prishtinë 2019.
Tani, pritet të botohet
vepra “Die Verrückten Pferde”, me lektur nga zvicranja Laura Shämerli dhe redaktori Dr. Naim Kryeziu, Magic Verlag, Basel 2019...
Janë të shumta veprat e
ndryshme, të cilat janë botuara nga fushat e letërsisë, publicistika e
antologjitë, shqiptare e ndërkombëtare, apo ato që e kanë brenda faqeve të veta,
me punime apo me fotografi. Ato, nuk i numrojmë...
Mjaft shkrime e vepra të
pabotuara i janë marrë nga policia sekrete serbe apo nga policia shqiptare dhe
janë zhdukur, pa gjurmë...
Poezia e tij kryesisht
është përkthyer në gjuhët italisht, gjermanisht, rumanisht dhe pak më pak në anglisht.
Brahim Ibish Avdyli është anëtar i Lidhjes së
Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK); i Autoreve dhe Autorëve të Zvicrës (AdS); dhe i
disa organizatave të tjera.
Këto poezi lirike janë
nga libri më i ri i poezisë së tij lirike...
Brahim (Ibish) AVDYLI:
NËPËR RRJESHTA VJESHTE
1.
Trokasin në sy
përballjet
e zhveshjes vjeshtake.
Çfarë të mledhë
në shportat e prishura
të ditëve,
nuk kam çka të marr
vetëm nëse i mbledhë
fletët e shkundura nga
furtunat,
ndonjë petale lulesh
me lotin në pejza
e ka mbyllur jetën,
tani
nuk është koha
kur ia shpallnin botës
bukurinë!...
2.
Lugjeve të dhembjes
bredhë kot
me gjysëm shpirti
të zonuar
e nuk e di ku hargjohen
rrjeshtat e gjata
të kësaj stine,
pak nga pak
afrohet stina e bardhë
të zbresë
nga qiejt e mendimit
e ku të gjëj
ofshamën e kalbur
për kokrrat e njoma!...
3.
As pemën e mbushur
plot me fryte
të mburrjeve të mira
nuk e gjëj,
nuk e di
çka do t`ia pëshpërisin
njëra tjetrës me vaj
fletët e lëkundura nga
erërat
në rremb
ende ka fletë të mbetura
nga çdo dhembje
vjeshta është
stinë e harlisur-
dhembja dhembjen e
shkel!...
4.
Çka ishte
t`ua marr lakmi
para zverdhjes së
gjollit
në gjethe
lisave të gjatë të
maleve
përballë kryengritjeve
të Diellit të Këngëve,
tashmë
në shportën e viteve
nuk gjëj vargje të reja
e u desh ta mbush
një shportë të fryteve
e mos ta djegë
zbrazëtia!...
5.
Ylberat e fjalëve
vijnë nga lart
e ne i hedhim
papriturazi
në koshat e plehrave.
Më ka mbetur
gjysma shportë e djegur
gjysma tjetër
e thatë,
pa kurrorë frytesh
varur nëpër degë
përpjekjesh!...
Çuditërisht,
bjen nga pak Diell
në mes të vargjeve!...
NGJYRAT E MENDIMIT
1.
Papritmas
i bie lisit të
vërejtjeve tona
një dorë drite
derisa i shkundin fletët
e mendimeve
në një çast të ikjes
nga bashkëkohësia.
2.
Lotë rrjedhin
nëpër rrugëtimet e
zemrës
nuk e kuptoj pse më
bëjnë aq të ligë
kur të tjerët
i vjerrin aureolat e
rrejshme
përball meje
edhe pse Diellin e Alpet
i kam në dorë
e copëtohem krejtesisht
për ta dëshmuar
Drejtësinë!...
3.
I zhgënjyer
përplasem nëpër cepat e
mjerimit
qenia më copëtohet
me ngjyra të thyera
drite,
e poshtë është vërejtja
e urtë
më lartë ngritet
pabarazia
vazhdimisht i vendosë
një nga një
parejtësitë...
Dikur,
ngriten përpjetë
ngjyrat e mendimit
për ta vendosur ku
nevojitet
portokallin e kuqrremtë
të dhembjes!...
4.
Më në fund
dhembja pëlset
kuq si gjaku në mjedis
të ndjenjave
pingultas
duke ecur
nëpër rrugicën e dritës
e shpërdahet
në qindra ngjyra
vetmia e durimit
llogaritë e pritjes
duke i mbledhur
me shpirtin e bluar të
dhuntisë!...
5.
Atëherë
vetmia bëhet kurorë
pikëllimi-
kush lidhet me këngën e
braktisur,
askush nuk tregohet
aq i prekur
me fjalët e pakuptuara-
është e kot të
shtresojmë ngjyrat,
le të bjerret ngadalë
kupola e mendimeve
e të rreshë me to
gjethe të thara jete!...
PËRPLASJA NË DET
Po të mos kishte qenë
kjo stuhi e dalur bese
me vetëtima të kobeve
e stërkala të tmerrshme
nuk do të përplaseshim
në det
me pamëshirën e dhembjes
se fundi i detit të
fjalëve
do t`i ruante
fshehtësitë
e nuk do të ngriste
gjithë këtë llum
në krye të valëve
për të goditur pa
mëshirë
brigjet e heshtura...
Athua fundi i botës
përpëlaset
nën këtë tmerr qiejsh
që pëlset ndër vetëtima
e murmurima fjalësh-
të ligat i kemi shehur
në det
e veç puhinë e lehtë
e kemi përcjellur në
valë!
DHEMBJA E GJYKIMIT
1.
Në e kërkoftë dikush
fjalën e sertë
ballë për ballë
me të Drejtën
bluani
në mullirin e shpirtit
gufimet e gjakut
e me buzëqeshjen tuaj
vetëm kthene
fjalën e urtë!...
2.
Në i kërkoftë dikush
faktet e gjalla
ballë për ballë
me të Vërtetën
hapeni ju
arenën e ndjenjave
qe të marrë frymë
e kthene
me përkushtimin
permanent
fjalën e sinqertë!...
3.
Në i kërkoftë dikush
ballë për ballë
mendimet e ndritshme
të Diellit
e secili që e quan
vetveten Njeri
hapeni zemrën tuaj
siç e thotë
qenia e gjallë
dhe lëshoni ngadalë
e bindshëm
dashurinë
polivalente!...
4.
Në e kërkoftë dikush
ballë përballë
të Njohjes
secili që i thotë
vetvetes autor
peshoni fjalët tuaja
me peshoren e artit
e mendja e juaj
do ta prehë
lirshëm
aftësinë e gjykimit!...
5.
A do të quhen
proporcione të sakta
e shkëndijat e dritës
apo balafaqimet
më të përpikta
të qëndrimit tuaj
nuk e zë goja të thotë
por e përmbajnë
dhembjen e gjykimit!...
AMAZONAT E KËNGËS SONË
1.
Një enigmë e madhe
prapa kodrave qëndron
prore më shtyp
në zemrën e viteve,
më lë të pa të fjetur
e as të zgjaur
me mendimet e pa fjalë-
enigmë e pazgjidhur
si mjegull e paqartë!
2.
Për gabimet e vogla
të dy djemve të mëdhenj
qaj e kërkoj falje,
për gabimet njerëzore
në përgjithësi-
fati bëhet edhe pafat
pafati sillet me furtunë
futunat përfshijnë të
pafajshëm
në vend të ligut shkon i
miri
mezi mbetet ndonjë vend
për të Drejtën
e të Vërtetën...
Çudi,
a duhet që të jap jetën
për nipa e mbesa
e t`ua mbush kështu
duart e zbrazura të
fëmijërisë!
3.
Ndonjëherë dëgjoj
zëra të tjerë nga
historia
i ndjejë fëmijët
që flasin e buzëqeshin
shqip nga Dodona
e lozin me gëzime,
midis tyre
më duket Demetra
në atë ëndërr apo
zhgjëndërr
me gasin e bukur,
grushtin e mbushur të
kallinjëve
i mbanë në njërën dorë
e me tjetrën
draprin ma tregon
prandaj rrezet e dritës
i lëshohen pas koke
ndriçon prej andej
aureola e mbretërisë!
4.
Kudo i kam pranë vetës
amazonat e fuqishme të
këngës
nuk e di a duhet të jenë
muza të vargjeve,
e ngrehin trupin e
ngjeshur burrëror
sikur në antikë
e herë herë më ngjallen
në Kosovë
apo në një kohë tjetër,
mendohem gjatë me
dhembjet e mia
shqetësom e vuaj
në një enigmë,
a u kam hak amazonave të
mia
edhe pse më mungojnë
për dhjetra vite-
pore ndër ëndërra
nuk më lënë të qetë!
5.
Një monedhë
e mbaj nëpër duar,
kur e kthej në anën
tjetër
është gruaja-
zotneshë,
Galatea ishte nëna e
jonë
e vargjeve të pa
këputura,
ilirisht i kemi
gëdhendur
duke shtuar
shpresën e ditës sonë,
me emrin e saj
jemi përkundur ndër valë
deri në Azinë e Vogël,
Babë, Polifem
pse nuk na e ke thënë
se në damarët tanë
e kemi
prej atëhere
gjakun e këngëve!
6.
Duke lundruar nëpër
detra
i shikonim Yjet
për të na e dëshmuar
rrugën e kthimit
derisa i kërkonim
Lopët e Diellit
me vetëdijen e
pështjelluar
të sirenave...
Kështu shpenzuam
energjinë
duke i menduar Zotat
me një trup njeriu,
vetëm ata na e
përtërinin
mbi valë fuqinë
e mbetëm Yllor!
7.
Duke e përfytyruar si
njeri
do të kishte qeshur
me anomalitë tona
energjia kozmike,
Maria Magdalena
rri pranë Jezus
Krishtit,
e në mes të tyre
qëndron hapësira “V”
si Viktoria,
nuk mund të jetë ndryshe
pos një Fitore
me vuajtjet e mëdha
për të fituar
origjinalitetin!...
8.
Ka ardhur koha
të gjendet e Vërteta,
në kokë e mbajnë fshehtësinë
të gjitha religjionet,
pas tyre qëndron
një femër-
herë Shiva e herë
amazonë,
tjera herë kthehet
përsëri në Dodonë
i shpërlanë gurët e
mykur të kalasë
e bëhet pëllumb i bardhë
për të mbjellur paqen
mbi njerëz,
Zoti i jonë qëndron
mbi Galaktika
ne jemi fluska të
dhembjes së tij-
rrënjë e madhe
e përkujtimeve tona!...
9.
Rri në këmbë
para befasisë
papritmas bëhem fëmijë
e te kulla e plisit të
hekurit
fërkemin e kalit
e kërkoj ndër ëndërrime.
Dy motrat e mija
të zemëruara tej mase
i bërtisnin shekujt në
mua,
këkoja diçka
nëpër themelet e kullës
së mbushur me therra
nga e keqja,
e fjalën e nderit
të familjes e mbronin
me thuprat e ngjeshura
të fëmijërisë sime,
kishin frigë
nga orët e maleve
Zanat e Kullës së
Diellit!
10.
Befas
nga të qarat e
fëmijërisë
të etur për rrënjë
të kësaj kulle
e të këngës sime
doli nga therrat
Ora e Shenjtë
përtej realitetit të
përceptimeve
vraponte drejtë mesh
mbi barin e gjatë
duke e thirrur në emër
motrën e madhe
që godiste
dhembjet mbi mua
e qante vetë!
11.
Askush nuk guxon
këtë djalë ta rrahë
ndonëse kërkon diçka
te Kulla e Plisit,
e poqese e thyeni
njëherë këtë Besë
për ditën e madhe
të Ilirisë
do të më keni mua
me goditjet magjike
mbi shpatullat e
dhembjes
e kurrë nuk do të më
shihni
nga vetja e juaj
pos vegimit të fjalës!
12.
Nga flokët e arta
drita shndërrohej në
Diell
e prej andej
prore i kujtoj
Orët e Maleve tona.
Herë herë më lidhet
në mërgatë
me vajzën pllavushkë
që shkoi nga bota
pas dymbjetë viteve
duke u kacafytur
për mua
me prindët e vet,
e sa të tjera që
kalirojnë
mbi erërat e qiellit
e nuk e di
nëse janë të parat
apo amazonat e këngës,
muzat e lirisë!
E ARTA VJESHTË
Vdekja
nuk është vjeshtë
me ngjyrat e arta
të hijes e të dritës,
ajo dridhet
në një gjeth të zverdhur
në vibrimet vjetore
shportave të dhembjes,
është mbledhja e artë
e të gjitha meditimeve
rezultatit të ndenjave
e grumbullimit të
gjërave
apo e medimeve
deri në skajin e
ngjyrave
nëpër furtunë erërash...
Kjo është vjeshta
e të korrurave tona
prej tri stinëve,
bjerret dikur ngadalë
nga të gjitha fjalët!
TË KORRAT E ARTIT
Disa pjeken përpara
disa pjeken pas kohe,
vjeshta e zgjatë dorën
të mbeldhë të korrat e
saja
para dimrit...
Të gjitha krijimet
e artit të gjërë dhe
lirikës
shprehin aureolat e
bukurisë
në këtë stinë...
Pëpiqemi që ti mbledhim
tingujt e vegjël të
melodisë
te bjeshkët e mendimeve,
e t`i masim përherë
me dridhjet e zemrës!...
Zemra e ndjenë
valën e gjërave
sytë e mbasin
dridhjen e territ e të
dritës,
veshët i marrin
zërat e largët
para dhe pas kodrave të
shiqimit,
gjithçka peshon
pastaj mendja jonë,
e shpirti është ndjenja
më e lartë-
i ndjenë fjalët e
pathëna
edhe të thëna...
janë të korrat e artit
të korrat e fatit!...