Kerko: a
Redaktori Lushaj, prezanton shkrimtarin Pal Neçaj
E merkure, 13.11.2019, 09:32 PM
KOPERTINA E LIBRIT
Shqiptaro-amerikani
Pal Necaj tani eshte 83 vjecar, por Amerika ´´nuk e ka lejuar´´ te duket i
moshuar dhe e ka mbajtur ne gjendjen fizike te para tre dekadave qe ka zbritur
aty. Nga Nju Jorku ku jeton me nusen e tij te nderuar Prenda dhe
krejt familjen, mbush me dashurine e mallin per At´dheun ai, me mendje e me
zemer eshte ketu, ne trollin qe e lindi dhe e rriti, e burreroi dhe e nderoi
gjithe jeten.
Pal Necaj eshte
mik i revistes Zemra Shqiptare ku ka botuar nje pjese te madhe te krijimtarise
se tij letrare e publicistike.
Keto dite zotri
Pali na vjen me nje liber te ri me tregime dhe ese me 248 faqe, publikuar nga
Kristalina KH ne Tirane. Kopertinen dhe permbajtjen e lendes po ua prezantojme
sot lexuesve te nderuar te ZSh-se. Do ju sjellim here pas here materiale nga ky
liber i ri, e si nisje, jo me kot kemi vecuar te parin tregim ne radhe me
titullin TUNXH MIFTARI... -…dhe,
FJALA E FUNDIT PARA KONOPIT-
Ne kete tregim, Djali i Nikajve
rrefen per Baraktarin e fisit tjeter, per Baraktarin e famshem te
Merturit.
Redaktor i
librit te ri te zotit Pal Necaj eshte Redaktori i Pergjithshem i revistes Zemra
Shqiptare, Zeqir Lushaj.
E urojme per
botimin dhe e falenderojme autorin Necaj qe ka zgjedhur revisten tone per
prezantim ndersa lexuese tane ju deshirojme lexim te kendeshem.
---------------------------
Pasqyra
e lendes
Cikli
i Pare
`´FJALA
VIER, E FJALA NXIER`´
Tunxh
Miftari
Tragjedi
e jetuar
Rrogtari
i prine baraktarit
Cikli
i Dyte
KOLEKTIV(ZEZA)
Ironia
e nje fshatari
Amaneti
i te pareve
Borxhi
i aksionistit
Amaneti
i babait
Ne
ekipin e kolektivizimit
Cikli
i Trete
DASHURI…,
dhe PLAGE DASHURIE
Dashuri
e ndaluar
Enderra
e Shkelzenit
Ne
bese tande e te Zotit doktor!
Cikli
i Katert
SHIH E
SHKRUAJ
Enderra
realitet
I
pafati
Vdekja
e Bossit
----------------------------
TUNXH
MIFTARI
-…dhe, FJALA E FUNDIT PARA KONOPIT-
Nje
ore pa u bere nate, n’oden (dhomen e pritjes) e burrave ishte ndezur zjarri ne
oxhak. Drut’e lisit sapo kishin filluar te digjeshin ate nate te ftohte te
fundit te Nentorit. Bajraktari ulur mbi nje lekure ogici kembekryq, duke pi
duhan, mendonte rreth nje ceshtje te rendesishme.
Mendimet
e tij do t’i ja nderpriste zeri i dy musafirve nga Dukagjini kur do t’i thirnin
ne dere. Mbasi do t’u uronin “Byrmen” sipas tradites, dy miq e njohur hyne ne
dhome. Pershendeten me te zotin e shtepise dhe ulen mbi cerge, n’anen tjeter te
oxhakut.
Duke
bere pyetje-pergjigje njeri tjetri qe behen ne keso rastesh, bajraktari u jep
kutine e duhanit dhe porosite te birin per kafe. Ne ato momente ndigjohet zeri:
- O Tunxh Miftari! Dhe pergjigjia e te zotit shtepise: - O hajde byrme!
Ne
dhome hyne dy miq nga Nikajt, fisi perballe Merturit. Dy miq te ngushte te
bajraktarit. Madje njeri prej tyre ishte kusherini i dajve te tij. Ate do ta
ftonte te ulej ne qoshe te oxhakut aty ku rrinte ai. Me “argumentin” zakonor se
“dajo ishte m’i madh se nipi”. Miqte qe arriten do te uleshin prane te zotit
shtepise me front nga dukagjinasit.
Burrat
e tre kater bajraqeve qe njiheshin mire me njeri tjetrin u gezuan qe u takuan
ate nate. Ndonse musafiret e pare dhe ata qe do te shkonin me vone, nuk dinin
asgje se mund te ishin ate nate tek bajraktari; qellimi i vizites kishte qene i
njejte: Per t’uruar Tunxh Miftarin qe ishte kthyer shendosh e mire nga vendi i
huaj ku e kishte “trete” Nemcja. Dhe kur te gjithe ato krahina veriore e, jo
vetem, e dini te zhdukur per gjithmone!
…!
Tunxh
Miftari (që është dhe objekt i këti tregimi historik e diplomatik), ishte një
patriot dhe atdhetar i madh që dallohej në mesin e bajraktarëve të tjerë. Ai në
krye të Merturit jo vetëm nuk u pajtua kurrë me asnjë pushtues të huaj, por
luftoi trimërisht kundra secilit. Drejtoi e luftoi në mbrojtje të fisit,
krahinës, Malësisë dhe të krejt vendit tonë.
Ai
ishte burrë shum'i mençur, i cili ishte “shkolluar” n'odat e burrave pa libra e
fletore. Kishte përvetsuar mësimet e të parve si Nikë Menxha që merrej në tëra
bajraqet e veriut si “kadi” (gjyqtar) që kur ishte vetëm 20 vjeçar dhe deri kur
kaloi mbi 100 vjet moshë.
Vendimet
e Nike Menxhes, jo vetëm dalloheshin nga drejtësia e tyre por pranoheshin me bindje
dhe zbatoheshin nga të gjithë.
Por
Tunxh Miftari, në shoqëri me burra të zgjuar si B. Curri, Azem Hoxha, Sokol
Basha, Mark Sokoli, Ukë Çuni, Mehmet Shpendi etj, do të forconte idet'e
mendimet e tij të larta atdhetare për liri dhe pavarësi të vendit që “Zotër në
Shqipëri të jenë vetëm shqiptartë”.
Ai
mësoi edhe nga miqt'e mëdhaj të dijës që diti t' i zgjedhin aq të spikatur si,
pader Benadin Palaj, Luigj Gurakuqin, pader Gjergj Fishten etj.
Për
qëndrimin e tij patriotik e atdhetar, për mbrojtjën e gjuhës, kulturës, të
zakoneve të mira të trashëguara dhe të çdo gjëje shqiptare, Tunxh Miftari ishte
i vetdishëm se do të ndëshkohej dhe do të rrezikonte jetën e tij. Dhe me
gjithatë, ai bëhej përherë e me aktiv në rrugën e tij atdhetare.
Që në
rini arrestohet e burgoset nga xhelatët turqë të cilin do ta internonin deri në
Adrinopojë (Turqi), sa thuhet, me vite.
Ishin
Austro-Hungarestë, okupatortë europian që me zjarr e hekur pushtuan Shqipërinë
në kohën e luftës parë botërore. Koha që populli e quajti “Koha e Nëmcës”.
Ashtu si mbarë vendi as krahina e Nikaj-Merturit nuk pushoi rezistëncën ndaj
këtij agresioni shovinist.
Pra
dhe në Mertur me në krye Tunxh Miftari nuk pushoi pushka kundër tyre. Vetëm nga
ky fis dhanë jetën kundër austro-hungaresëve dëshmortë: Pjeter Kolndreu, Martin
Mhillaj, Sadri Tahiri, Nikë Progni, Ndre Preka, Mhill Ndreu, Prelë Rrucaj,
Mhill Kadria, Deli Pjetrushi, Zeqir Dema, Lekë Ukcama, Tahir Rrustemi, Martin
Syla, Halil Shabani, Lina Vuksan Ukcama etj.
Shumë
të tjere u burgosën në Zhuri, në Austri dhe Hungari, madje disa u zhdukën pa
nishan. Kudo u morën masa drastike nëpërmes ligjeve ushtarake për të vra,
dhunue e terrorizue. Për të plaçkitur, burgosur dhe internuar sidomos “malësoret
e pabindur”.
…Kthehem
tek oda e burrave te bajraktarit. Tek ata musafire te nderuar qe ne fund te
Nentorit kishin shkuar per te pare Tunxhin e sapo kthyer nga Europa. Kur
rallkush besonte se mund ishte i gjalle.
U
priten me te gjitha te mirat e mundeshme. Por mbi gjithcka ishte qefi, fytyra e
celur dhe zemra e hapur e asaj familje bujare. Dukej se edhe vet shtepia ishte
gezuar. I qeshur ishte oxhaku qe i digjte drute pa asnje fije tymi, flaket e
tyre te kuqrremta ndriconin dhomen me shume se kurre.
I zoti
i shtepise, i cili dallohej ne fjalet e goditura, duke i falnderuar do te
thoshte, se ate nate “kripen do ta kthenin ne mjalte”. Ai u tha: - Mirse u
pruni Zoti burrat e Nikajve dhe te Dukagjinit, buke e krype dhe qeft! Pastaj
burri nga Nikajt qe e kishin vendosur ne krye te sofres, do ja kthente: - Mirse
ju gjem dhe shyqyr Zotit qe ju ktheve familjes shendosh e mire edhe bajrakut te
Merturit ne krye! Dhe do te vazhdonte: - Se pasha fene e Krishtit jo veten ne ketu,
fshatit Shengjergj dhe tere Merturit, por edhe Malesise Gjakoves, Dukagjinit e
te tjere qe ju njohin, jane gezuar per ardhjen tuaj o bajraktar.
Duke
vazhuar muhabetet njeri pas tjetrit me ralle ata burra te zeshem nder bajraqe
do te arrinin tek meraku qe kishin per te mesuar menyren e gjetur nga burri i
mencur i malesise qe jo vetem shpetoi veten e shokun e tij, por edhe burg
kishin bere pak jave?
Ata e
kishin te ditur se ato krahina nga rezistenca dhe betejat guerile qe u bene
austro-hungarezve pushtues, te cilet populli i quajturi “Nemcja” ose “Koha e
Nemces” do te kishte pasoja. Dhe këtyre masave reprezalje e shfarosje të
“Nëmcës” nuk mund t'u shpëtonte as bajraktari i Merturit. Per arrestimin dhe
“hupjen” e tij lajmi qe perhapur me shpejtsi ne ato zona liridashese. Por miqte
deshironin te dinin pjesen tjeter te tragjedise se bajraktarit.
Tunxh
Miftari duke kuptuar merakun e musafirve, do te fillonte t’u tregonte: - Se në
ditët e para te asaj vjeshte (vitit 1916) Ai së bashku me Zenel Selimin e
Bëtoshës, xhandartë nëmceli, do t'i arrestonin e do t'i çonin në burgun e
Zhurin afër Prizrenit. N'atë burg famkeq kanë vdekur nga turturat shnjerëzore
dhe nga uria qindra shqiptarë.
Në
burgun e Zhurit, at’e Zenelin nuk i mbajtën shumë kohë. Për faktin se si
bajraktari se bashku me vojvoden duke qënur, sic thonin ata, ne krye të
rezistëncës ndaj' okupatori, do te na “kërkonte” Vjena.
Keshtu
vazhdonte te tregonte ai se bashk me Zenelin te lidhur krah me krah, duke
udhetuar disa dite si ne “rrathet e ferri “ i çojnë dhe i përplasin në një burg
famëkeq të Austrisë.
Mbas
disa kohe u vjen dita e gjykimit. Tregonte, se - Një “trup gjykues” ushtarak,
nëpërmes një procedure më shumë formale, kishte vendosur denimin ekstrem: “me
vdekje” për të dy shqiptaret. Tunxh Miftarin dhe Zenel Selimin. Ekzekutimi do
të bëhej me varje në konop (litar).
Ai do
t’u fliste për kushtet shumë te rënda që kishin vecanarisht ata përsona të
dënuar me vdekje. Për t'i tmerruar dhe nga ana psikologjike, ju kishin varur në
qafë një karton mbi të cilin ishte shënuar:
“I
dënuar me vdekje në litar”!
Gjithashtu,
me sa dukej, qellimi ishte dhe për t'u futur panikun kudo e kujtdo që mund t'i
shikonte.
Bajraktari
u kallzonte musafirve se kur ai, me gjakftohtësi po mendonte e, lutej për
gjetur ndonjë menyrë shpetimi, Zenel Selimi nuk e kishte lene të qetë.
Ai,
diku nga orët e mesnatës, ju drejtua bashkë të denuarit duke ju lutur t’i
merrte parasush “oferten” qe po i bente bajraktarit.
-
Bajraktar merrmi vesh keto fjale sonte
-
Ti je burr me shum mënd, ke guh (gjuhë) t'madhe. Foli kesaj dërzhave dhe,
po na pshtove (shpetove) jetën të koft fal gjaku i Btoshës qi Shëngjergji
na ka prej moti?!
Bajraktari
qe ishte zhytur në mendime, do t'i i dukej si nënvlersim ndaj shokut, sikur mos
ti folte fare që na ato situata duke qene të dënuar me vdekje, shoku i tij e ka
ndjenen e hakmarrjës. Prandaj ai ju kishte përgjigjur
-
Zenel, si të shkon mendja te gjakmarrja për një vrasje që dikush nga fshati im,
shumë kohë më parë ka vra një fshatar nga je ti?!
Dhe
Tunxhi do të vazhdonte:
- Ne
po na varin në konop mane botës, ku nuk do të na gjindet vorri as eshnat kurr
dhe, ti fol prralla gjaqësh. Sa për gjuhe e goje une kam në krahinën e vendin
ton, kurse ktu ato droe se nuk mundem me i shti hiç në “punë”.
Me
gjithatë për mënçurine e Tunxhit, shoku i tij kishte bërë vlersim të drejtë. Ai
ishte ideator dhe argumentues i shumë kuvendëve e pleqërive në trevën e veriut
të Shqipërisë.
Me
dhjetra janë thënjet, shprehjet dhe urtirat, të folura në vendin e kohën e
duhur. Në odat e kullave të Malësisë, në tubime burrash, në dava pleqërish, në
kuvende etj, të cilat janë trashëguar dhe shënuar në “enciklopedinë” e popullit
që kan autor dhe mbajnë “firmën” e Tunxh Miftarit.
Madje
ky bajraktar ishte një diplomat i lindur, një autodidakt që në situata të
rëndësishme ka bërë të mundur zgjidhjen e problemeve në favorin e tij, në të
mirë të fisit dhe të krahinës, gjetjen e të cilave do ta kishin zili edhe
diplomatët e shkolluar.
Siç do
ta tregonte, mbas katër pesë ditëve, rreth dy orë para mesdite, dy burrat e
Merturi do t'i merrnin nga burgu. Të lidhur secilin duarsh e pastaj të dy
krahpërkrahë dhe në mesin e gjashtë ushtarakëve të armatosur deri në dhëmbë, do
t'i çonin tek vendi i përgatitur për ekzekutimin e tyre.
Burrat
trima të Merturit shkuan drejt trekëmshit të konopit pa treguar asnjë dobësi
apo friksim. Të dy ishin në moshë vitale plote energji, Zeneli ishte shume me i
ri se bajraktari.
Por,
edhe nga trajtimin i keq e vuajtjet qe kishin kaluar ata mbaheshin te forte. I
mbante sedra e fort'e shqiptari, i forconte besimi se kështu e kishte “shkruar
Zoti” se një herë kishin lindur dhe një herë do të vdesin. Se shqiptari ka
ditur të qëndroje, të luftoj, por dhe të vdesin i nderuar dhe kryelartë gjatë
gjithë historisë se tij të lashtë.
Kujtonin
traditat heroike të të parve të tyre duke dalur në mejdan e këputë kokat
balozave si Gjergj Elez Alia. Duke mbuluar me gjoks grykën e topit si Mic
Sokoli. Sillnin në mendje, Oso Kukën duke u vetsakrifikuar në “kullën e
Barotit” ku dogji vehtën për të shkrumuar dyqind oficer' dhe ushtarë gjakatar
pushtues të cilët e kishin rrethuar.
Bajraktarin
e Nikajve, Bashë Vatën, i cili sakrifikohej qe fisi të mos dorëzonte armët, të
mos jepte ushtarë as taksa perëndorisë. Ai jo vetëm u vetdorëzua tek veziri i
pabesë, por shënoi dhe një rekord të ri guximi, do të shkonte duke “këndue” tek
konopi. Kujtonin të shtatshaljanët e besatuar me luftuar dhe më dhëne jetën për
mos ju nënshtruar agresorëve turqë.
Me
këto e tjera kujtesa guximi e heroizmi në kokë, ishte Tunxh Bajraktari me shokun
e tij, kur ata kryelartë, shikonin trekëmbëshin ku ishin zgjatur dy litar bërë
rreth për të futur në qafë të dënuarëve.
Një
mikropodium në mesin e të cilit kishte dy stola, mbi të cilët do ngjiteshin dy
merturasit dhe xhelati do t'i rrëzonte për të mbetur “albanezët rebela” të
varur në hava duke u dalur shpirti.
Nuk u
cernutej syri as kur shikonin dy “kapuça” mushemani të zi, në formë kove që do
t'u mbulonin jo vetëm sytë por krejt kokën kur do t'i vënin në litar. Nuk i
trondiste as pamja e atyre xhelatëve trupa ari me gjoksa zgaver pazemër
njerëzore. Gjakpirsa që nuk skuqeshin as nuk zverdheshin kur ekzekutonin
burrat, pa u bërë përshtypje veç sikur të përdredhnin kokat e zogjëve të
sorrës.
Si pas
rregullave shtetrore ndërkombëtare, përgjegjësi i zbatimit te ekzekutimit,
ndoshta prokuror apo gjyqtar ushtarak u kërkoi të dënuarve të thonë: “fjalën e
fundit”?!
Tunxh
Miftari, një burr'i pashëm, shum'i mençur, gjakftohtë dhe diplomat në menyrën e
shprehjeve të tij do të bënte një suprizë të pandëgjuar ndonjëherë, jo vetëm në
Austri, por besoj se as në Europën mbarë. Ai tregonte se u kishte thene:
-Zotni!
Maraku jon asht ta shohim Zojën e t'madhit t'ktij vendi
dhe
zor m'del ky shpirt po nuk e pava Ate vetëm dy dekika?!
(fjala
ishte për gruan e guveratori).
Kjo
kërkese e çuditëshme u duhej shënuar në librin e të dënuarëve me vdekje. Ajo
shprehje dëshire e dy të dënuarve me vdekje, jo vetëm do të habiste zbatuesit e
vendimit, por do t'i çorjentonte dhe do të bënte që ata të debatonin për
shtyrjën e ekzekutimit.
Ata
dyshonin se kjo kërkesë mund t'i shkoje në vesh “Zonjës parë”. Bënin pyetjen
njëri tjetrit: po sikur t'u thonte ajo përse nuk e kishin njoftuar? Dyshonin se
mos ky i dënuar ka ndonjë sekret të vlefshëm për Zonjën e në të mirë të
Austrisë?
Madje
dikush do të mendonte se i dënuari mund ta këtë njohur Zonjën e parë ose vet
guvernatorin. Ku i dihej, qeveria ka shumë të panjohura?!
Në
këtë dilemë që i futi Tunxhi, skuadra e caktuar për zbatimin e vendimit,
detyrohet të shyjë ekzekutimin deri kur të vënin në djeni Zonjën parë.
Sapo
do të merrte informacionin zonja e bukur shpirt-humane, me shkolle e kulturë
gjermane, urdhëroi jo vetëm pezullimin e ekzekutimit, por dhe sjelljën e të
dënuarëve në zyrën e saj.
Kështu
Tunxh Myftari së bashku me shokun e tij do t' i çonin tek zyrëtarja e lartë, të
cilën kishte kërkuar ta shikonte para se të vinte qafën në konop.
Ajo i
priti me gjakftohtësi dhe i dëgjoi qetësisht. Pyetjës së Zonjës, (me përkthyes)
se përse e kishin kërkuar “në fjalën e fundi”, për ta parë?!
“Diplomati
i pa shkollë” Tunxh Miftari do të përgjigjej:
- Zoj
e nderume; Zoti ta shtoft ymrin! Nuk kam kërkue m'u pa për bukurin mallnuese qi
kini. Ku hana e dielli paska ra mi ty. I lumi ai zotnia qi u ka ju grue dhe
rrnoshi sa mali. Por kam net pa mshel syt per gjum, tue mëndue dhe, nuk gjata
njeri ma besnik se ty Zoj, ti kallzoni burri tand shum t'nderuem qi dy shqiptarve,
pa ma t'voglin faj, po u merret jeta.
Pastaj
kur zyrtarja e lart'austriake do të kërkonte, të prezëntohen se kush ishin, nga
ishin dhe, ç'kishin bërë? Përse i kishin dënuar?
Bajraktari
i Merturit do të sqaronte:
-Pik
s'pari të faleminders qi more parasyve kërkesn tëme dh'po hup koh tue na hek
marakun para se të desim! Ne jem prej nji vendi t'largt m'emnin Shqypni. Në
malcin e ati vendi une jam bajraktari dhe ky (per Zenelin) asht vojvoda i 3000
shpive rrash e shpat (fush'e malësi). Dhe do te vazhdonte
Ne nuk
kemi ba asgja t'keqe kunda kurkuj. Po kena than se vendi i kujdo duhet ta
sundojn e drejtojn vetëm burrat e grat e ati vendi dhe, jo ata q'vin nga vende
t'huia… Ne jemi gjin pashkoll, kemi mesue vetëm nga baballart tan.
Të
part tan na kan lan amanet: mikun e ke mik, por secili zot në shpin e tij.
Kur
Zonja, po shikonte hartën për të gjetur Albaninë (Shqipërinë)), Tunxhi duke
mënduar se nuk po e dëgjonte me vemëndje për fjalët që thoshte, ndërpreu
tregimin.
Ajo e
pau me kurreshtje të dënuarin që nuk po vazhdonte. Zyrtarja austriake duke
shikuar në sy Tunxhin që po i krijonte respekt për fjalët e gjetura nga ai
burrë i mënçur shqiptar do të pyeste: - Përse ju kan'arrestuar, cili ishte faji
që keni bër'i pandehur?!
Atëhere
i dënuari vazhdoi:
-
Zabit e nizam, të derzhavës s'Nëmcës, na kapë si m'shkul purrinin nga kopshti
dhe pa vra askand, pa grabit apo vjedh njeri, na murn haps, na çuen në Zhuri.
Dhe, prej aty na prun ktu dhe, po na hipin n'konop, pamarr vesh psehën... Por
Zoj dh'po ta ken shkrue Zoti të desim, kofsh jetgat qi mi ndjeve kto dy fjal
dhe s'kam tijera!
Parashtrimi
i treguar nga burri i mënçur shqiptar qe ishte dënuar me vdekje, Zonja
austriake, jo vetëm do ta vlersonte shumë mënyrën e gjetur për te depërtuar
deri tek ajo. Jo vetëm sinqeritetin e të dënuarit n'argumentimin e pafasisë
tij. Por edhe për lartësimin e saj si fëmer me bukuri të pa shoqe dhe çmimin aq
shumë të “besënikrisë” të asaj ndaj boshkëshortit.
E
gjithë kjo skenë reale do ta bënte shpirtin e saj human, të ndihej e
mëshirëshme, jo vetëm për mos t'u marrë jetën dy shqiptarëve, ajo gjykoi jo
vetëm për mos t'i çuar më në burg, por që n'atë momënt, aty ku i takoi, t' u
jepte sihariqin:
FALJE.
Jeni të lirë!
Tunxh
Miftarit i shëndriti fytyra, zemra ju bë mal. Ai ngriti kokën, syte i
përqëndroi tek ajo grua që më të vërtetë po i dukej madhështore. Në shikimin e
tij depërtues dallohej, jo vetëm gëzimi i tij i madh, por dhe mirënjohja dhe
respekti për zyrtarën e lartë që e kishte përballë.
Në
mendjen e tij të kthelltë si rryma elektrike që sjellë “furrnizimin” në llampën
ndriçuese, i erdhën në sekont shprehjet:
-
Princesh e nderume, Zoti ta shpërblet mirsin qi bane me ne.
Pshove
(shpetove) nga konopi dy shqyptar qi po shkojshin n'dhe pa faj.
Saktsisht,
besoi s'mrekulli si ketë, keni ba do bani prap (perseri). Sa t'pava une, ti
kanke shëjtesh. Si keni hijeshin me t'gjitha bukurinat qi ka dhan Zoti, qashtu
paske zëmren. Rrnosh sa mali, ti dhe njerzit tu! Paqi shendet të mir gjithmon e
jetes!
Zonja
që ju fali jetën dy shqiptarëve do t'i priste me kënaqesi vlersimet dhe
falnderimet e tyre. Madje thuhej se i përshëndeti duke uruar rrugë të
mbarë!
Ndonse
ajo porositi vartësit, të dilnin dhe t'i ndihmonin burrat që ju fali jetën dhe
i la të lirë, Tunxh Miftari nuk po donte me dalë.
Nga
habitja dhe më shumë nga krioziteti, zyrtarja e lartë do t'i thonte përkthyesit
ta pyjeste se ç'pretendim a kërkesë tanimë do të kishte burri shqiptar që po
hezitonte të largohej?!
Tunxhi
do të sqaronte:
Princesh
u kerkoi falje për punën qi u qita dhe kohën e harxhueme për ne.
Por
jetën që na fali shkelqesia juaj, pa dorën tande, nga ktu deri kur
t'
dalim në Shqypni, 1000 shpirta t'i kemi 1000 her do na i marrin.
Kur
zyrtarja e lartë mori vesh hallin që kishte bajraktari i Merturit, porasiti të
bëhej vendimi. Pastaj do ta firmoste me dorën e saj. Do ta vullosnin e
portokollonin rregullisht (se Austria ishte shtet me rregulla, se kishte mbi
700 vjet që kur Vjena kishte universitet) dhe kopjën e vendimit do t'ia ju
jepte, në zarf të hapur, Tunxh Miftarit.
…!
Tunxh
Miftari i mënçur, gjakftohte e orator nga goja, diti dhe me “fjalën e fundit”
jo vetëm të çudiste Austrinë, jo vetëm t'anullonte vendimin e ekzekutimin, duke
shpetuar jetën vetit e shokut tij, por dhe të lihet i lirë për t' u kthye në
Shqipëri dhe në vendlindjen e tij serbes dhe me vendimin e lirimit në dorë.
Eshtë
për t'ardhur keq për mëntalitetin e Zenelit dhe jo vetëm, që të bën sa të
qeshish aq edhe të qajësh. N'anijen që udhëtonin, në mes të detit, kur po
ktheheshin nga burgu i Austrisë, nga lodhja dhe tani i qetësuar Tunxhin, e
kishte zënur gjumi.
E
zgjon Zenel Selimi dhe gjoja si për mahi (shaka), (Dihet se populli thotë
“Mahija asht gjysëm e mënduar”) do t'i thoshte shokut tij:
-Bajraktar!
masi nuk prandove, kur t'bana rigja për at vrasje midis katundve tona, Btosha
kurr nuk do ia falin gjakun Shëngjergjit. Bile kur t'zuni gjumi, mund të shtya
në det dhe t'merrsha un at gjak. Po nuk deshta të të pres n' bese.
Se
bota do t'ma përgojonin qi Zenel Selimi vrau bajraktarin n'bes t'ved?!
Tunxhi,
me një buzëqeshje të pazakonëshme do të përgjigjej:
-O
Zenel kumara! mos t'shoj mëndja, me m'vra deri kur të
dalim
n'tokën e Zotit në Shqypni, ku t'kam dhe une nji vorr!!
-Shkruar
ne Nju Jork, USA, Qershor 2008-
(Ekskluzivisht
per revisten Zemrashqiptare, nga NY, USA, Nentor 2019)