Mendime
Dedë Preqi: Kosova festoi një humbje dhe një fitore të madhe
E hene, 25.11.2019, 07:35 PM
KOSOVA FESTOI NJË HUMBJE DHE NJË FITORE TË MADHE
Nga Dedë Preqi
Të rralla janë ato vende të botës që humbjet i festojnë
në vend të fitoreve, sepse humbja e ka vetë simbolikën e saj, kur ndjeshmëria e
brendshme njerëzore prodhon pakënaqësi në ato momente dhe deri në atë masë që
zhvillohen makineritë e saj dhe pushon ajo mënyrë pune dhe projekti ku
bashkëpunon mendja, syri, dora, këmba, fantazia, strategjia dhe forca për të
arritur një çëllim dhe rrezulltat të dëshiruar.
Mirëpo, shembullin e fresktë dhe të veqantë që e takojmë
në Kosovë, në kampionatin e lojrave futbollistike për kualifikime në Evropa
2020, do të ishte një rast unikat dhe historik posaqërisht për kombëtaren e
Kosovës dhe djelmoshat tanë të mrekullueshëm, të cilët arritën pothuaj deri në
prag të një kualifikimi të mundshëm, që do mbahen mend një kohë të gjatë,
veqanarisht loja e fundit me kombëtaren e Anglisë, si gjigande e futbollit
botëror, e cila nuk e pati edhe aqë lehtë ti dorëzojë djelmoshat e Dardanisë.
Dhe e veqanta e gjithë kësaj ecurie do të ishte ajo, kur
futbollistat dhe tifozët e saj, sikur e ditën se nuk presin një fitore kundër
kombëtares angleze, duke ditur edhe përgaditjen e saj profesionale dhe famën e
saj me renome botërore, por megjithatë nuk u zbrapsen për t’a treguar ndjenjën
dhe dashurinë njerëzore që ka populli kosovar për këtë popull, njëkohësisht dhe
për futbollistët e tyre, duke e kujtuar edhe sakrificën e këtij populli që
tregoi në ditët më të vështira të jetës, për t’a ndihmuar dhe shpëtuar popullin
tonë nga lufta dhe kriza e vitit 1998-99, dhe deri më tutje në ditët e çlirimit
të Kosovës.
Prandaj, pritja e
futbollistëve dhe tifozëve anglez u bë në mënyrën më madhështore dhe festive
nga populli kosovar dhe mikpritja e tyre, së bashku djem e vasha, që nuk e
kishin pritë dhe ëndërruar anglezët më parë dhe pas gjithë asaj që është folë
dhe shkruar në mediat e tyre dhe ndërkombëtare, duke fabrikuar lloj-lloj
propagandash dhe informacione të rrejshme për popullin e këtij vendi, se do
të ballafaqoheni me njerëz të një niveli
të ulët kulturor dhe sportiv, por realiteti ishte ndryshe dhe e tregoi të
vetën, të cilin e përjetuan edhe ata vetë, duke dhënë intervistat e tyre në
gazeta dhe mediume të ndryshme të vendit dhe botës për mikëpritjen dhe kulturën
e popullit shqiptarë të Kosovës.
Sa do që fjalët nuk ndalen, herë me dashje e herë pa
dashje , që humbjet nuk duhet të festohen, por edhe në këtë rast dhe çdo herë,
sporti nuk i takon sëmundjeve të tilla politike dhe simptoneve të saj, dhe
përkundrazi sporti është ura komunikimit dhe e bashkimit ndërnjerëzor, ku
gjithë njerëzit e botës e gjejnë vetën e tyre dhe shprehin eksperiencat e veta
sportive dhe aktive.
Jeta në praktikë dhe në të përditshmen e tregon dhe i
verteton më së miri marrëdhëniet ndërnjerëzore, e cila i hedh poshtë dhe
korigjon atë që është bërë më parë në mënyrë instiktive apo raciste e naciste,
ku elementet e sëcilës të kushtëzojnë në mënyrë të ndërsjellë, padyshim se çdo
herë gjindet një vegël e përshtatshme për t’u mbrojtur nga një rrezik, duke
hapur mundësi dhe rrugë të reja, përmes të cilave do plotësohen nevojat e
domosdoshme të njeriut, sikur që është liria dhe demokracia në praninë
njerëzore.
Edhe Kosova me përvojat e veta të mundimshme, sot e
trajton ekzistencën e vet në mënyrën e saj të mundshme, por duke e marrë
parasysh si popull i vjetër me shumicë shqiptare, edhe pse i ka të metat e
veta, populli i saj i ka edhe
karakteristikat e saja të veqanta të vlerave nga kultura dhe tradita, të
cilat e dallojnë nga popujt tjerë.
Një një aspekt tjetër dhe i saktë do na çojë te dukuritë
më elementare të aktivitetit tonë sportiv dhe rekreativ, nëse futbollistat
kosovar do marrin përvoja dhe elemente të rëndësishme nga futbollistët tjerë të
famshëm sikurse te anglezët, gjermanët dhe të tjerë, për të arritë dhe
kultivuar ato mjeshtëri në kombëtaren e vet. Prandaj, futbollistët e Kosovës në
këtë rast me kombëtaren angleze kanë marrë numra të golave, por nuk kanë humbur
dhe pësuar nga kjo kombëtare, në kuptimin e asaj që kanë fituar dhe një
eksperiencë të mundshme nga mjeshtëria dhe lëvizjet e taktikës së lojës.
Ndër të tjera, mikpritja e futbollistave dhe tifozëve
anglez, që ishte madhështore, do ishte me rëndësi dhe mbetët një çast i kujtimit
sportiv dhe mbresave të lakmueshme ndërnjerëzore. Kosova dhe populli i saj,
mikpritjen dhe bujarinë e ka një ndër karakteristikat e virtytit dhe traditës
së vet, përveq tjerash, ky popull nuk i harron ngjarjet e rëndësishme të jetës
së vet historike nepër të cilat ka kaluar, prandaj jo vetëm për popullin
anglez, amerikan, gjerman, italian, franqez por, për gjithë popujt e botës, që
kontribuan dhe e përkrahen lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, çdo mikpritje dhe
bujari e tillë, do të ishte e pakëta, në krahasim më atë që bënë të tjerët për
të.